Murinjo flet si trajner i Celsit
E Shtune, 27 Shkurt 2010
MILANO- Trajneri i Interit, Jose Murinjo, ka fituar betejen e pare ne 1/8 e Champions League kunder ish-skuadres se tij, Celsi, por eshte i bindur se kur te shkoje ne ndeshjen e kthimit ne Stamford Bridge, nuk do te mposhtet. Rekordi i tij pozitiv ne kete stadium te Londres mund t'i jap perparesi, pavaresisht se tashme drejton skuadren e Interit. "Kam nje rekord ne kete stadium dhe do ta mbaj", ka thene Murinjo per mediat. Kampioni i Italise ka epersi 2-1 para ndeshjes se dyte te fazes eliminatore te "Champions", qe do te zhvillohet me 16 mars. Murinjo nuk kishte humbur asnje ndeshje ne shtepi gjate periudhes tre-vjecare si menaxher i Celsit. Trajneri portugez ka pranuar se rikthimi i tij ne Stamford Bridge do te jete perballje emocionuese.