PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Remy Ma, mohon se eshte lesbike


E Shtune, 27 Shkurt 2010

Rreperja problematike e cila tashme gjendet ne burg, Remy Ma, ka hedhur poshte raportet se ka pasur nje afere me kengetaren Niki Minaj, duke insistuar se ajo nuk eshte nje lesbike. Ylli i hip-hopit, 28 vjece, emri i vertete Reminish Smit, ishte martuar me rreperin Papoose ne burg, menjehere pasi ajo ishte denuar per sulm, posedim armesh dhe per te shtena me arme ndaj Makeda Xhozefit, ne korrik te vitit 2007. Ajo ishte percjelle me thashetheme te vazhdueshme per nje marredhenie lesbike, pasi kishte dale nje video-incizim ne internet vitin e kaluar, ne te cilin Minaj kishte deklaruar se ato kishin nje marredhenie. Por, Remy Ma eshte kembengulese se nuk eshte nje lesbike, duke thirrur ne nje emision ne radio, per te sqaruar thashethemet. "Nuk jam lesbike, pra si do te beja seks me Niki Minaj? Jo, kurre nuk kam bere seks me Nikin apo me ndonje femer tjeter. Kurre nuk kam qene ne lidhje me nje vajze dhe as qe do ta bej kete", ka thene ajo.






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika