Mergim Mavraj, zgjedh fanellen e Gjermanise
E Diele, 28 Shkurt 2010
Mergim Mavraj i ka thene jo ekipit tone kombetar, kur dukej se ishte shume prane fanelles kuqezi dhe debutimit ne miqesoren e 3 marsit me Irlanden e Veriut. Drejtuesit e Federates Gjermane te Futbollit kane nderhyre ne momentin e fundit, pasi Mavraj zgjodhi ekipin tone perfaqesues, per t'i ndryshuar mendjen dhe ia kane arritur qellimit. Fakti se ekipi kombetar i Gjermanise do te marre pjese ne finalet e Kupes se Botes dhe njihet si nder ekipet me te suksesshme te historise e futbollit boteror, duket se i kane prishur mendjen mbrojtesit shtatlarte. Lajmin e beri te ditur stafi kuqezi, sipas te cileve Mavraj ka telefonuar se nuk do te bashkohet me ekipin tone, ne vigjilje te ndeshjes se radhes kunder Irlandes se Veriut. Mergim Mavraj kishte luajtur dy ndeshje me ekipin shpresa te Gjermanise dhe duhet te zgjidhte mes ekipin tone dhe ekipit kombetar te Gjermanise. Pas takimit me Kuzhe, pak dite me pare mbrojtesi i ekipit te Bokumit, Mergim Mavraj dha "ok" se do te bashkohet me kuqezinjte dhe do te jete pjese e ekipit tone perfaqesues. Per te qene i gatshem ne ndeshjen me Irlanden e Veriut, Mavraj mori edhe pasaporten shqiptare, por lojtari qe u mendua se do te zere vend ne qender te mbrojtjes sone, atehere kur nuk pritej, ka vendosur qe te luaje per ngjyrat e Gjermanise. Kombetarja kuqezi ka njohur edhe refuzime te tjera me pare, si me Valon Behramin qe zgjodhi Zvicren, apo Sotir Ninin qe u bashkua me Greqine. Historia e largimit te Mavrajt eshte bere edhe me e trishtueshme dhe eshte perjetuar jo fort mire, per faktin se mbrojtesi e pranoi fillimisht ftesen, per te refuzuar me vone.
Grumbullimi
Sot kombetarja ka nisur grumbullimin, ne vigjilje te ndeshjes miqesore me Irlanden e Veriut dhe deri te henen nen drejtimin e trajnerit Jozip Kuzhe do te jene vetem lojtare te kampionatit tone. Diten e hene, pasi te kene perfunduar ndeshjet e fundjaves do te afrohen edhe lojtaret e tjere kuqezi qe luajne ne Evrope.