Standarti i jeteses, Shqiperia ne vend te 66, mes 194 shteteve
E Diele, 28 Shkurt 2010
Shqiperia renditet ne vendin e 66-te per standardin e jeteses, ne nje liste prej 194 shtetesh. Organizata "International Living", e rendit vendin tone te 66, per standardin e jeteses, duke lene pas vende te tjera te Ballkanit. Vendi yne, eshte vleresuar me 63 pike, nga 82 qe ka Franca, shteti i cili renditet i pari per jetesen me te mire. Shqiperia eshte vleresuar jo pak, per cilesine e jetes, ekonomine si dhe kulturen e saj, duke qene keshtu me siper ne renditje se shtete si Bosnje-Hercegovina, Turqia, Rusia apo Egjipti. Piket me te larta ne sondazhin dhe vleresimin vendi yne i ka marre per kulturen e saj, shendetin si dhe lirine dhe sigurine, duke u pozicionuar ne vendin e 66 ne tabelen e gjate me nje perberje prej 194 shtetesh. Jo me pak eshte vleresuar edhe situata ekonomike apo kostoja e jeteses. Nderkohe qe listen prej dhjete vendeve te vleresuara si me te mirat, e kryeson Franca, e pasuar nga Australia, Hollanda, Gjermania, Zelanda e Re, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja apo Italia. Organizata "International Living", cdo vit perllogarit standardin e jeteses n 194 shtete te ndryshme te botes, duke i renditur ne baze te cilesise me te mire te jetes. Per te arritur ne perfundim, kjo organizate merr parasysh, koston e jeteses, kulturen, kohen e lire, ekonomine, mjedisin, lirine, shendetesine, infrastruktura si dhe sigurine dhe kushtet klimaterike. Pas mbledhjes se te dhenave per cdo shteti bazuar mbi keto ceshtje, perllogaritet edhe cilesia e jetes. Te dhenat mblidhen edhe nga institucione boterore, si Organizata Boterore e Shendetesise, ajo e ekonomise si dhe publikimet zyrtare te bera nga shtetet perkatese.