Tre vjet dhune seksuale me te bijen
E Diele, 28 Shkurt 2010
Bari-Nje baba shqiptar 37 vjec, arrestohet per perdhunim te vajzes se tij. Lajmi i cili ka shokuar opinionin publik, eshte botuar nga te gjitha mediat italiane. Emigranti shqiptar, i cili prej kohesh jetonte ne Itali me familjen e tij, u arrestua dje ne Bari, nga agjentet e stacionit policor te Gravina te Pulias, province e Barit. Sipas policise 37-vjecari, emri i te cilit nuk behet i ditur, kishte gati 3 vjet qe kryente marredhenie seksuale me dhune me vajzen e tij, e cila aktualisht eshte 15 vjece. Sikurse njoftohet, kete abuzim ai e kishte nisur qe kur ajo ishte 12 vjece. Arrestimi i babait pedofil, u be pas denoncimit te nenes se vajzes dhe bashkeshortes se 37-vjecarit. Gjyqtari i gjykates se Barit, bazuar ne vrojtimet e kryera nga zevendesprokurori Manfredi Dini Ciaci, i ka komunikuar edhe masen e arrestit pedofilit shqiptar. Vajza minorene, ka nisur te vuaje dhunen seksuale te te atit, qe ne moshen 12-vjecare, por pergjate ketyre 3 viteve kishte pasur frike te tregonte veprimin abuziv te babait. Pas cdo marredhenie seksuale qe kryente, babai pedofil e kercenonte vajzen qe te mos fliste asnje fjale. Dhe keshtu nen kercenime, babai maniak kishte vazhduar pergjate 3 viteve te kenaqej seksualisht me trupin e vajzes se tij. Fillimisht e mitura, i ka treguar te emes dhe sipas deshmise se saj ne policine italiane, e kishte pasur te veshtire te bente denoncimit, pasi kishte pasur frike nga hakmarrja e burrit. Pasi eshte keshilluar me nje qender keshilluese, mjeket dhe psikologet kane mundur te bindin gruan se ajo duhet ta denonconte abuzimin seksual te burrit te saj. Me pas ajo ka marre guximin dhe ka shkuar ne posten policore te Barit, ku ka rrefyer gjithcka qe kishte perjetuar pergjate 3 viteve vajza e saj e mitur, duke ngritur edhe padine penale ndaj bashkeshortit. Arrestimi i tij, u krye mengjesin e djeshem, me akuzen e kryerjes se marredhenieve seksuale me dhune me te mitur. Nje prove e forte ne favor te akuzes se ngritur, do te jete edhe vizita gjinekologjike e vajzes 15-vjecare, gjate se ciles mjeket italiane, kane konstatuar gjurme te abuzimit seksual.
Abuzimi
Sipas policise, 37-vjecar, emri i te cilit nuk behet i ditur, kishte gati 3 vjet qe kryente marredhenie seksuale me dhune me vajzen e tij, e cila aktualisht eshte 15 vjece. Pas cdo marredhenie seksuale qe kryente, babai pedofil e kercenonte vajzen qe te mos fliste asnje fjale.
Prangosja
Arrestimi i babait pedofil, u be pas denoncimit te nenes se vajzes dhe bashkeshortes se 37-vjecarit. Gjyqtari i gjykates se Barit, bazuar ne vrojtimet e kryera nga zevendesprokurori Manfredi Dini Ciaci, i ka komunikuar edhe masen e arrestit pedofilit shqiptar.
Padia
Pas keshillimit me mjeke e psikologe, bashkeshortja e pedofilit ka kryer denoncimin ne polici. Nga vizita gjinekologjike e vajzes 15-vjecare, mjeket kane konstatuar gjurme te abuzimit seksual.