PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Hithvej lavderon kolegun e saj, Xhoni Dep


E Shtune, 27 Shkurt 2010

En Hithvej e ka "ngritur ne qiell" kolegun e saj nga filmi "Alice In Wonderland", Xhoni Dep. Aktorja paraqitet si Mbreteresha e Bardhe ne adaptimin nga Tim Barton te librit per femije, ndersa Xhoni Dep paraqitet si kapelaberesi i cmendur. "Njera prej gjerave me te cilen jam befasuar, ishte mistika rreth tij, te cilen mendoj se e pelqejne fansat e tij dhe mediet, dhe ai eshte njeriu me real qe mund te jete", ka thene Hithvej. "Mendoj se ai eshte saktesisht ai qe do te deshironte te ishte, po qe se te gjitha keto nuk do t'i ndodhnin atij. Une e admiroj aq shume ate. Jo vetem pse nuk ka lejuar qe fama ta godase ne koke, por ai nuk ka ndryshuar aspak dhe mendoj se kjo eshte dicka e mrekullueshme", ka shtuar Eni. "Alice In Wonderland" do te filloje te shfaqet ne fillim te marsit.






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika