PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Lufta e Shqiperise ndaj trafikut njerezor

Nga David Phillips*
E Diele, 28 Shkurt 2010

Dukuria e trafikimit te qenieve njerezore ne Shqiperi u perhap shume pas rrezimit te komunizmit, gjate lufterave te Jugosllavise ne vitet 1990-te dhe pas kolapsit te skemes piramidale ne vitet 1997-98. Mijera gra dhe vajza u trafikuan gjate viteve 1991-1999 per t'u shfrytezuar seksualisht. Pjesa me e madhe e viktimave ishin vajza dhe gra te moshave 15-25 vjec te cilat u detyruan te shisnin trupin e tyre. Nje pjese tjeter e tyre u detyruan te punonin me force ose femije te dilnin ne rruge dhe te lypnin. Greqia ishte destinacioni i pare i tyre, dhe Italia e dyta. Viktimat dergoheshin edhe ne vende te tjera te Ballkanit ose Evropes. Krimi i organizuar e shnderroi Shqiperine ne nje vend transit ku motoskafet perdoreshin per te transportuar qenie te gjalla nga vende te Evropes Lindore si Rumania, Bullgaria dhe Moldavia duke shfrytezuar detin Adriatik. Trafiku i brendshem u nxit me se shumti per shkak te varferise se familjeve shqiptare. Shumica e femijeve qe u trafikonin i perkisnin komunitetit rom.

Progresi

Qeveria e Shqiperise adoptoi nje Strategji Kombetare per luften kunder trafikimit te qenieve njerezore gjate viteve 2008-10. Aktivitetet e kesaj strategjie administrohen nga Zyra e Koordinimit Kombetar kunder Trafikimit, e cila eshte pjese e Ministrise se Brendshme. Strategjia kombetare kunder trafikimit te qenieve njerezore perfshin mbrojtjen dhe mbeshtetjen, parandalimin, perndjekjen ligjore dhe koordinimin ndermjet agjencive.

Mbrojtja dhe Mbeshtetja

Qeveria e Shqiperise ka permiresuar kohet e fundit sistemet e identifikimit kombetar dhe ate te denoncimit te viktimave, kjo pjeserisht fal punes se policise se shtetit. Numri i viktimave te identifikuara eshte pesefishuar, nga 22 ne vitin 2007 ne 108 ne vitin 2008 dhe, per shkak te intensifikimit te luftes kunder trafikimit te qenieve njerezore, numri i viktimave ra ne 94 ne vitin 2009. Njesia e te dhenave kombetare per viktimat, qe nisi ne shtator te vitit 2008, ka permiresuar koordinimin ndermjet agjencive ne vend dhe cilesine e punes. Ligji i vitit 2009 per Mbeshtetjen Sociale, angazhon qeverine te mbeshtese qendrat e pritjes dhe strehimit me paketa per riintegrimin e plote te viktimave, ne terma afatshkurter dhe afatgjate, gjithashtu edhe duke garantuar sigurine e tyre. Sherbimi ne keto qendra perfshin strehimin, ushqimin, veshjen, kujdesin ndaj shendetit, konsultimin, ndihmen ligjore, trajnimin profesional dhe forma te tjera mbeshtetje qe synojne te ndihmojne viktimat per t'u riintegruar ne shoqeri. Qeveria njoftoi kohet e fundit se do te paguaje te gjitha kostot e ushqimit dhe stafit te ketyre qendrave. Qeveria njoftoi gjithashtu se viktimat, pasi te largohen nga keto qendra, do te perfitojne 1.5 here me shume ndihme sociale se te papunet. Gjithashtu edhe organizatat e pavarura qe koordinojne qendra te tilla e mbeshtesin kete angazhim te qeverise. Ne pritje te strehimit te perkohshem dhe akomodimit ne apartamente, qendrat garantojne ndihme mjekesore, sociale dhe psikologjike per grate dhe vajzat e trafikuara. Ne fakt, keto viktima ne pergjithesi vuajne nga trauma, ndjenja e fajit dhe ankthi per shkak te abuzimit seksual dhe psikologjik qe kane pesuar ne te kaluaren. Ato zakonisht nuk jane te afta ta kapercejne te vetme kete periudhe dhe perballen me veshtiresi per t'u integruar ne familjet dhe komunitetin e tyre. Shume prej tyre perdorin droge ose alkool per t'u perballur me traumen. Nga 94 viktimat e trafikimit qe u identifikuan ne vitin 2009, 82 jane integruar dhe 38 u trajnuan profesionalisht ne Zyrat Rajonale te Punesimit. Qeveria ndihmon te gjitha bizneset, me reduktim te taksave, nese keto te fundit punesojne viktimat e trafikimit.

Perndjekja ligjore

Trafikantet i zhvilluan aktivitetet e tyre pa pasur shume pengesa per shkak te mungeses se ligjeve antitrafik gjate viteve nentedhjete. Qeveria e Shqiperise miratoi ligjin e pare kunder trafikimit te qenieve njerezore ne vitin 2001. Shume ligje te tjera qe u miratuan deri ne vitin 2005 ndihmuan ne perforcimin e luftes kunder trafikimit. er me teper, krijimi i agjencive te specializuara dhe reforma e gjyqesorit dha rezultate akoma me pozitive. Numri i te denuarve per trafikimi te qenieve njerezore u rrit nga 7 ne vitin 2007, ne 26 ne vitin 2008, duke reflektuar nje renie drastike te trafikimit ne teresi. Ne vitin 2009 vetem 7 raste u identifikuan dhe u ndoqen penalisht, me 11 raste te tjera ne shqyrtim e siper. Ne vitin 2009 qeveria miratoi nje ligj te ri per Mbrojtjen e Deshmitarit dhe i dha me shume kompetenca Drejtorise per Mbrojtjen e Deshmitarit. OJQ-te po japin gjithashtu mbeshtetje ligjore dhe keshilla per mbrojtjen. Bashkepunimi ndermjet Prokurorise dhe policise, perfshi shkembimin e informacioneve, eshte permiresuar ndjeshem. Me ane te ligjit Anti-Mafia, Gjykata e krimeve te renda eshte e autorizuar te konfiskoje asetet e trafikanteve te denuar. Miratimi i nje ligji kunder dhunes ne familje ka dhene me shume mbeshtetje per grate dhe vajzat, te cilat me pare, ne mungese te mbrojtjes, largoheshin nga shtepite e tyre duke u futur ne situata akoma me te rrezikshme. Ndermjet viteve 2008-2009 numri i policise kunder trafikut eshte dyfishuar. Ne vitin 2009, 270 oficere policie u trajnuan per teknikat e identifikimit dhe marrjes ne pyetje te viktimave, perfshi trajnimin e teknikave per marrjen ne pyetje te miturit. Gjithashtu, 200 gjykates dhe prokurore moren trajnim te specializuar. Njesite e antitrafikut ne Vlore, Durres dhe Shkoder jane permiresuar keto kohet e fundit.

Parandalimi

Vazhdimisht ONCAT** punon me Ministrine e Arsimit dhe Shkencave per te nxitur punen dhe edukimin e te rinjve te cilet jane te rrezikuar nga trafiku i qenieve njerezore. Programe te ndryshme per edukimin e te rinjve po zbatohen ne shkollat shqiptare. Nisur ne vitin 2006, dhe financuar nga qeveria duke nisur nga nentori i vitit 2007, Ministria e Brendshme ka vene ne dispozicion, 24 ore ne dite, nje numer telefoni pa pagese per denoncimin e rasteve flagrante nga ana e viktimave ose personave qe ndihen te rrezikuar. Ne vitin 2007 qeveria miratoi nje moratorium qe ndalon qarkullimin e motoskafeve, mjetet kryesore qe historikisht jane perdorur nga trafikantet e qenieve njerezore dhe krimi i organizuar ne pergjithesi. Ky moratorium e ka reduktuar me shume se gjysmen e trafikut. Qeveria ka pergatitur gjithashtu nje draft per mbrojtjen e te drejtave te femijeve, qe garanton sigurine e tyre kunder dhunes, sigurine ekonomike dhe parandalon shfrytezimin e tyre per qellime seksuale. Gjithashtu ky draft mbeshtet institucionet lokale per mbrojtjen dhe promovimin e te drejtave te femijeve, perfshi njesite per mbrojtjen e femijeve ne bashki dhe komuna. Mbrojtja e femijeve eshte e perfshire ne Strategjine Kombetare per Luften kunder Trafikimit te Femijeve ne kuader te Luftes kunder Trafikimit te Qenieve Njerezore.

Koordinimi

ONCAT pergatit Strategjine Kombetare per Luften kunder Trafikimit te Qenieve Njerezore dhe Strategjine Kombetare per Luften kunder Trafikimit te Femijeve, ne konsultim te ngushte me organizatat qe garantojne strehim dhe grupe te tjera civile. ONCAT eshte e pergjegjshme Mekanizmin Kombetar te Denoncimeve, qe identifikon, mbron dhe mbeshtet viktimat. Gjithashtu koordinon Task-Forcen Kombetare dhe Koalicionin e Qendrave shqiptare dhe Komitetet Rajonale kunder Trafikimit te Njeriut. ONCAT menaxhon gjithashtu edhe njesine e te dhenave te viktimave qe eshte pjese e Sistemit te Pergjithshem te Administrimit te Informacionit qe garanton informacion per te gjitha palet, njekohesisht duke ruajtur anonimitetin e viktimave. Drejtuar nga nje person shume i afte dhe energjetik, Zevendesministri i Brendshem, ONCAT ka nje staf profesionist me vetem kater persona, perfshi drejtuesin. Kostot e ONCAT mbulohen nga Ministria e Brendshme. Agjenci te tjera te perfshira ne luften kunder trafikut drejtohen nga Ministria e Puneve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, Ministria e Arsimit dhe Shkences, Ministria e Shendetesise, Ministria e Puneve te Jashtme, Ministria e Drejtesise, Ministria e Turizmit dhe Ministria e Mbrojtjes.

Bashkepunimi nderkombetar

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara jane aktoret me te medhenj ne bote kunder trafikut te qenieve njerezore. Perfshirja e BE-se vjen ne kuader te bisedimeve per liberalizimin e vizave, si pjese e Marreveshjes per Stabilizim Asocim.

Ndersa SHBA ka nje sistem qe klasifikon performancen e vendeve ku ekziston fenomeni i trafikimit te genjeve njerezore. Liberalizimi i vizave me BE-ne dhe sistemi amerikan per klasifikim funksionojne vecazi, pavaresisht se rezultatet e njeres mund te ndikojne te njera-tjetra. Me 1 janar te vitit 2008 Bashkimi Evropian nenshkroi Marreveshjen per lehtesimin e vizave me Shqiperine. Kjo marreveshje theksoi vullnetin e BE-se dhe Shqiperise per te punuar se bashku per liberalizimin e plote te vizave ne te ardhmen. Nje nga kriteret e liberalizimit te vizave eshte edhe lufta dhe parandalimi i trafikimit te qenieve njerezore. Ne tetor te vitit 2009, nje komitet i Parlamentit Evropian aprovoi nje propozim per Shqiperine qe te fitoje liberalizimin e vizave menjehere pasi te plotesoheshin te gjitha kriteret. Ne janar te ketij viti Komisioni Evropian dergoi nje ekip vleresimi ne Shqiperi. Komisioni Evropian pritet qe se shpejti te rekomandoje, ose jo, liberalizimin e vizave per Shqiperine. Nese do te rekomandohet, Parlamenti Evropian mund ta ratifikoje ne qershor te ketij viti. Qeveria amerikane e cileson te zgjidhur problemin e trafikut te qenieve njerezore ne Shqiperi, pavaresisht se ende e klasifikon si nje vend "Tier 2". Ky klasifikim do te rishikohet nga autoritetet amerikane ne qershor te ketij viti. Ne bashkepunim me Keshillin e Evropes, BE-ja mbeshtet reformen ne gjyqesor, kontrollin e kufijve, menaxhimin e doganave, njekohesisht edhe permiresimin e kapaciteteve te policise per te mposhtur krimin e organizuar dhe terrorizmin. Bashkepunimi rajonal mundesohet nga Njesia e BE-se per Bashkepunim Juridik (Eurojust), Europol. Marredheniet Itali-Shqiperi, Greqi-Shqiperi, dhe programet e reja me fqinjet e Adriatikut mbeshtesin bashkepunimin rajonal ne disa fusha, perfshi ate te antitrafikut. Operacionet e koordinuara kunder trafikut te qenieve njerezore (2003-09), te sponsorizuara nga USAID, ka qene instrumenti kryesor i SHBA-se per te reduktuar pasojat dhe efektet e trafikimit, perfshi mbeshtetjen e koordinimit ndermjet qeverise se Shqiperise, donatoreve dhe OJQ-ve.

Rekomandimet

Menyra me e mire per te garantuar progresin e Shqiperise eshte vazhdimi i integrimit ne institucionet Euroatlantike. Dhe per kete Shqiperua duhet te vazhdoje reformat e saj. Komuniteti nderkombetar mund te ndihmoje duke mbeshtetur procesin e reformave ne bashkepunim me qeverine. Progresi eshte gjithashtu nje hap i nevojshem i Shqiperise drejt Evropes.

Qeverise:

Hetoni dhe perndiqni ligjerisht te gjithe trafikantet e qenieve njerezore, gjithashtu edhe zyrtaret te cilet perfshihen me trafikun. Vazhdoni te permiresoni bashkepunimin ndermjet policise lokale dhe qendrave te strehimit.

Pergatisni nje draft te ri per Strategjine Kombetare per Luften kunder Trafikut per periudhen 2010-13 dhe kerkoni opinione nga donatoret dhe vendet anetare te BE-se.

Krijoni nje buxhet administrativ per ONCAT qe perfshin kostot e qendrave per strehimin e viktimave, per aktivitetet e tyre dhe njekohesisht per keto qendra mund te kerkoni donacione nga vende te tjera.

Organizoni nje Konference rajonale per antitrafikun ne Tirane gjate ketij viti ku te jene te pranishem politikane evropiane dhe amerikane.

Koordinohuni qe OJQ-te qe punojne me qendrat e strehimit te viktimave te vizitojne Uashingtonin dhe qytete evropiane, per te pasqyruar progresin e bere nga Shqiperia.

Bashkimit Evropian:

Mbeshtesni per ndertimin e metejshem te ONCAT duke caktuar nje specialist evropian per te punuar perkrah pales shqiptare.

Intensifikoni trajnimet dhe programet ne vend.

Liberalizoni regjimin e vizave per shtetasit shqiptar brenda vitit 2010 si njohje e progresit te Shqiperise per luften kunder trafikut te qenieve njerezore, vec hapave te tjere qe jane bere per plotesimin e kritereve te tjera ne kuader te bisedimeve per liberalizimin e vizave.

Qeverise se SHBA-se:

Klasifikoheni Shqiperine si "Tier 1", ne shenje te vleresimit te progresit qe Shqiperia ka bere ne luften kunder trafikimit.

Financoni ONCAT-in me ane te USAID.

Informoni Melane Verveer (Ambasadore per barazine gjinore) dhe Maria Otero (Nensekretare e Shtetit per Punet Globale) per progresin e Shqiperise ne luften kunder trafikimit te qenieve njerezore, ne menyre qe nje zyrtar amerikan te kryesoje Konferencen Rajonale te Antitrafikut.

* Perkthimi i plote i shkrimit te publikuar tek "Illyria" ne SHBA

** ONCAT eshte shkurtim per Zyra e Koordinatorit Kombetar Kunder Trafikimit, zyre qe drejtohet nga Zv.ministrja e Brendshme Iva Zajmi


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika