Partizani triumfon ne Lezhe, Musta debuton me fitore te Kamza
E Diele, 28 Shkurt 2010
Partizani ka shenuar nje fitore tjeter ne Lezhe, ndaj Beselidhjes, duke treguar se mbetet nje skuader pretendente per t'u ngjitur ne nje kategori me lart. Nen drejtimin e trajnerit dhe futbollistit, Skerdi Bejzade, pas startit jo te mire ne ndeshjen e pare te ketij viti, te kuqte seleksionuan fitoren e dyte radhazi jashte fushes se tyre. Me kete fitore, ekipi kryeqytetas, pas renies se dyte gjate historise se tij ne Kategorine e Pare, premton serish rikthimin brenda nje sezoni ne Superiore. Ndeshja ndaj Beselidhjes eshte mbizoteruar nga te kuqte. Fitorja nuk eshte vene ne diskutim nga ana e tyre. Sakaq, Bylisi fitoi paster, 3-0 me Skraparin dhe me kete triumf vazhdon te kryesoje i qete Kategorine Superiore. Trajneri i ri i Kamzes, Perlat Musta e ka nisur me nje fitore ne stolin e ekipit te ri. Kamza ka fituar 2-1 ndaj Elbasanit, ne nje ndeshje plot tension. Miqte kerkonin fitore me cdo kusht per te ruajtur pozitat ne vend te dyte, cka i rikthen direkt ne Kategorine Superiore, por perballe Kamzes plot ambicie nuk arriten dot te shmangnin humbjen. Pas largimit te Agustin Koles, drejtimin e Kamzes e mori nje emer tjeter i madh i futbollit shqiptar, Perlat Musta, qe debutoi me nje fitore te rendesishme. Ndeshja e fundit dhe mjaft e rendesishme e Kategorise se Pare, mes Pogradecit dhe Lushnjes do te luhet neser dhe fituesi i ketij cifti do te vendose mbi ecurine e metejshme.
Kategoria e Pare
Java e 20-te
Kamza-Elbasani 2-1
Turbina-Memaliaj 1-1
Luftetari-Burreli 2-1
Ada-Gramshi 1-0
Beselidhja-Partizani 0-2
Bylis-Skrapari` 3-0
Sopoti-Bilisht Sport 1-1
Te henen
Pogradeci-Lushnja
Klasifikimi Nd. Pike
Bylis 20 50
Lushnja 19 38
Elbasani 18 38
Ada 20 37
Kamza 20 34
Pogradeci 19 32
Partizani 19 32
Luftetari 20 26
Burreli 18 24
Bilishti S. 18 24
Gramshi 19 21
Beselidhja 19 21
Memaliaj 20 18
Turbina 18 16
Skrapari 18 12
Sopoti 19 11