Brixh nuk i zgjati doren Territ
E Diele, 28 Shkurt 2010
Futbollisti i Mancester Sitit, Uejni Brixh refuzoi qe t'i jepte doren Xhon Territ, para ndeshjes se djeshme ne Premier Lige, Mancester Siti - Celsi. Kur lojtaret e ekipeve jane perballur me njera-tjetren ne fillim te ndeshjes, ndodhi edhe episodi i cuditshem, teksa Brixh nuk ia zgjati doren ish-shokut te ekipit te tij, ne kombetaren angleze. Para ndeshjes pritej me interes te madh se si dy futbollistet vepronin me dy lojtaret ne fjale. Lidhja mes Xhon Territ dhe modeles Vanesa Perroncel, qe ishte e fejuara e Brixh, bere publik ne mediat angleze, ka qene nder temat me te nxehta te diteve te fundit ne Premier Lige. Terri, 29 vjec, qendroi ne linje me shoket e skuadres se Celsit dhe po takonte me radhe ata te Mancester Sitit, por kur i ka zgjatur doren mbrojtesit Brixh, ky i fundit nuk i eshte pergjigjur me te njejten monedhe. Refuzimi i dhenies se dores nga ana e Brixh eshte transmetuar direkt ne televizion. Para ndeshjes se djeshme, trajneri i Celsit, Karlo Anceloti theksoi se nuk mund te pranoje atmosferen qe eshte krijuar dhe te ndikoje ne jeten private te kapitenit te Celsit.