PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Rreshkitjet ne Apoloni, largohen 36 veprat antike


E Shtune, 27 Shkurt 2010

FIER- Alarmi per rreshkitjet e dherave ne parkun e zones antike te Apolonise ka derguar ne vendngjarje edhe ekspertet gjermane. Nga parku jane nxjerre 36 objekte me vlere per sistemimin e tyre ne nje vend me te sigurt, per shkak te erozionit qe ka perfshire zonen antike. Prej me se nje jave jane nderprere vizitat ne Park dhe Muzeun e Apolonise. Ne Muze prej ditesh mungon dhe energjia elektrike. Alarmi u dha nga drejtori i muzeut, Marin Haxhimihali, qe kerkoi nderhyrjen e menjehershme per te shpetuar vlerat kombetare. Pas kesaj u vendos qe te priteshin eksperte te huaj qe do te ndihmonin specialistet shqiptare ne evakuimin e monumenteve antike, 8 prej te cilave te medha. Pas mberritjes te dy eksperteve gjermane, dje nisi puna per evakuimin e monumenteve te rendesishme. Specialistet gjermane vijne nga Universiteti i Kelnit. Zhvendosja u la ne dore te tyre pasi ata e njohin mjaft mire terrenin, duke qene se jane pjese e ekspedites shqiptaro-gjermane qe po punon ne Apoloni.










Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika