PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Shopen ne Shqiperi


E Diele, 28 Shkurt 2010

Ambasada e Republikes se Polonise ne bashkepunim dhe me Ambasaden e Republikes se Frances dhe Shoqaten "F. Chopin" ne Shqiperi per disa jave me radhe ne kuader te 200 vjetorit te lindjes se Chopin do te organizoje disa aktivitete. Sipas renditjes ato do te jene:

MARS

28.02- Inaugurimi i Sheshit Chopin me nje koncert ne natyre

01.02- Konference shtypi shoqeruar me nje koncert te shkurter ne mjediset e Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve ( ne mesdite)

03.03 -Koncert i Marek Szlezer, pianist polak ne TOB ( ne mbremje)

PRILL

02.04- Koncert i Pascal Gallet, pianist francez ne Akademine e Arteve ( ne mbremje) ne kuadrin e frankofonise

23-26.04- Konkursi kombetar i pianisteve te rinj ne Akademine e Arteve

26.04 -Koncert i laureateve te konkursit F. Chopin ne sallen Josef ne Durres (ne mbremje)

27.04 -Koncerti final i laureateve te konkursit F. Chopin shoqeruar me ndarjen e cmimeve, ne Akademine e Arteve (mbremje)

Kush eshte Shopen

Frederik Shopen (Frédéric Chopin) u lind me 1 mars 1810, kjo date gjithsesi mbetet e diskutueshme per kompozitorin dhe fa-miljen e tij, pasi ne certifikaten e lindjes qe eshte leshuar disa jave pas lindjes, shenohet 22 shkurt. Shopen eshte lindur ne fshatin Zelazowa Wola, prane Sochaczew, ne rajonin Mazowsze qe atebote bente pjese ne Dukatin e Varshaves.

Zoterimet e Zelazowa Wola i perkisnin kontit Skarbek dhe ati i Shopenit, Mikollaj (Nicolas) Chopin, polak me origjine franceze, ishte atje i punesuar si kujdestar. I lindur ne vitin 1771 ne Marainville, ne Lorraine te Frances, ai ndertoi, ne femijerine e vet, marredhenie miqesore me familjet polake te kontit Michal Pac si dhe me administratorin e pasurise se tij, Jan Adam Weydlich.

Ne moshen 16 vjec Mikollaj shoqeron per Poloni miqte e vet franceze dhe vendoset atje pergjithnje. Nuk kthehet me ne France dhe as nuk mban marredhenie me familjen e tij franceze, duke i rritur femijet e vet si polake.

Ne 1860 Mikollaj Shopen martohet me Tekla Justyna Krzyzanowska, e cila sherbente ne familjen Skarbek ne Zelazowa Wola. Me te bejne kater femije : tri vajza; Ludwika, Izabela dhe Emilia si dhe nje djale Frederikun, qe eshte femija i dyte. Pak muaj pas lindjes se Frederikut familja vendoset ne Varshave ku Mikollaj punesohet si mesues i gjuhes dhe letersise frenge ne Liceun e Varshaves. Administron nderkohe nje shkolle me konvikt per femijet e shtresave te mesme.

Tashme ne moshen 7 vjec Frederiku kompozon dy "poloneze" qe publikohen fillimisht nga atelieja e gravurave At Cybulski . Talenti evidentohet ne gazetat varshaviane me cilesimin "Shopeni i vogel". Behet aty per aty terheqes dhe i preferuar ne sallonet e aristokracise kryeqytetase. Nis gjithashtu te jape koncerte publike per bamiresi.

Mesimet e para profesionale per piano i merr tek Wojciech Zywny, cka zgjati nga 1816 deri ne 1822, vit, kur mesuesi konstaton se nuk eshte me ne gjendje ta shtyje perpara, sepse aftesite e studentit paten tejkaluar te tijat. Frederiku me pas i besohet Wilhelm Wurfel-it, pianist i njohur dhe profesor ne Konservatorin e Varshaves, i cili i mekon kompozitorit te ardhshem koncepte te vyera per piano dhe organo.

Ne periudhen 1823-1826 Frederik Shopen studion ne Liceun e Varshaves, ku i ati eshte mesues. Pushimet verore i kalon rregullisht ne vise te ndryshme te vendit, neper pronat qe u takonin prinderve te shokeve te shkolles se mesme. Ne takimet pergjate pushimeve tregon interes te vecante per muziken popullore duke marre pjese neper dasma dhe festivale stinore. Kjo i jep mundesine te njihet me muziken tradicionale te Polonise ne formen e vet autentike, me tonet e veta dalluese, pasurine e ritmeve dhe vallet e fuqishme. Ne vitin 1825 kompozon mazurken e tij te pare dhe me pas, per shume here te tjera, i kthehet dhe i rikthehet kesaj pasurie qe i mbush shpirtin dhe mendjen deri ne fund te jetes.

Ne vjeshte 1826, Shopeni nis te studioje teori muzike dhe bazat e harmonise ne Shkollen e Larte Muzikore ne Varshave, pjese e Konservatorit dhe qe gjendet ne Universitetin e Varshaves. Ketu drejtor eshte kompozitori Josif Elsner . Shopeni nuk merr pjese ne mesimet per piano. I vetedijshem per natyren e jashtezakonshme te talentit te Shopenit, Elsner, me personalitetin dhe temperamentin e vet , i mundeson atij te perqendrohet ne muziken pianistike, duke qene i bindur ne korrelacionin e ceshtjeve teorike me dhuntite e rralla te talentit. I pajisur me aftesi te vecanta interpretuese, mprehtesi per improvizim dhe prirje drejt efekteve dhe harmonise, Shopeni persos dhe vendos themele te forta te disiplines dhe perpikmerise ne te kuptuarin logjik te cdo note. Pas tre vjet studimesh perfundon shkollimin e larte dhe diplomohet ne vitin 1929. Elsner ne nje relacion shkruan: " Frederik Shopen, student i vitit III, talent i jashtezakonshem, gjeni muzikor".

Me perfundimin e studimeve Shopeni planifikon nje udhetim te gjate jashte vendit per t'u njohur me jeten muzikore ne Evrope. Ne korrik 1829, i shoqeruar nga Wilhelm Wurfel, i cili prej tre vjetesh ndjek veprimtarine e Shopenit, ndermerr nje rrugetim te shkurter drejt Vjenes per kontakte dhe njohje. Jep me kete rast dy koncerte me improvizime ne Kartnertortheater, shoqeruar me orkester. Ketu shenon sukses te madh ne publik. Kritika, anipse veren nje vellim te vogel vokal, pershendet me entuziazem gjenialitetin e tij ne piano dhe larmine e kompozimeve. Botuesi i Tobias Halinger publikon "Variacione mbi nje teme te Mozartit", cka perben edhe botimin e pare te nje vepre te Shopenit jashte Varshave.

Pas kthimit ne Varshave, Shopeni lirohet nga detyrimet si student dhe i dedikohet kompozicionit, ku nder te tjera kompozon dy koncerte per piano dhe orkester. Kjo eshte edhe periudha e nokturnit te pare, etydit, valsit, mazurkes dhe kenges me tekst te Stefan Witwicki. Teksa planifikon udhetimin e tij te gjate Shopeni jep disa koncerte, nga te cilet te fundit ne Teatrin Kombetar te Varshaves me 11 tetor 1830 . Me 2 nentor, tok me mikun e vet Tytus Wojciechowski, niset per Austri me qellimin final per te mberritur ne Itali . Me te mberritur ne Vjene meson nga dy miqte e vet per fillimin e revoltave ne Varshave kunder varesise nga Rusia te Mbreterise se Polonise., meson, ne kete kontekst edhe per metimin e fronit te Polonise nga ana e Carit rus. Tytus Wojciechowski ne keto e siper kthehet ne Varshave, ndersa Shopeni mbetet ne Vjene. Gjate tete muajve, eksperienca e madhe dhe dramatike emocionale ngacmon imagjinaten krijuese te kompozitorit dhe ndoshta pershpejton skalitjen e nje stili te ri individual mjaft te ndryshem nga stili i tij i zakonshem. Veprat deshmojne force dhe pasion, perfshijne Skerco ne si minor dhe mbi te gjitha Etydi opus 10.

Shopen braktis planet e qendrimit ne Itali per shkak te pranise se armiqesive italo-austriake dhe i drejtohet Parisit. Gjate udhetimit per Paris meson mbi renien e Varshaves ne duart e ruseve. Mberrin ne Paris ne vjeshten e vitit 1831 ku takohet me shume nga shoket e tij (ushtare, politikane, artiste) ne qytetin, ku, pas disfates ne vendin e tyre, u priten miqesisht si emigrante.

Ne Paris reputacioni i Shopenit rritet rrufeshem. Letrat e rekomandimit qe kompozitori sjell nga Vjena e lejojne t'i bashkohet komunitetit muzikor lokal, i cili e pret ngrohtesisht. Miqesohet me Listin, Mendelsonin, Ferdinand Hillerin, Berliozin dhe Auguste Franchomme. Me vone, ne vitin 1835, takohet ne Lajpcig me Schumannin. Ky i fundit e vlereson lart Shopenin dhe shkruan artikuj entuziaste per kompozitorin polak. Kur meson mbi mberritjen e te panjohurit nga Varshava, pianisti i madh Friedrich Kalk-brenner, i mbiquajtur Mbreti i pianos, organizon nje koncert per nder te Shopenit me 26 shkurt 1832 ne Pleyel Salle. Sukses i madh dhe Shopeni behet shpejt nje muzikant i famshem, i njohur dhe i vleresuar nga gjithe Parisi. Kjo ngjitje ne fame zgjon interesin e botuesve. Ne veren e vitit 1832 Shopeni nenshkruan nje kontrate me botuesin me te madh te Parisit, Schlesinger . Te ardhurat baze te tij, deri me tani, jane pagesat per mesimet ne piano. Behet mesues mjaft popullor ne mesin e aristokracise polake dhe franceze, sallonet pariziane i rezervojne vend te privilegjuar per performancat e rralla. Si pianist Shopeni

renditet ne mesin e artisteve me te medhenj te kohes, tok me Kalkbrenner, List dhe Herz Thalbert, por, ne kontrast me ta, shfaqet jo i gatshem per veprimtari publike, parapelqen koncerte ne grupe miqsh si dhe koncerte intime ku shpalos nje art te madh dhe shtrirje te plote talenti pianistik. Teksa vendoset perfundimisht dhe pergjithmone ne Paris , Shopeni zgjedh qellimisht statusin e emigrantit. Megjithe kerkesat e te atit , ai nuk u bindet rregullave te nxjerra nga zaptuesi carist ne Poloni dhe nuk e paraqet kurre pasaporten e vet ne ambasaden ruse. Per pasoje, duke u konsideruar refugjat politik, Shopeni privohet nga e drejta per te vizituar vendin e lindjes. Ne keto rrethana ai mundet te takohet me prinderit vetem jashte Polonise dhe kjo realizohet ne gushtin e vitit 1835 kur prinderit vijne per nje kure ne Carlsbad.

Gjate qendrimit ne Drezden njihet me familjen Wodzinski. Vite me pare, tre te rinjte e familjes Wodzinski paten qendruar ne shkollen me konvikt qe administronte Mikollaj Shopeni. Kompozitori bie ne dashuri me motren e tyre te re, Mari, eshte koha kur

demonstron talent artistik dhe muzikor te papare. Nje vit me vone i propozon martese, cka pranohet me kusht qe ai te kujdeset me shume per shendetin e vet . Meqe ky angazhim nuk plotesohet, propozimi nuk perfundon me martese per shkak se prinderit e Marise e gjejne te fejuarin te papershtatshem ngaqe vinte shendetlig dhe, vec kesaj, nuk pranojne stilin e tij te jetes. Shopeni e perjeton dhimbshem refuzimin.

Ne korrik 1837 shkon ne Londer ne shoqerimin e Camille Pleyel. E ben kete per te fshire gjithe kujtimet e pakendshme. Lidh shoqeri te ngushte me shkrimtaren e njohur franceze qe perdor pseudonimin Zhorzh Sand (Aurore Dudevant). Autorja e romaneve te guximshem, e divorcuar me dy femije, i ofron artistit te vetmuar ate qe ai pat humbur nga largimi prej Varshaves : ndjeshmeri te jashtezakonshme dhe kujdes, i fal ngrohtesi prej nene. Te dashuruarit e kalojne dimrin 1838/1839 ne ishullin spanjoll Majorka, ku bujtin ne nje ish-manastir ne Valdemosa. Per shkak te kushteve te keqija te dimrit Shopeni semuret rende dhe shfaq simptomat e tuberkulozit. Per jave te tera lengon i mbyllur ne shtepi, punon megjithate intensivisht duke sjelle nje seri kryeveprash : Preludi 24, poloneze ne do minor, Balade ne fa maxhor, Skerco ne do diezis minor.

Pas kthimit nga Majorka, ne pranvere 1839, dhe pas nje konvaleshence ne Marseje, Shopeni perjeton nje gjendje kritike shendetesore, cka e detyron te vendoset ne Nohant, ne rezidencen e Zhorzh Sand, ne Francen Qendrore. Atje pushon deri ne 1846, per t'u kthyer rishtaz ne Paris per dimer. Mberrin nje nga periudhat me te lumtura dhe me te frytshme, shumica e krijimeve ne Nohant jane me te shquarat. Ne Paris, kompozitori dhe shkrimtarja trajtohen si cift i martuar. Kane miq te perbashket ne qarqet artistike krye-qytetase: piktorin Delacroix, kengetarin Pauline Viardot si dhe emigrante polake. Per vite te tera cifti perjeton dashuri dhe miqesi te thelle. Por me kohe dhe gjithnje ne rritje, behet edhe qendrimi armiqesor i te birit te Zhorzh Sand qe ushtron ndikim te thelle dhe e ben serioz konfliktin mes tyre. Derisa sa vjen ndarja perfundimtare ne korrik 1847.

Pervojat e dhimbshme vetjake, humbja e Nohant, kaq e rendesishme per shendetin e tij krijues, kane per kompozitorin nje efekt shkaterrimtar mbi shendetin fizik dhe mendor. Heq dore thuajse teresisht nga krijimtaria, qysh nga ajo dite e deri ne fund te jetes Shopeni shkruan vetem disa miniatura. Ne prill 1848 bindet nga nxenesja e vet skoceze, Jane Stirling, per nje udhetim ne Angli dhe Skoci. Se bashku me motren, Jane organizon koncerte dhe vizita neper lokalitete te ndryshme me pranine e ajkes se aristokracise skoceze. Kjo menyre jetese e lodh, e tensionon dhe ia shter fuqite kompozitorit. Ne nje gjendje plot ethe Shopeni jep koncertin e tij te fundit me 16 tetor 1848, duke luajtur per emigrantet polake ne godinen e shoqates ne Londer. Te nesermen e atij koncerti kthehet vone ne Paris. E ka te pamundur vazhdimin e mesimdhenies, semundja perparon me shpejtesi. Ne veren e vitit 1849, Ludwika Jedrzejewiczowa, motra e madhe e kompozitorit, vjen posacerisht nga Varshava per t'u kujdesur per vellain e semure. Me 17 tetor 1849 Shopeni vdes nga tuberkulozi pulmonar ne banesen e vet ne sheshin Vendome ne Paris. Eshtrat e tij gjenden ne varrezat Pere-Lachaise ne Paris.

Ne respekt te tij, zemra u hoq nga trupi, pas vdekjes, dhe u soll ne Varshave nga e motra, ku u vendos ne nje urne, instaluar ne nje kolone ne kishen e Kryqit te Shenjte, ne Krakowskie Przedmiescie, ne Varshave.






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika