 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Lumenjte, Gjanica mban "top-listen" per ndotje
E Shtune, 27 Shkurt 2010
Sonila Isaku
Lumi i Gjanices pervec ndotjes nga ujerat e zeza dhe mbetjet urbane, tashme eshte i ndotur edhe me mbetje industriale. Situata e veshtire e ka detyruar Ministrine e Mjedisit qe te marre nje sere masash per rehabilitimin mjedisor te tij, nderkohe qe edhe disa lumenj te tjere kane nevoje per nderhyrje, pasi sasa e ndotjes se tyre eshte shume here me e larte se normat e lejuara, ndersa afersia e tyre me detin ku derdhen eshte shume e paket. Kjo sjelle nje gjendje te rende ne zonat bregdetare ku nuk ka trajtime te ujerave te zeza, te cilat vazhdojne te shkarkohen ne det.
Ndotja
Lumi i Gjanices, ne Fier eshte teresisht i ndotur nga mbetjet qe depozitohen aty prej vitesh, nga industria e perpunimit te naftes. Kreu i bashkise ka kerkuar gjetjen e financimeve per realizimin e ketij projekti. Ne projektin perfundimtar per rehabilitimin e ketij lumi, qe po demton shendetin e banoreve kreu i Mjedisit, Fatmir Mediu tha se do te ndihmonte ne gjetjen financimeve qe do te perdoren per rehabilimin e lumit. Ministri i Mjedisit ka saktesuar se ujerat siperfaqesore te disa lumenjve ne vend jane te ndotur. "Tashme nuk mund te ecet me vetem bazuar ne politika sektoriale, por sfida e mjedisit mund te perballohet nepermjet zgjidhjeve te integruara te problemeve si: degradimi dhe varferimi i zonave rurale, katastrofa urbane, degradimi mjedisor dhe keq-administrimi i burimeve natyrore" eshte shprehur gjate fjales se tij ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu. Sipas tij, ky projekt ka per qellim rehabilitimin e disa ceshtjeve mjedisore ne qytetin e Fierit, sic jane ujerat e ndotura dhe mbetjet urbane. Per Mediun keto duhet te konsiderohen jo vetem projekte te rendesishme por edhe te domosdoshem. Sot ne vendin tone nuk funksionon nje teknologji per pastrimin dhe ne shume qytete, nuk ka kushte minimale te transportit, depozitimit, trajtimit, riciklimit, riperdorimit apo te prodhimit te energjise.
Lumenjte
Nga monitorimi i cilesise se ujerave ne vendin tone, rezulton se ujerat siperfaqesore sa i takon lumenjve jane pjeserisht te ndotur. Ne lidhje me shkarkimet e ujerave te ndotura urbane situata eshte kritike. "Kjo sepse akoma mungon ne pjesen me te madhe te zonave urbane infrastruktura e grumbullimit dhe e trajtimit te tyre, duke perfunduar ne shkarkime direkt ne ujera siperfaqesore dhe ne dete, pa ndonje trajtim paraprak", ka pohuar ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu. Sipas tij, situata veshtiresohet akoma me shume ne zonen bregdetare, ku rritja e madhe e strukturave turistike nuk eshte shoqeruar me masat respektive per menaxhimin e mbetjeve te ngurta dhe trajtimin e ujerave te zeza.
Nga monitorimi Lumenjte me te ndotur ne vend jane: Gjanica, Semani, Ishem, lumi i Lanes dhe lumi i Tiranes.
Lumenjte me te ndotur
Gjanica,
Semani
Ishem
Lumi i Lanes
Lumi i Tiranes
Burime te ndotjes se lumit Gjanice
1 .Shkarkimet e lengeta industriale te KPTHN Ballsh, UPN Fier, TEC-Fier.
2. Shkarkimet e lengeta industriale te TEC-Ballsh.
3. Ujerat shoqeruese te naftes te impiantit te dekantimit Usoje, Visoke.
4. Ujerat siperfaqesore te vendburimit Visoke.
5. Ujerat urbane te qytetit te Ballshit, fshatrave perreth.
6. Mbetjet e ngurta urbane te qendrave te banuara gjate gjithe rrjedhes se lumit nga Ballshi deri ne Fier.
7. Mbetjet inerte nga ndertimet ne zonat e banuara.
Studimi i ISHP tregon se ne te gjithe vendin numerohen 9.100 nderhyrje
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Problemet me shikimin, 1.850 operacione ne Tirane
- ISKSH, regjister kombetar per kontribuuesit
- Sheshi "Skenderbej", i hapet rruga rigjallerimit
- Shfrytezuan lumenjte, mbyllen 21 subjekte
- Studentet iu vene nota pedagogeve
- Vleresimi i pedagogut, qe nga shpjegimi e deri tek sjellja
- Formularet A1 dhe A1z shperndahen ne shkolla
- "Femijet obeze, drejt diabetit"
- Terhiqet uji, rruget te bllokuara
- Tirana perkujton 200 vjetorin e lindjes se Shopenit
- Drejtoret, mesim 4 here ne jave
- Rekord gjetjesh brenda nje nate ne "Njerez te Humbur"
- Provimet e lirimit, shpallen programet e reja orientuese
- Bie niveli i ujit, rriten permbytjet
- Erozioni demton Bogoven, qyteti nje jave pa uje
|
|