 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Rekord gjetjesh brenda nje nate ne "Njerez te Humbur"
E Diele, 28 Shkurt 2010
Nje nate plot emocione, nga nje rekord gjetjesh personash, ishte ajo e se premtes qe sapo lame pas. Emisioni "Njerez te Humbur", perhere e me shume eshte duke realizuar misionin e tij human ne afrimin dhe takimin e shume personave te ndare para shume vitesh. Puntata e radhes shenoi gjetjen e tre personave, duke gezuar dhe qetesuar brengen e atyre personave qe prej vitesh ndjenin mungesen e njeriut te tyre te afert dhe fale ketij emisioni human arriten te takohen pas shume kohesh pritjeje.
Keshtu, e premtja qe sapo kaloi dhe oret e para te dites se djeshme, sollen lajmin e mire se Orges Ibrahimi, i humbur prej 9 tetorit 2009, eshte shendoshe e mire dhe ndodhet ne Greqi.
Po ashtu, ne studion e emisionit u mundesua edhe bashkimi i dy motrave Marina Marku dhe Prenda Tanushi, te cilat edhe pse ne moshe te vone ato nuk e kishin njohur kurre njera-tjetren dhe ky emision ju dha mundesine qe te takoheshin pas shume vitesh. Por, brenda dy oreve kerkimesh dhe verifikimesh nga gazetaret e emisionit "Njerez te Humbur", u arrit te gjendej edhe Luftim Shini, i humbur vetem para pak disa javesh.
ORGES IBRAHIMI
Gjendet 15 vjecari i humbur para 4 muajsh
Emisoni investigativ e filloi puntaten e kesaj te premteje, me lajmin e mire se Orges Ibrahimi i humbur qe prej 9 tetorit te vitit 2009, ishte shendoshe e mire dhe ai ndodhej ne Greqi. Ai ishte larguar rreth ores 14:30 nga shtepia e tij pa lene asnje adrese dhe familja e shqetesuar nuk e mesoi asnjehere arsyen e largimit dhe vendndodhjen e tij. Publikimi i tij ne emisionin "Njerez te Humbur", solli telefonatat e para qe tregonin se Orgesi ndodhej ne Shqiperi. Verifikimet e vazhdueshme tregonin se Orgesi mund te ndodhej ende brenda territorit shqiptar, megjithate nuk perjashtohej mundesia se ai mund te kishte kaluar pertej kufirit dhe mund te ndodhej ne Greqi.
Here pas here stafi i gazetareve te emisionit ishte duke u afruar prane gjurmeve te 15-vjecarit nga Vlora dhe me ne fund u arrit te sigurohej nje telefonate nga vete Orgesi, i cili tregoi se ndodhej ne Greqi. Lajmi i mire u percoll direkt ne studio duke qetesuar babane dhe vellane e Orgesit dhe tashme 15-vjecari nga Vlora, u largua nga familja e madhe e te humburve.
MARINA MARKU-PRENDA TANUSHI
"Njerez te humbur" ritakon dy motra pas 54 vitesh ndarje
Por surprizat e emisionit "Njerez te Humbur", nuk perfunduan ketu, pasi menjehere pas gjetjes se Orges Ibrahimit, prezantuesja e emisionit Aida Shtino publikoi nje tjeter gjetje, qe kesaj here i perkiste rubrikes "Ironi fati". Marina Marku, aktualisht 54 vjece kishte kerkuar ndihmen ne kete emision per te gjetur nenen e saj, qe nuk e kishte njohur qe kur ajo kishte lindur. Kerkimet e bera nga stafi i gazetareve rezultuan se ne fakt nena e saj nuk jetonte me, por surpriza qendroi ne faktin se ajo kishte nje moter, e cila e priste edhe pse nuk e kishte njohur kurre. Ajo quhej Prenda Tanushi dhe ishte nga Laci i Vaut te Dejes, ne Shkoder.
Lajmi i mire u percoll nga Aida Shtino dhe ne studion e emisionit u mundesua takimi I dy motrave. Por menjehere pas ketij bashkimi, u publikua edhe gjetja e nje personi te humbur ne daten 14 shkurt te vitit 2009. Ai quhej Luftim Shini dhe ne varesi te verifikimeve te njepasnjeshme te bera nga gazetaret ne kohe reale, 40 vjecari arriti te gjendej brenda dy oreve. Edhe pse nuk ishte ne nje gjendje te mire shendetesore, ai ndodhej ne spitalin e Koplikut nen kujdesin e mjekeve.
ENVER MUSA
Fakte te reja per te zhdukurin ne SHBA
Pjesa e fundit e emisionit u mbyll me nje histori nga Kosova. Enver Music, I lindur ne Bosnje - Hercegovine, largohet ne drejtim te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, ne vitin 1974 dhe ne vitin 1983 ai shkeput cdo forme kontakti me familjen e tij ne Peje. Menjehere pas vendosjes se tij ne Chicago ne vitin 1974, pas disa vitesh ai zhvendoset ne Nju Jork dhe nga ky shtet ai dergon dhe letren e fundit ne familjen e tij. Nderkohe, atje Enveri ishte i regjistruar me mbiemrin Musa dhe kerkimet per te jane bazuar edhe mbi identitetin e ri qe ai kishte marre. Aktualisht, ai eshte 57 vjec dhe mendohet se vendndodhja e tij mund te jete ende ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
Kete fakt e pohojne edhe telefonatat e mberritura ne studio nga shqiptaret qe jetojne ne SHBA, te cilet treguan se Enver Music (Musa) mund te vazhdoje te jetoje akoma atje. Po ashtu ne studio mberriten edhe informacione te tjera interesante, te cilat do te verifikohen gjate diteve ne vazhdim. Ne fund te emisionit u publikua edhe intervista ekskluzive e bere nga emisioni "Njerez te Humbur" i Tv Klan, me avokatin personal te familjes Gecaj ne Gjakove, i cili tregoi te rejat dhe faktet me te fundit per Besarta Gecaj, te humbur ne 11 janar te vitit 1999.
Shenim:
Per cdo informacion rreth ketyre personave vizitoni faqen zyrtare www.njereztehumbur.com, kontaktoni me redaksine e emisionit "Njerez te humbur" ne nr. telefonit: +355 42 347 822/823/824/825 ose shkruani ne posten elektronike: aidashtino@njereztehumbur.com
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Problemet me shikimin, 1.850 operacione ne Tirane
- ISKSH, regjister kombetar per kontribuuesit
- Sheshi "Skenderbej", i hapet rruga rigjallerimit
- Shfrytezuan lumenjte, mbyllen 21 subjekte
- Studentet iu vene nota pedagogeve
- Vleresimi i pedagogut, qe nga shpjegimi e deri tek sjellja
- Formularet A1 dhe A1z shperndahen ne shkolla
- "Femijet obeze, drejt diabetit"
- Terhiqet uji, rruget te bllokuara
- Tirana perkujton 200 vjetorin e lindjes se Shopenit
- Drejtoret, mesim 4 here ne jave
- Rekord gjetjesh brenda nje nate ne "Njerez te Humbur"
- Provimet e lirimit, shpallen programet e reja orientuese
- Bie niveli i ujit, rriten permbytjet
- Erozioni demton Bogoven, qyteti nje jave pa uje
|
|