PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Identifikimi i skeleteve, proces i veshtire


E Diele, 28 Shkurt 2010

Ledi Koraqi

Pas zbulimit ne fillim te ketij muaji, te disa skelete njerezish, te varrosur rreze malit te Dajtit, ende nuk ka nje pergjigje ekzakte se kujt i perkasin ato. Ne Institutin e Mjekesise Ligjore ne Tirane, cdo dite punohet me intesitet per te zbardhur enigmen e mbartur nga koha e diktatures. Nendrejtori i ketij instituti, Admir Sinamati, i cili kryesor edhe grupin e punes se eksperteve, tha per "KJ" se vazhdon mbledhja e te dhenave, qe do te ndihmoje ne identifikimin e personave. Ne kete institut, jane paraqitur dhjetra familjare nga Tirana, Shkodra, Librazhdi, te cilet kane ofruar te dhena mjaft te rendesishme, per punen e nisur. Sipas Sinamatit, "ka disa te dhena te familjareve, qe ngjasojne me ate cka eshte ekzaminuar deri tani, ne drejtim te moshes te personave qe jane te aferm te tyre, te dhena te tjera antropologjike, por keto nuk jane absolute. Jane metodat shkencore, ato qe do te vertetojne emrat e personave", tha ai. "Te dhenat qe japin familjaret jane me shume interes per punen tone. Kemi 14 skelete per te cilat, jemi duke marre te dhena. Nga puna e deritanishme, eshte arritur ne perfundimin, se personat e ekzekutuar, i perkasin viteve '70-'80. Ky eshte nje proces teper i veshtire, madje unikal ne punen tone", sqaroi Sinamati. Sipas tij, gjate kesaj pune, jane shkembyer mendime edhe me antropologe boteror me eksperience, por gjithsesi duhet te pohojme se eshte nje proces i veshtire. "Ne muajin mars, do te zhvillohet edhe nje takim ne Prishtine, ku do te jete prezent nje grup antropologesh nga bota dhe do te merret eksperienca e tyre per raste te tilla te ngjashme", tha nendrejtori i Institutit te Mjekesise Ligjore. Por ajo cka pohon Sinamati, eshte se demtimet e ketyre skeleteve eshte shume i madh, pasi ato nuk jane nxjerre nga eksperte te fushes, por nga persona amatore. Ndaj dhe kjo e rrit edhe me shume shkallen e veshtiresise se ekzaminimit. Per sa i takon kryerjes se analizave te AND-se, ai tha se ky nuk eshte nje ekzaminim rutine. "Nje gje e tille, kerkon krahasimin e AND-se me familjare te ngushte te te vrareve, ku me mire do te ishte marrja e tipareve te nenes", tha ai.

Te ekzekutuarit u gjeten tek "Vorri i qenit"

Eshtrat e 19 personave te vrare u gjeten ne fillim te ketij muaji. Vendi ku u gjeten ato ndodhet ne komunen e Linzes, rreze malit te Dajtit, 50 m larg arkives se Bashkise se Tiranes ne malin e Dajtit. Eshtrat e personave te varrosur u gjeten ne nje distance 5 metra larg njeri-tjetrit. Ato nuk ishin te lidhura as me pranga dhe as me ndonje mjet tjeter lidhes. Ne ate vend ku u gjeten eshtrat, ne nje vije te drejte, jo shume larg ndodhet edhe nje nga tunelet, e sigurimit te shtetit. Ai vend, qe ndodhet prane nje lugine, eshte krejtesisht i vecuar, larg shtepive te banoreve te zones. Te gjitha skeletet e gjetura dyshohet se i perkasin personave te ekzekutuar gjate regjimit komunist per agjitacion e propagande, pas viteve '70.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika