Leonardo: Milani synon fitoren, Interi eshte ne presion
E Diele, 28 Shkurt 2010
Fitorja ne mesjave, ndaj Fiorentines ishte e treta radhazi per ekipin e Milanit, cka i ngjiti kuqezinjte ne vend te dyte te Seria A. Me e rendesishme per trajnerin Leonardo eshte diferenca e ngushte e pikeve, mes Milanit dhe Interit, qe ndodhet ne krye te Seria A. Zikalterit kane vetem kater pike me teper se Milani, para ndeshjeve te sotme. Nje fitore tjeter e kuqezinjve, si dhe nje humbje e kryesuesve do te thote se shanset per fitimin e titullit kampion jane me te larte se kurre ndonjehere gjate ketij edicioni. Per kete arsye trajneri Leonardo shpreson ne ndonje fitore te mundshme ndaj Atalantes, me qellim qe te vere sa me shume te jete e mundur, ne presion, ekipin fqinj te Milanos. "Ne jetojme me mendimet se duhet te arrijme objektiva te medha. Por eshte shume e rendesishme qe te ruajme kete nivel te lojes, qe po kalojme aktualisht, deri ne fund te sezonit", - shpjegon trajneri i Milanit, Leonardo para ndeshjes se sotme me Atalantan. Gjate diteve te fundit zeri i Kaladzes ka qene shume i ashper kunder klubit te tij, madje gjeorgjiani ka akuzuar kuqezinjte e Leonardos se po e trajtojne shume keq, qe do te thote se ne vere ai do te largohet. - "E kuptoj pakenaqesine e nje lojtari qe ka luajtur vazhdimisht dhe per shume edicione me ekipin. Por ai nuk zgjodhi fjalorin e duhur per te shprehur pakenaqesite. Megjithate them se ne kete mes nuk ka asnje problem, - eshte shprehur Leonardo, -do te flas me te, megjithese e di se eshte teper i zhgenjyer me zgjedhjen time, por une veproj ashtu sic mendoj se eshte me e mira para cdo ndeshje." Leonardo me tej i kthehet edhe formes se mire qe po kalon Alesandro Pato, i cili duket se ka kaluar momentin e tij te veshtire. "Pato eshte duke arritur formen e tij me te mire. Kundershtari e ka te veshtire qe ta mbuloje ate ne fushe. Ronaldinjo i jep variete lojes dhe ka zotesi te vecanta, sidomos kur jep pasimin e fundit per gol. Ai po kalon momentin e tij me te mire te Milani," - perfundon Leonardo.
Seria A
Sot
Katania-Bari
Lacio- Fiorentina
Milan - Atalanta
Kievo - Kaljari
Xhenoa - Bolonja
Livorno - Siena
Napoli - Roma
Parma - Sampdoria
Udineze - Inter
Juventus - Palermo