Raner mohon te kete lidhje me Teronin
E Shtune, 27 Shkurt 2010
Ylli i filmit "Hurt Locker", Xheremi Raner ka hedhur poshte thashethemet se eshte ne romance me aktoren e bukur Carliz Teron, duke e pranuar se ata 'cmenden pas njeri-tjetrit', por vetem si miq. Kohe me pare mediet kane raportuar se bukuroshja jug-afrikane i kishte dhene fund lidhjes se saj me aktorin irlandez Stjuart Tounsend, edhe pse yjet e filmit ende pritet ta konfirmojne ndarjen e tyre. Teron tashme prej disa vitesh ka miqesi te ngushte me Ranerin, por ata kishin nxitur raporte per nje romance te re, pasi jane pare duke u kenaqur se bashku ne mbremje te shumta ne Hollivud, ne javet pas raporteve per ndarjen e saj nga Tounsendi. Mirepo Raner eshte kembengules se lidhja e tij me Carlizin eshte plotesisht miqesore. "Ne jemi vetem miq. Ne cmendemi pas njeri-tjetrit. Une mund te dal me te, te luaj ne pianon e saj dhe te sherbej konjak", ka thene ai per revisten "People".