Anceloti: Celsi humbi kontrollin e lojes, Terri nuk kishte faj
E Diele, 28 Shkurt 2010
Trajneri i Celsit. Karlo Anceloti refuzoi qe te bej me faj mbrojtesin e ekipit, Xhon Terri pas humbjes se fundit me Mancester Siti, 4-2. Kjo ishte humbja e pare e Bluve ne shtepi, cka mund te vere ne rrezik pretendimet e larta per titull. Sot do te luaje Mancester Junajtid, qe me nje fitore kercenon pozitat e londinezeve ne krye. Ne radhet e Mancester Siti eshte kthyer per ndeshjen e djeshme sulmuesi Karlos Tevez qe shenoi dy gola dhe ndihmoi ekipin e tij, drejt nje prej fitoreve me te bukura te ketij edicioni. I pyetur pas ndeshjes nga mediat, italiani i stolit te Celsit theksoi se humbja nuk erdhi per shkak te kapitenit, Xhon Terri. Ne fillim te ndeshjes mbrojtesi i Mancester Siti nuk i dha doren Territ dhe gjate lojes mbrojtesi ka ndjere presionin e diteve te fundit, duke mos u shfaqur ne lartesine e tij te zakonshme. Por trajneri mendon se nuk ka ndikuar ky fakt, per humbjen e fundit. "Nuk mendoj se ishte faji i tij," - theksoi Anceloti. Kreg Belami, Karlos Tevez dhe Frenk Lampard ishin nder me te miret ne fushe. - "Jemi te zhgenjyer sepse humbem nje ndeshje te rendesishme, madje humbem ndeshjen e pare ne shtepi per kete sezon. Ne gabuam gjate ndeshjes dhe ne keto raste humbja eshte e pashmangshme," - theksoi trajneri italian. "Dua te them se humben kontrollin e lojes sepse ishim dy lojtare kunder Tevezit ne pesimin e golit te pare dhe dy kunder dy lojtareve, ne golin e dyte. Keto gabime ndikuan ne balancen e ekipit gjate lojes dhe na kushtuan humbjen. Ne luajtem me mire ne pjesen e pare. Mancester Siti ne pjesen e dyte u tregua shume i forte ne sulm. Kjo ishte hera e pare per ekipin tone, qe nuk mundi dot te kontrollonte lojen." Celsi mbeti me 9 lojtare ne fund te ndeshjes. Belete dhe Balak dolen me kartone te kuq ne 10 minutat e fundit te ndeshjes. Ne superioritet numerik, Blute e Londres e paten me te veshtire qe te kontrollonin lojen dhe te permbysnin humbjen.