PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 405 ) Shiko komentet
Meta: Durim, zgjedhjet vetem ne qershor 2013

Meta: Durim, zgjedhjet vetem ne qershor 2013


E Diele, 28 Shkurt 2010

Ministri i Jashtem, njeheresh zv/kryeminister i vendit eshte shprehur kunder cenimit te vendimit te gjykatave per ceshtjen e hetimit parlamentar te zgjedhjeve, nderkohe qe ka paralajmeruar te gjithe palet se nuk ka zgjedhje te parakohshme, pasi ato do te zhvillohen me 2013. Nga ana tjeter, Meta nuk ka munguar te shprehet dhe per kutine e Ruzhdijes, duke e cilesuar ate nje bast politik me efekt nul.

Cili eshte komenti juaj ne lidhje me seancen e dites se enjte dhe cfare leshimi mund te beje mazhoranca per PS-ne qe sic dihet tashme, ka depozituar ne Kryesine e Kuvendit dy drafte per komisionin hetimor dhe per ngritjen e nje komisioni te specifikuar per hapjen e kutive. A do te jete e gatshme mazhoranca, per te plotesuar kerkesat e opozites?

Mazhoranca ka qene gjithmone e hapur per te realizuar ngritjen e nje komisioni hetimor parlamentar dhe jo vetem kaq, por edhe per t'i dhene shumicen dhe kryesimin e ketij komisioni PS-se. Futja e deputeteve te PS-se ne Kuvend, brenda afatit kushtetues eshte nje element shume pozitiv dhe njekohesisht besoj qe edhe propozimet e tyre do te shqyrtohen sipas te gjitha procedurave te Parlamentit, ne menyre qe ky komision hetimor parlamentar te ngrihet dhe te realizoje ato objektiva te cilat jane kerkuar, natyrisht duke respektuar pavaresine e gjykatave.

Jeni njohur me propozimet e bera nga PS per funksionimin e ketij komisioni hetimor? Edi Rama ka deklaruar se pjese e strategjise se tij eshte cuarja e vendit ne zgjedhje te parakohshme. Por per te arritur kete, PS-se i duhen normalisht 71 vota qe PS nuk i ka. Sa afer apo larg ketij objektivi duket Rama?

Ceshtja e ndryshimit te qeverise apo te kryeministrit eshte e pamundur per dy arsye: Se pari, sepse koalicioni eshte i qendrueshem dhe ka nje mazhorance solide. Se dyti: Eshte dhjete here me i veshtire sesa ka qene perpara dy-tre vitesh, kjo per shkak te ndryshimeve kushtetuese, keshtu qe zgjedhjet e reja jane vetem ne qershor te 2013-es dhe te gjithe duhet te kene durim dhe te pergatiten per kete sfide ne kohen e duhur, sepse kush fillon para kohe lodhet me shpejt.

Momentalisht duket sikur jemi serish aty ku jemi nisur, sepse PS-edhe pas futjes se saj ne Parlament, e ka bojkotuar ate dhe kercenon serish me protesta te fuqishme. Por, nderkohe kemi nje propozim nga kryetari i PSD, Gjinushi i cili thote qe vetem nje koalicion i madh PD-PS eshte celesi i zgjidhjes se ketij ngerci politik. Si e komentoni ju kete propozim?

Ky shpjegim nga ana e zotit Gjinushi shpjegon se ketu behet fjala thjesht per pushtet, pa asnje lloj transparence apo per ceshtje standardesh. Sepse po te kishin qene standardet me te mira ne momentin kur u be edhe Kodi Zgjedhor, Gjinushi do te ishte deputet sot. Por, e theksoj edhe nje here tjeter se Shqiperia eshte ne nje periudhe normaliteti qe prej kalimit te momentit te saj delikat ne vitin 1997. Zgjedhjet behen nje here ne kater vjet, ndaj te gjithe duhet te kene durim dhe te pergatiten per zgjedhjet e ardhshme ne vitin 2013.

PS insiston se pa hapjen e kutive ajo nuk kthehet ne Parlament. Cila do te jete rruga e kompromisit?

Ne rast se Partia Socialiste ka deklaruar se deputetet e saj nuk do te kthehen me ne Parlament pa u hapur kutite, do te thote se ata kane ardhur ne Parlament vetem se u digjeshin mandatet per shkak te afatit kushtetues. Gje qe tregon se PS nuk ka vullnetin per te ecur ne rrugen e integrimit apo edhe ne vete rrugen e zgjidhjes se pretendimeve qe ata kane. Eshte per te ardhur keq, qe po kundershtojne edhe institucione teper te njohura nderkombetare qe respektojne ligjin dhe demokracine sikurse eshte Komisioni i Venecias. I cili eshte nje institucion shume i besueshem, te cilit i referohet i gjithe komuniteti nderkombetar dhe qe ka ndihmuar Shqiperine edhe ne berjen e Kushtetutes se vendit, si edhe kur ka pasur probleme me interpretime te ndryshme te legjislacionit. Megjithate, une shpresoj qe ata te jene konstruktive, dhe te kene paraqitur disa iniciativa qe jam i bindur, do te merren ne konsiderate. Besoj se ata do te marrin pjese ne Komisionin e Ligjeve dhe ne komisionet e tjera ku keto ceshtje do te diskutohen dhe se do te japin argumentet e tyre, duke besuar se kjo eshte nje ceshtje shume thelbesore dhe afatgjate per vete ecurine e institucioneve demokratike ne vend. Gjithashtu mendoj se kjo do t'i sherbeje edhe integritetit dhe seriozitetit te vete opozites.

Asnje pale nuk leshon nga qendrimet e veta. Sipas jush, prej nga mund te vije kjo zgjidhje, nga tryeza e Presidentit qe deri tani duket sikur nuk ka ndryshuar gje, apo nga faktori nderkombetar?

Sipas mendimit tim, te gjithe ata qe mendojne qe te dy palet reflektojne njera-tjetren, bejne nje gabim te madh sepse mazhoranca, sikurse ju te gjithe e dini, qe kur eshte miratuar rezoluta parlamentare e Keshillit te Evropes, e vleresoi ate, e pranoi, pavaresisht nga ndonje verejtje apo pretendim qe ajo mund te kishte per formulime te caktuara dhe u angazhua per ta zbatuar plotesisht. Nderkohe qe pala tjeter, ka insistuar vetem ne nje pike te vetme. Se dyti, ju e dini shume mire qe Presidenti, pas kesaj rezolute ndermori nismen e tij, dhe perseri mazhoranca u tregua shume e hapur. Duke shprehur mbeshtetjen per Presidentin, mazhoranca i dha atij edhe mbeshtetjen e hapur per te eksploruar te gjitha pretendimet e opozites, qe nuk kane te bejne drejtperdrejt me mazhorancen, por qe kane te bejne me problemin e gjykatave dhe me ceshtje te cilat jane gjykuar ne te kaluaren. Presidenti mund te eksploroje te gjitha hapesirat dhe mundesite per te pare se sa kushtetuese eshte dhe se sa e respekton vendimin e gjykatave kjo kerkese e opozites. Pra, mazhoranca ka investuar besimin e saj tek nje institucion i pavarur sikurse eshte Presidenti i Republikes, nderkohe qe pala tjeter ka thene qe ne kemi vetem kete kusht dhe asgje tjeter. Njekohesisht, nuk ka qene propozimi i mazhorances per te marre mendimin e Komisionit te Venecias, por ka qene nje propozim i nderkombetareve te cilet kane dashur te ndihmojne per nje gjykim me te paanshem, edhe ne kete pike mazhoranca eshte treguar serish e hapur. Per aq kohe sa ne i kemi marre edhe here tjeter mendim Komisionit te Venecias gjate gjithe ketyre viteve te demokracise dhe te tranzicionit tone, nuk kemi perse mos t'ia marrim edhe tani. Nderkohe qe ju perballeni me nje retorike te panevojshme kunder Komisionit te Venecias, sepse te thuash qe ne mirepresim propozimin e nderkombetareve dhe kontributin e tyre konkret qe mund te japin per zgjidhjen e krizes, dhe ne te njejten kohe te mos pranosh mendimin e Komisionit te Venecias, do te thote qe te jesh kontradiktor dhe jo i sinqerte per te gjetur nje zgjidhje sa me demokratike dhe sa me institucionale dhe sa me kushtetuese per kete situate.

Si kreu i diplomacise shqiptare, mendoni se ka nje pike per te cilen PS duhet te terhiqet apo edhe vete mazhoranca te beje nje leshim, per ceshtjen e liberalizimit te vizave dhe se dyti, a mendoni se fakti qe Rama nuk eshte ne Parlament, ceshtja e dialogut politik me PS-ne behet edhe me e veshtire?

Nese me lejoni, une do e thjeshtoja pyetjen tuaj duke thene se perse mazhoranca te mos e shkele Kushtetuten dhe pavaresine e gjykatave pa marre garancine edhe nga institucionet e rendesishme sic eshte Gjykata Kushtetuese apo Komisioni i Venecias, sepse nje veprim i tille nuk do te shkelte Kushtetuten apo edhe pavaresine e gjykatave, thjesht per te kaluar nje moment te tille?. Une mund te them se nuk mund te krijohet nje precedent destabilizues, i cili praktikisht rrenon parimin kryesor te Kushtetutes sone qe eshte ai i balances midis pushteteve dhe qe ne thelb te tij ka pavaresine e gjykatave. Ky precedent do te kishte pasoja shume afatgjata. Ne rast se Shqiperia eshte sot ketu ku eshte, me keto veshtiresi qe ka, por qe eshte edhe anetare e NATO-s dhe me nje stad te ri te marredhenieve me BE-ne, kjo ka ndodhur dhe ndodh pikerisht sepse Shqiperia ka nje Kushtetute gjate ketyre 12 viteve te fundit, e cila ka vendosur disa ekuilibra midis pushteteve te ndryshme. Cdo lloj ndermarrje per interesa afatshkurtra per te krijuar nje krize qe eshte krejtesisht artificiale, duke hedhur themelet e nje krize afatgjate e cila mund ta bente Kushtetuten nje dokument krejtesisht te pavlere dhe qe mund te minonte besueshmerine dhe pavaresine e gjykatave, absolutisht qe do te ishte e papranueshme dhe me pasoja afatgjata. Une mendoj qe do te jete edhe ne interes te opozites te mos kerkoje nje gje te tille, sepse kjo do te rezultonte ne nenshtrimin politik te gjykatave. Sidoqofte, mazhoranca eshte e hapur per te vleresuar edhe qendrimet e atyre institucioneve qe nuk reshtin duke na rekomanduar per menyren se si mund te zgjidhet kriza. Ndersa Rama ka bere nje zgjedhje te tij per te mos qene sot deputet dhe kjo eshte ceshtje e tij dhe e partise se tij. Por eshte e papranueshme qe per shkak ate kesaj zgjedhjeje, ai kerkon ta zhvendose debatin nga Parlamenti, ne vende te tjera jashte tij. Dua te bej nje paralelizem qe u permend edhe nga nje kolegu juaj gjate nje emisioni televiziv. PS para disa vitesh, kur kryetari i saj, z. Nano ishte i burgosur, dhe ketu edhe pse sot jam ne koalicion me z. Berisha, i qendroj bindjes sime se ajo ishte nje burgosje politike, ajo Parti Socialiste luften e bente ne Parlament. Ndersa sot, Rama pretendon qe kete debat politik ta zhvilloje jashte foltores se Parlamentit, edhe pse jemi shume vite larg periudhes kur PS kishte kryetarin e saj te burgosur.

Rama dje ka kerkuar nderhyrjen e nderkombetareve per te mos lejuar thellimin e krizes, duke paralajmeruar njekohesisht nje vale te madhe protestash ne vend. Si e shihni rolin e nderkombetareve ne situaten e brendshme politike ne vend dhe a po lexohet qarte ajo nga pala tjeter?

Mendoj se nderkombetaret jane shume te qarte pasi kemi disa rezoluta qe jane dokumente tashme; qe nga rezoluta e Parlamentit Evropian, apo ajo e Asamblese Kombetare te Keshillit te Evropes. Pra, kemi disa qendrime te qarta per t'i dhene fund bojkotit dhe njekohesisht, per te ecur ne rrugen jo vetem te pjesemarrjes se socialisteve ne Parlament, por edhe te krijimit te ketij komisioni hetimor parlamentar, natyrisht, duke respektuar Kushtetuten dhe pavaresine e gjykatave. Ndaj, duhet qe edhe te tjeret te degjojne mjaft qarte propozimet e ardhura nga nderkombetaret.

Para dhjete vjetesh, kur ju ishit kryeminister, politika e atehershme u perball me fenomenin e "Dushkut", ndersa sot po perballet me fenomenin e ri te "Ruzhdijes", a mund te thoni qe politika e sotme ka ndryshuar nga ajo e meparshmja, duke marre si element krahasues keto dy zona?

Dushku ishte nje fenomen i cili nuk ishte parashikuar per tu ndaluar me ligj. Natyrisht qe ky fenomen demtoi legjitimitetin e permasave te mazhorances dhe nga komuniteti nderkombetar pati nje rezolute qe qeveria ishte e ligjshme. Por mazhoranca per te zgjedhur presidentin me 84 vota, nuk ishte legjitime. Dhe kjo gje u respektua dhe u mor ne konsiderate ne ate kohe. Ndersa per sa i perket kutise se "Ruzhdijes", mua me duket nje histori fare absurde dhe qesharake, aq me teper kur kjo kthehet edhe ne nje ceshtje basti, sepse ketu jemi duke folur per gjera me shume serioze. Qofte pretendimi i z. Berisha apo i z. Rama se cfare perfaqeson kjo kuti dhe ky rezultat, te gjitha keto per mua jane nul, sepse gjykata ka marre vendimin e duhur dhe ka treguar qe ka integritet.




Komento artikullin | Shiko komentet (405 komente)
Te Tjera nga rubrika