 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Abortet, Tirana 11 femije shuhen cdo dite
E Shtune, 27 Shkurt 2010
Numri i aborteve ka ardhur ne rritje nga viti ne vit. Ne nje studim te kryer nga Instituti i Shendetit Publik, ka rezultuar se gjate vitit 2009 jane kryer 9.100 aborte dhe perkatesisht ne Tirane 3.900 raste, me pas vjen Fieri 930 raste, Vlora 764 e pastaj Berati 545 raste. Raportimet per shtimin e rasteve te aborteve publikohen nga viti ne vit, ndersa vendi vazhdon te kete nje nivel te ulet te lindshmerise, 2.3 lindje te gjalla per grua. Te dhenat jane marre ne te gjitha maternitet e vendit, por edhe ne nje pjese te mire te klinikave private te cilat kryejne keto lloj nderhyrjesh.
Abortet
Studimi i fundit i kryer nga Instituti i Shendetit Publik, fakton se vetem pergjate vitit 2009 ne sistemin shendetesor publik dhe privat ne te gjithe vendin jane kryer 9.100 aborte. Specialistet e Institutit te Shendetit Publik shpjegojne se grate kane ende nje lidhje te forte me metodat tradicionale kontraceptive, te cilat jane me pak efektive se metodat moderne. Raportimi i aborteve me ane te skedes se abortit ka nxjerre ne pah shkaqet e shumta qe cojne vajzat dhe grate drejt abortit. Me kryesoret jane karriera, varfra ekonomike por nuk mbeten pas edhe preferencat per seksin mashkull, dhe ne te shumten e rasteve ato cifte qe kane vajze dhe femijen e ardhshem kane perseri te te njejtit seks e abortojne. "Ekzistojne nje sere shkaqesh qe i detyrojne grate te nderpresin shtatzenine, midis te cilave mund te permenden prirja e disa grave per t'iu perkushtuar me shume karrieres se tyre, por me e rendesishmja eshte varferia, lehtesimi nga detyrimet, numri i larte i femijeve, arsyet shendetesore, renia e numrit te martesave", - thote Alba Merdani, specialiste ne Institutin e Shendetit Publik dhe koordinatore per programin e "Survejances se abortit".
Studimet
Qe prej vitit 2005, nje grup specialistesh ne Institutin e Shendetit Publik kane filluar ngritjen e sistemit te "Survejances se abortit" ne te gjitha rrethet e Shqiperise, me qellim permiresimin e rruges se raportimit te aborteve te kryera ne sektorin publik dhe privat (raportimi i aborteve me ane te skedes se abortit). Nje sistem raportimi per abortet, sipas saj, eshte i rendesishem, pasi grate vazhdojne ta konsiderojne abortin si nje metode te planifikimit familjar. Shtatzenite e padeshiruara, niveli i vdekshmerise amtare dhe per me teper, komplikacionet si rrjedhoje e abortit te induktuar, duhet te vleresohen pasi ato jane kercenime potenciale per shendetin e gruas. Keto te dhena tregojne edhe trendin e aborteve ne vite. Krijimi i sistemit te "Survejances se abortit" ne Shqiperi, si nje nisme e Institutit te Shendetit Publik nen drejtimin e Ministrise se Shendetesise, krijoi themelet e tij me urdhrin e Ministrit te Shendetesise qe ne vitin 2007, per mbledhjen e informacionit per abortet ne sherbimet shendetesore publike dhe private. Bazuar ne kete urdher, dokumenti zyrtar per raportimin e aborteve eshte skeda e abortit, e cila duhet te plotesohet detyrimisht nga mjeku specialist qe kryen abortin. Instituti i Shendetit Publik eshte pergjegjes per perpunimin e te dhenave qe vijne nga rrethet dhe per raportimin ne Ministrine e Shendetesise. Eshte krijuar nje softeare per analizimin e te dhenave, i cili gjate vitit 2009 eshte instaluar ne 12 rrethe te vendit dhe faza perfundimtare konsiston ne instalimin e tij ne te gjitha rrethet e vendit.
Pasojat e abortit
Aborti mund te rrezikoje seriozisht jeten e gruas
Aborti demton fizikun e gruas dhe gjendjen psikologjike te saj
Aborti i pare, ka mundesi qe te ndikoje edhe ne mosngeljen shtatzene here tjeter
Abortet mund te shkaktojne infeksione te ndryshme dhe probleme me mitren
Aborti eshte nje eksperience traumatike dhe sjell vuajtje te madhe shpirterore
Aborti sjell edhe lodhje fizike dhe mendore per femren
Sipas studimit te ISHP-se, 90 per qind e te intervistuarve duan te kene femije
Kushtet ekonomike, shkak per sa me pak femije
Shtatzenite e padeshiruara, grate fajesojne burrat
Femrat theksojne se ne shumicen e rasteve pergjegjes per shtatzenite e padeshiruara jane meshkujt. Keshtu, gjate intervistave te tyre ato kane pohuar se pergjegjese per parandalimin e shtatzenive duhet te jene te dyja palet, por gjithsesi ato theksojne se burri ka me shume ne dore per te parandaluar shtatzenite e padeshirueshme. "Studimi tregon se tek femrat e intervistuara ndeshet opinioni se pergjegjes kryesor per nje shtazani te mundshme eshte mashkulli. Jo pak, por 70 per qind e te intervistuarave, burrave ua kane atribuuar pergjegjesine per shtatzenite e padeshiruara",- behet e ditur ne studim duke shtuar se ky konkluzion lidhet me faktin qe elementi kryesor per te parandaluar nje shtatzeni te mundshme, eshte kujdesi dhe kontrolli i meshkujve. Ndersa nga ana tjeter, po sipas studimit, meshkujt nuk ua faturojne fajin vetem vetes se tyre, por edhe grave. Ne intervistat e tyre, ata theksojne se pergjegjes per shtatzenite jane te dyja palet njesoj. Megjithate, gjate intervistave, kishte edhe meshkuj qe theksonin se pergjegjese per nje shtatzeni te padeshiruar jane femrat.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Problemet me shikimin, 1.850 operacione ne Tirane
- ISKSH, regjister kombetar per kontribuuesit
- Sheshi "Skenderbej", i hapet rruga rigjallerimit
- Shfrytezuan lumenjte, mbyllen 21 subjekte
- Studentet iu vene nota pedagogeve
- Vleresimi i pedagogut, qe nga shpjegimi e deri tek sjellja
- Formularet A1 dhe A1z shperndahen ne shkolla
- "Femijet obeze, drejt diabetit"
- Terhiqet uji, rruget te bllokuara
- Tirana perkujton 200 vjetorin e lindjes se Shopenit
- Drejtoret, mesim 4 here ne jave
- Rekord gjetjesh brenda nje nate ne "Njerez te Humbur"
- Provimet e lirimit, shpallen programet e reja orientuese
- Bie niveli i ujit, rriten permbytjet
- Erozioni demton Bogoven, qyteti nje jave pa uje
|
|