 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
"Tifozet do na rikthejne tek fitorja"
E Shtune, 27 Shkurt 2010
Lojtari i kombetares shqiptare te futbollit, Lorik Cana, duket se ka gjetur menyren me te mire per te ngritur moralin e skuadres ku militon ne Premiership, Sunderland. Kapiteni beson tek tifozeria dhe i ka bere thirrje kesaj te fundit, qe t'i jape zemer ekipit dhe mbeshtetje ne stadium. "Tifozet besnike te Sanderlendit do te kene nje rol shume te rendesishem ne sfiden e fundjaves kunder Fulhamit",-tha Cana dy dite para ndeshjes vendimtare. Takimi zhvillohet pasditen e se dieles (neser), por "Macet e zeza" kane 14 ndeshje pa fituar dhe maksimumi i arritur ka qene barazimi, ndersa rrezikojne te bien ne zonen e ftohte, pas nje fillimi te mire qe i mbajti ne mesin e arte te tabeles se renditjes. Kapiteni i "maceve te zeza" i kerkoi "ushtrise bardhekuqe" qe te mbeshtese skuadren per te arritur fitoren e pare pas 14 ndeshjeve.
Te besuarit e Stiv Brus ndodhen nen presion dhe Cana deklaroi se "tifozet bejne diferencen ne futboll edhe pse ne futbollistet jemi aktoret kryesore ne fushe. Ne luajme, shenojme dhe mundohemi te fitojme ndeshjet".
Me tej Cana shpjegoi se me ekipet e medha ka perjetuar presionin per te fituar trofe apo nje vend ne Evrope. "Tashme po kaloj te njejten situate, por objektivi eshte qe skuadra t'i shpetoje renies nga kategoria. Duhet ta mbyllim sa me mire sezonin dhe te dalim nga kjo situate e veshtire", perfundoi kapiteni, duke u shprehur i bindur se klubi dhe tifozet meritonin me shume nga ekipi. Lojtari 26 vjecar qe u ble nga Sanderland ne vere prej Marsejes, pati nje fillim te mire me skuadren, duke arritur rezultate impresionuese dhe kenaqur tifozerine vendase. Tashme skuadra gjendet ne veshtiresi dhe do te kerkoje kthesen e madhe qe ne takimin e se dieles, kur kane mbetur edhe 12 ndeshje nga fundi i kampionatit.
Java e 27 e Premiership
SOT:
CHELSEA-MANCHESTER CITY
BIRMINGHAM-WIGAN
BOLTON-WOLVES
BURNLEY-PORTSMOUTH
STOKE-ARSENAL
NESER:
TOTENHAM-EVERTON
LIVERPOOL-BLACKBURN
SUNDERLAND-FULHAM
Renditja:
CHELSEA 61 pike
MANCHESTER UTD 60
ARSENAL 55
TOTTENHAM 46
MANCHESTER CITY 46
LIVERPOOL 45
ASTON VILLA 45
EVERTON 38
FULHAM 37
BIRMINGHAM 37
STOKE CITY 34
BLACKBURN 34
WEST HAM 27
SUNDERLAND 26
WIGAN 25
WOLVES 24
HULL CITY 24
BOLTON 23
BURNLEY 23
PORTSMOUTH 17
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Duro: Irlanden e Veriut, mat progresin kuqezi
- Gramozi, nje ndeshje larg shtepise
- Trajneri Uorthington ndjek kuqezinjte ne DVD: Meritojne me teper respekt
- Mbyllet Olimpiada e Dimrit, me shume medalje per Kanadane dhe SHBA
- Aksidentet, ana tjeter e medaljes ne Vankuver
- Zinedin Zidan: Kurre nuk do te kerkoj falje Materacit
- Geri Nevil: Runi do te jete nje legjende tek Mancester Junajtid
- Nesta, "adio" kombetares se Italise
- Kategoria Superiore/ Korcaret fitojne minimalisht me Shkumbinin, 1-0
- Tola: Krenar per Shqiperine, mjafton perfaqesimi ne Olimpiade
- Lala titullar me Hanover, para miqesores me Irlanden e Veriut
- Dyshja sulmuese, dilema e madhe e Kuzhe per Irlanden e Veriut
- Interi fiton ne Udine dhe nuk leshon kreun, +4 nga Milani
- Leonardo i shqetesuar, Pato largohet i demtuar nga fusha
- Mjafton nje pjese loje per Runin, nje trofe me shume per Mancesterit
|
|