Fluksi i emigranteve serbe dhe maqedonas, shqeteson Brukselin
E Diele, 28 Shkurt 2010
Vala masive e emigranteve nga Maqedonia dhe Serbia ka rritur shqetesimet e bashkimit evropian, per shkak se mijera veta, perkunder kushteve te caktuara nga Brukseli po qendrojne dhe punojne ilegalisht ne vendet anetare. Ne prag te skadimit te afatit 3 mujor, zevendes-shefi i partive socialdemokrate evropiane, Hanes Svoboda deklaron se Komisioni Evropian duhet urgjentisht ta kontrolloje kete fluks emigrantesh dhe te veproje. Sipas tij nje fenomen i tille duhej parashikuar. Svoboda tha se nje nder mundesite per te kontrolluar situaten mund te jete edhe marrja e masave drastike, duke nenkuptuar heqjen e vizave per Maqedonine. Ky shqetesim i ngritur kohet e fundit nga diplomatet e BE-se, eshte paraqitur gjeresisht edhe nga gazetat austriake e ato belge, vendet ku edhe fluksi i emigranteve eshte me i madh. Sipas te perditshmes austriake "Kurir", e cila citon statistika te Ministrise se puneve te jashtme te Maqedonise, deri me tani 170 mije qytetare, nder te cilet shume shqiptare, jane larguar nga vendi menjehere pas liberalizimit te vizave. Shqetesimi i Brukselit vjen ne nje kohe kur edhe Shqiperia e Bosnje Hercegovina jane ne pritje te heqjes se regjimit te vizave, cka mund te sjelle, edhe ndryshim te kritereve, per dy vendet e prapambetura.