Mesila Doda: Projektligjet e PS, s'marrim kompetencat e gjyqesorit
Bisedoi: J.Marena
E Diele, 28 Shkurt 2010
Anetarja e Keshillit Kombetar, njeheresh deputete e Partise Demokratike, Mesila Doda, ne nje interviste per gazeten "Koha Jone", eshte shprehur se socialistet kane paraqitur dy projektligje te cilet, sipas saj, i kerkojne haptazi mazhorances, "diten per diell" te behet bashkepunetore ne nismen politike qe rrezon shtyllat e shtetit modern. Ajo u shpreh se mazhoranca nuk ka ndermend te marre prerogativat e gjyqesorit shqiptar, por do te vazhdoje te respektoje vendimet e Gjykates Kushtetuese, megjithese ajo i ka cilesuar shume here si te padrejta por qe jane pranuar. Njeheresh, teksa komenton hyrjen e opozites ne Kuvend, pas gjashte muajsh bojkot, deputetja Doda nenvizon se shkaku ishte bindja e Rames, se do te digjen mandatet e deputeteve. Pavaresisht se sipas saj, kreu socialist ende vazhdon te sillet si cun i llastuar.
Opozita socialiste hyri ne Kuvend te enjten, pas gjashte muajsh bojkot. Si u ndjete ju si deputete e shumices, me deputetet socialiste perkrah ne salle?
Sigurisht qe u ndjeva mire. Parlamenti yne ka 140 deputete. Eshte jashte cdo logjike qe ne vitin 2010, ne nje vend evropian, ne nje vend anetar te NATO-s, rreth gjysma e deputeteve te ketij vendi duhet te mbeten jashte Kuvendit, per te ligjeruar marrezine e te parit te tyre. Te jesh parlamentar eshte nder dhe privilegj i madh. Je i votuar dhe njerezit te kane dhene besim. Vota e tyre nuk mund te lihet peng i tekave te nje kryetari partie, qe ende vazhdon te sillet si cun i llastuar. Megjithate, dicka duhet ta shtoj. Tek degjoja emrat e deputeteve te rinj m'u duk se "Baba" me gjithe shoket, ishin dystuar serish ne Kuvend. Nje shumice impresionuese bijsh te setrave te kuqe, djem, vajza, dhendure, kusherinj te pare, nje gjindje qe dikur ishin fytyra e regjimit te shkuar, sot ishin retushuar dhe kishin sjelle bijte ne perfaqesim. Kjo eshte nje dukuri e pandodhur ne asnje nga vendet e Evropes Lindore, ne asnje nga vendet ish-komuniste. Ne kete optike kjo eshte nje risi absolute qe Edi Rama, solli ne skenen e pluralizmit: Ringjalli "Baben", me gjithe shoke!
Cili mendoni se ka qene shkaku, qe e ka detyruar Ramen te lejoje nderprerjen e bojkotit?
Sigurisht qe kurrkush nga ne nuk mund te deshifrojne me, nje grumbull veprimesh te cartuna. Do te kishte qene krejtesisht normale dhe me efektive, qe deputetet socialiste te hynin diten e pare dhe ndoshta edhe te kerkonin miratim, ligji a komisioni hetimor, qysh ne fillim. Por jo, Edi Rama e ka me te thjeshte t'i terheqe zvarre te tijte per gjashte muaj rresht, t'i beje te betohen e te perbetohen publikisht se nuk do te shkelin kurrsesi ne Parlament, t'i perhumb ne deklarata boshe se mandatet nuk treten e as jua merr kush, t'i detyroje me pas te lepijne gjithe ate qe kane peshtyre per muaj me radhe, e me pas te detyroje 64 deputete te braktisin ne rresht, si trumcake sallen ku sapo jane betuar e ku duhet te punojne cdo dite per te mbrojtur interesat e zgjedhesve te tyre. Askush nuk mund te deshifroje me, vendimet e nje te marri, por logjika e fakteve e do qe te thuhet se ai vete ka pasur frike qe te besuarit e tij, mund te humbnin mandatet e kesisoj brenda grupit mund te krijoheshin ndasi te thella.
Numri dy i socialisteve, me shume gjasa dhe kryetar i ardhshem i grupit parlamentar te PS, Gramoz Ruci, paraqiti publikisht dy projektligje ne Kuvend, per hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit dhe ndryshimin e ligjit per komisionet hetimore, me emerues te perbashket, hapjen e kutive. Si e vleresoni kete qendrim?
E niset pyetjen nga nje moment shume i rendesishem. E them kete, sepse ende nuk kemi nje grup te PS te deklaruar ne Kuvend, ende nuk kemi nje kryetar grupi te PS, ende nuk ka emra te percaktuar per komisionet e punes dhe per kryetaret e komisioneve qe do i perkasin PS ne Parlament, ende nuk kemi propozime as per emrat e komisionit hetimor per zgjedhjet. Pare keshtu, kjo mund edhe te deduktohet qe kuvendi ka nje grup parlamentar te PD, nje grup te LSI dhe 64 deputete te pavarur... Kjo eshte pasoja qe sjell konsiderimi i ligjit dhe rregullores si nje cokollate per femije tekanjoze.
Per te shkuar ne thelbin e pyetjes suaj, ne Kuvend u paraqiten dy projektligje, te cilat na kerkojne haptazi, diten per diell te behemi bashkepunetor ne nismen politike qe rrezon shtyllat e shtetit modern. Ne nuk kemi ndermend te marrim prerogativat e gjyqesorit shqiptar, ne kemi ndermend te vazhdojme te respektojme vendimet e Gjykates Kushtetuese, megjithese ato shume here na duken te padrejta e te marra ne konflikt te hapur interesi. Shkurt, ketu qendron gjithe ndryshimi midis nesh dhe "ushtrise se kuqe" te Rames. Ne respektojme institucionet edhe kur ato marrin vendime qe nuk na shkojne pershtat, ndersa "ushtria e kuqe" thur skenare, per te demtuar themelet e shtetit demokratik.
Ndonese nderprerja e bojkotit nga opozita u cilesua nje hap para, rifillimi i tij dhe vendosja e kushteve, do te kete fuqi bllokuese per reformat integruese?
Eshte endrra e tyre e kahershme. Sa here vendi behet gati per nje ndryshim cilesor, po aq here na shfaqen para syve protesta, bilbila, bojkote, tallje e fyerje. Ne endrren e tyre me te bukur Shqiperia perfundon ne kaos politik, Rama se bashku me te tijte ngrene flamurin mbi barrikade, Gjinushi me Milon e me cakejte e tjere te vegjel, behen gati te fitojne privilegjet e mbrame te pushtetit te dhunes, ndersa shqiptaret duhet te mbeten pa viza, pa te ardhme, duhet te vazhdojne te mbeten peng te tekave te cunave te bllokut. Ky skenar makaber fle vec ne koken e te marreve. Gjithcka qe do bejne heret a vone do bjere mbi ta. Shqiperia do liberalizoje vizat kete vit, do te beje cdo perpjekje per te qene vend dinjitoz evropian. Shqiperia do vazhdoje te jete shtet i te drejtes, do vazhdoje te kryeje zgjedhje te lira me standarde te shkelqyera. Ky eshte mentaliteti i nje qeverisjeje, qe perqas standarde evropiane perballe coroditjeve te opozites se Babes.
Berisha dhe Rama ishin serish ne qendrimet e meparshme, per sa i perket hetimit parlamentar te zgjedhjeve. Cila do te ishte rruga per tejkalimin e plote te ngercit politik?
Rikthimi pa kushte ne Parlament. Hetimi mbi zgjedhjet pa prekur vendimin e gjykatave. Permiresime ligjore ne Kodin Elektoral. Puna e perbashket per te mundesuar opoziten qe te clirohet nga mentaliteti revolucionar leninist, qe po i lebetit.
Nderkombetaret kane bere thirrje per qetesimin e paleve, nderprerjen e bojkotit dhe hetimin e plote te zgjedhjeve, nderkohe qe Ruci tha se PS tashme e beri hapin e saj, hyri ne Kuvend, ndersa "topi" tashme eshte ne fushen e mazhorances. Cila do te jete levizja e radhes se mazhorances dhe mos ishte kurth politik, kjo levizje e PS?
Nese do te citojme nderkombetaret, do te bejme mire t'i citojme ne menyre te plote e jo me fraza te keputura ne mes, sic bejne rendom socialistet.
Nderkombetaret kane kerkuar kthim te menjehershem dhe te perhershem ne Parlament, jo loje kukafshehti. Nderkombetaret kane kerkuar qe hetimi te respektoje Kushtetuten e vendimet e gjykates dhe jo qe PD te behet bashkepunetore ne krimin e rrezimit te kolonave te shtetit demokratik.
Gjithsesi, me duhet t'ju rikujtoj se kur delegacioni i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes kerkoi nga kreret e vendit qe te respektonin sugjerimet e Komisionit te Venecias, mbi nje interpretim te mundshem per kete ceshtje, kryetari socialist Rama ne delirin e te diturit gjithcka e te pasurit gjithhere te drejten me vete, ritheksoi se ai e di mire ligjshmerine e asaj qe po kerkon dhe qe po te donte Kryeministri mund te degjonte Venecian, pasi vete Rama e lexon dhe e njeh mire Kushtetuten ne gjuhen amtare. Kjo e vetndjere turperon cdo njeri normal e me dy pare mend ne koke. Kjo eshte prova tjeter qe kryetari socialist nuk deshiron zgjidhje, nuk deshiron progres, nuk do respekt te ligjit dhe Kushtetutes. Ai ka vetem nje deshire..., te kete te drejte ne gjithcka e te gdhihet nje dite kryeminister i pavotuar, por i vetevendosur. Koncepti i se drejtes brenda kokes se kryetarit te Partise Socialiste eshte e drejta e vetevendosjes se tij ne krye te vendit.
Bllokimi i shumices se cilesuar ne Kuvend ka sjelle mosmiratimin e nje sere ligjesh, por dhe mbetjen statike te disa institucioneve, perfshi dhe perfundimin e mandatit te disa anetareve te Gjykates Kushtetuese. Kjo kosto eshte me e madhe se ajo e hapjes se nje kutie votimi, qofte dhe e qendres se votimit te Ruzhdijes, ku dhe Berisha pretendon se ka humbur nje deputet ne Qarkun e Fierit?
Kjo kutia e Ruzhdijes ia vlen te sqarohet se ben pjese ne ate shemti elektorale, ne ate turbullire qe dueti Rama-Ruci u perpoq te krijonte. Diten e zgjedhjeve shoku Ruci, ish-sekretari i Partise, ish-ministri i Brendshem, pergjegjes per masakren e 2 prillit ne Shkoder, i dha urdher komisionereve te tij ne qendren e votimit te komunes se Ruzhdijes, te terhiqeshin nga qendra e votimit dhe te rrembenin vulen, ne menyre qe te mos lejonin vazhdimin e votimit ne qender. Ajo eshte nje zone tradicionale e PD, dhe ish menduar djallezisht qe te mos lejonin dhe te prishnin votimet ne ate qender. Pra, shoku Ruci kerkoi dhe vuri ne jete skenarin e '96-es ne ate qender dhe me pas cirrej per standarde. Kutia nuk u numerua nga KQZ dhe as u pranua ankesa jone prane Gjykates se Apelit. Kjo ishte intriga e fundit qe keta mendje djallezore, u perpoqen te krijonin dhe tash une e ripohoj perseri: Po. Mandati i 7-te ne Fier, mandate i 71 ishte i kesaj shumice. E moren me intriga, me djallezi, kercenime, por dhe ata vete e dine qe ky ishte mandati yne i vjedhur i perdorur prej tyre per te nxitur skenare kriminale.
Tash, asnje kuti, asnje rreth, asnje teke nuk mund te sherbeje me si alibi per te kercenuar te sotmen e shtetit demokratik dhe te ardhmen e Shqiperise. Sigurisht qe kemi reforma dhe ligje per te cuar se bashku perpara,, por keto nuk mund te behen ne kurriz te parimeve te shtetit te se drejtes. Me se fundi ju rikonfirmoj, se askush nga institucionet kushtetuese nuk do te mbetet i paralizuar. Ju siguroj per kete.
Meqenese jemi te Kushtetuesja, si mendoni se do te zgjidhet problemi i ligjit te "Dosjeve" pas rrezimit disa jave me pare, nderkohe qe dhe OKB kerkon zbatimin e ligjit?
Ju e dini qe tash Kuvendi ka miratuar dy ligje shume te rendesishme, ajo per simbolet e perkujtimit te viktimave te komunizmit dhe ligji per Institutin e Kujteses Historike. Krimet duhet te zbardhen dhe te shkruhen, kriminelet duhet te dalin dhe te zhduken nga skena politike. Iniciativa te tjera ligjvenese, do te merren per t'i dhene se shkuares vendin qe meriton. Nuk mund te vazhdohet te lihet drejtesia ne duar te xhelateve e te te ligjve. Ne kemi per detyre te nderojme te renet tane dhe te cojme xhelatet, ne koshin e mbeturinave te historise. Ju siguroj qe nuk do te kete asnje hezitim per kete.