 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Pyetjet me zhvillim, vleresim i vecante
E Shtune, 27 Shkurt 2010
Maturanteve do t'u jepet nota qe iu takon. Sivjet, Agjencia Qendrore e Vleresimit te Arritjeve do te vere ne zbatim nje mekanizem te ri vleresimi, i cili edhe pse i diskutuar me pare, kete vit do te funksionoje ashtu sic duhet. Keshtu, AVA ka arritur te gjeje mekanizmin se si do te veproje me maturantet qe arrijne t'i pergjigjen vetem nje pjese te pyetjeve me zhvillim. Pervecse maturanteve do iu jepet ajo note qe u takon, sipas nje vleresimi te pershkallezuar, AVA ka menduar qe te vendose nga dy vleresues per cdo test, duke arritur te beje keshtu filtrimin e vleresimit.
Metoda e re
Sipas burimeve nga ky institucion, ne rast se nje pyetje me zhvillim vleresohet me 5 pike ne total dhe studenti i pergjigjet vetem nje pjese te saj, atehere ai do te vleresohet me aq pike sa ka arritur te zhvilloje pyetjen. Ky vleresim mund te jete edhe 2, 2.5 apo me shume ose me pak pike. Rendesi ka qe po merren te gjitha masat qe vleresimi te jete sa me objektiv. Eshte ky shkaku pse eshte menduar te caktohen nga dy vleresues per cdo test. Duket se pershkallezimi do te jete nje fenomen qe do te perdoret edhe per nivelin e testeve, pasi ka rezultuar efikas. Nga ana tjeter, eshte menduar qe testet e matures Shteterore te jene me tre nivele veshtiresie, ne menyre qe te gjithe maturantet te kene hapesiren e vet per t'iu pergjigjur pyetjeve, qofshin ato te lehta apo edhe te veshtira.
Nivelet
Sipas rregullores se Matures Shteterore, ne test do te kete hapesire per nxenesit e dobet, ata mesatare dhe nxenesit e mire dhe shume te mire. Ndaj kesaj menyre, kane pasur rezerva maturantet e mire, te cilet per shkak te moskonvertimit te niveleve, shprehen se rrezikojne te marrin te njejten note me maturantet e dobet. Te gjithe maturantet te cilet hyjne ne kategorine e nxenesve te dobet, pra qe pergjithesisht marrin noten 5 ose 6, do te kene hapesiren e tyre ne cdonjerin prej testeve te provimeve te Matures Shteterore. Keshtu ne masen 40 per qind, AVA do te pergatise pyetje pikerisht per kete nivel, i cili korrespondon me nivelin e trete, sipas kategorizimit qe i ka bere AVA. Niveli i dyte, ku hyjne nxenes pak me te mire se te dobetit, do te zere ne cdonjerin prej testeve plot 80 per qind te totalit te pyetjeve. Niveli i pare, ose niveli i nxenesve te mire dhe shume te mire do te kete 100 per qind hapesire ne test.
Skema
Korrigjimi i provimeve, neper disa "duar"
Ne menyre qe vleresimi i testeve te behet sa me objektiv, edhe per kete vit Agjencia e Vleresimit te Arritjeve ka menduar qe te vendosen 4 qendra te korrigjimit te provimeve. Keshtu, procesi i korrigjimit te testeve te pershkallezohet ne disa rrethe, kjo ne ndihme te korrigjimit sa me te shpejte te testeve ashtu dhe ne berjen e nje vleresimit te sakte. Pershkallezimi i korrigjimeve eshte menduar te behet pervec AVA ne Tirane edhe ne tre qytete te tjera si ne Fier, Shkoder dhe ne Elbasan. Qendrat ne fjale eshte menduar te ruhen ne menyre te rrepte nga policet dhe kamerat e vendosura ne keto ambiente e qe jane percaktuar ne baze te bashkepunimit me Ministrine e Brendshme, ne lidhje me garantimin e ketij procesi.
MASH: Si te permiresojme ekonomine nepermjet AP
Arsimi profesional, qendra trajnimi per te rinjte
Rendesia e arsimit profesional (AP) ne zhvillimin e ekonomise shqiptare, lidhja e biznesit me shkollat e ketij sistemi dhe zhvillimi i biznesit duke pasur punonjes me te kualifikuar, kane qene ne qender te tryezes rrumbullake me teme "Permiresimi i Arsimit dhe Formimit Profesional permes Partneritetit Social dhe Perfshirjes se Biznesit". Gjate takimit Ministri Tafaj theksoi se, arsimi dhe formimi profesional perben prioritetin dhe sfiden me kryesore ne te gjithe fushen e arsimit, per shkak se tashme eshte plotesisht e vertetuar nga te gjitha studimet dhe eksperiencat dhe ne menyre te vecante nga progresi i vendeve me te zhvilluara te botes, qe nje ekonomie tregu te lire mund t'i paraprihet vetem me njerez te shkolluar mire. "Ne kete kendveshtrim arsimi profesional eshte rruga me e mire jo vetem per te rritur nivelin e punesimit, por mbi te gjitha per t'ju ofruar shanse brezit te ri dhe per t'i paraprire zhvillimit te shpejte te ekonomise ne vendin tone", -tha Tafaj. Qeveria e ka shpallur tashme ne programin e saj ne menyre te qarte objektivin e nxitjes se partneritetit publik dhe privat ne zhvillimin e arsimit. Gjithashtu eshte shpallur dhe strategjia e bashkepunimit te ngushte me te gjithe faktoret dhe partneret qe veprojne ne kete fushe, ne te gjitha nivelet e vendimmarrjes makro dhe mikro, pra deri ne nivelin e shkolles dhe qendres se formimit profesional. "Arsimi profesional nuk mund te zhvillohet pa njohur interesat e tregut te punes, interesat e sektorit privat dhe pa bashkepunuar me to dhe pa u dhene atyre aksesin e nevojshem per te vepruar ne nivelin e vendimmarrjes dhe implementimit",- vijoj Tafaj.
Shkollat, shumefunksionale
Shkollat profesionale do te konceptohen si qendra multifunksionale qe ofrojne shume profile studimesh, me kohezgjatje dhe kualifikime te shumellojshme jo vetem per te rinjte, por edhe per te rriturit qe kane nevoje te rishkollohen per t'u ripozicionuar ne tregun e punes.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Problemet me shikimin, 1.850 operacione ne Tirane
- ISKSH, regjister kombetar per kontribuuesit
- Sheshi "Skenderbej", i hapet rruga rigjallerimit
- Shfrytezuan lumenjte, mbyllen 21 subjekte
- Studentet iu vene nota pedagogeve
- Vleresimi i pedagogut, qe nga shpjegimi e deri tek sjellja
- Formularet A1 dhe A1z shperndahen ne shkolla
- "Femijet obeze, drejt diabetit"
- Terhiqet uji, rruget te bllokuara
- Tirana perkujton 200 vjetorin e lindjes se Shopenit
- Drejtoret, mesim 4 here ne jave
- Rekord gjetjesh brenda nje nate ne "Njerez te Humbur"
- Provimet e lirimit, shpallen programet e reja orientuese
- Bie niveli i ujit, rriten permbytjet
- Erozioni demton Bogoven, qyteti nje jave pa uje
|
|