PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 10 ) Shiko komentet

Gjata: Jo ligj qe opozita te drejtoje komisionet hetimore, bllokon Kuvendin


E Diele, 28 Shkurt 2010

Juristi Clirim Gjata, u shpreh dje se projektligjet e Partise Socialiste per hapjen e kutive te votimit, kane mangesi ligjore. Ish-kreu i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, duke komentuar nismat ligjore me te fundit te opozites, tha se nuk mund qe ne nje projektligj te permendet nje rast i caktuar. Nderkohe qe nga ana tjeter, ai shprehet se nuk duhet te sanksionohet ne ligj, qe opozita duhet te kerkoje dhe te kete shumicen e nje komisioni hetimor parlamentar. "Kjo pjese eshte abuzive, pasi opozita mund te kerkoje komisione hetimore te shumta dhe te bllokoje Kuvendin. Ndaj ne projektligj duhet te mos caktohet se opozita ka shumicen e komisionit hetimor",-tha Gjata. Sipas tij, opozita nuk ka prova per hetim dhe kerkon qe te hape kutine per te kerkuar prova. "Kerkesa e opozites per hapjen e kutive te votimit, del jashte juridiksionit te Parlamentit. Eshte gjykata pushteti qe ka ne dore kete ceshtje dhe ndarja e pushteteve nuk mund te cenohet", shtoi Gjata. Sipas tij, opozita ashtu sic edhe sugjeruan nderkombetaret, delegacioni i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes, duhet te keshillohet tek Komisioni i Venecias. "Ndarja e pushteteve nuk mund te cenohet. Sepse po te sanksionohet me ligj hapja e kutive te votimit, atehere do te thote se ne cdo zgjedhje, do te kerkohet rinumerim dhe rinumerim, duke shkaktuar kaos dhe probleme", theksoi Gjata. Ai shtoi se ceshtja tashme duhet te shkoje ne Komisionin e Venecias, nuk eshte me nje ceshtje politike pasi parlamenti nuk mund te hape kutite e votimit sipas ish kreut te KQZ-se. Gjata nuk harroi te vleresoje gjithashtu qe me ne fund, pas gjashte muajsh bojkoti, deputetet e Partise Socialiste vendosen qe te hyjne ne Kuvend.


Komento artikullin | Shiko komentet (10 komente)
Te Tjera nga rubrika