"Ja pse nuk aktivizon Ervin Skelen"
E Shtune, 27 Shkurt 2010
Trajneri i ri i Tus Koblenz, Petrik Sander, hodhi drite mbi aktivizimin e paket te Ervin Skeles ne gjashte ndeshjet e fundit nen drejtimin e tij. I pyetur nga revista prestigjioze futbollistike gjermane "Kicker", trajneri i Tus Koblenz, hodhi poshte cdo ide konflikti me mesfushorin shqiptar. "Kur nje trajner i ri vjen, se pari eshte shume e veshtire per te qe te shikoje pas maskes. Gjithsesi, eshte nje epersi per mua, qe e njoh Ervin Skelen shume mire dhe kam nje marredhenie shume miqesore e mirebesimi me te. Une i njoh anet e forta dhe te dobeta te tij. Per mua eshte e mjaftueshme te hedh ne fushe skuadren me te mire te mundshme, jo me patjeter 11-te futbollistet me te mire te skuadres. Natyrisht, qe ai eshte i zhgenjyer, kete e di, por une duhet te gjej kohen e duhur, qe aftesite e tij futbollistike t'ia ve ne dispozicion te skuadres",-tha Sander. Ne gjashte ndeshjet e fazes se dyte te Bundesliges 2, Tus Koblenz ka grumbulluar vetem 6 pike, nderkohe qe Skela, nje nga futbollistet me me pervoje ne skuader ka luajtur vetem ne kater prej tyre, vetem nje here si titullar dhe tre here si zevendesues.