PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Erozioni demton Bogoven, qyteti nje jave pa uje


E Shtune, 27 Shkurt 2010

BERAT- Mungesa e ujit te pijshem prej gati nje jave rrezikon edhe perhapjen e mundshme te epidemise ne kete qytet. Megjithese Ndermarrja e Ujesjellesit dhe bashkia jane kujdesur per nderhyrjen ne tubacione dhe menaxhimin e situates, disa here saldimi i bere ne rrjet eshte demtuar serish nga dherat ne vendburimin e Bogoves. Autoritetet njoftuan qytetaret se defekti do te riparohej brenda 72 oreve te ardhshme, qe llogaritet furnizimi normal me uje te pijshem duke nisur nga mbremja e sotme, ose dita e diel. Banoret, numri i te cileve shkon ne mbi 100 mije persona, furnizohen me uje nepermjet depozitave te ujit te klorifikuara, por edhe shperndarjes se ujit te pijshem me autobote nga bashkia ne orare te caktuara. Drejtuesit e njesise vendore kane urdheruar qe dy autobote pergjate gjithe dites te bejne furnizimin me uje te te gjitha lagjeve dhe institucioneve, me qellim qe te mos mungoje. Por ne levizje jane vene edhe autoritetet e shendetesise, duke mbajtur situaten nen kontroll dhe kryer analiza here pas here te ujit te pijshem. Dy dite me pare eshte njoftuar zierja e ujit para perdorimit, pavaresisht nga niveli i glorifikimit. Shperndarja e ujit me autobote nis prej ores 09:00 te mengjesit dhe perfundon ne oret 20:00 te mbremjes. Shkak jane bere shkarjet e dherave ne vendin e quajtur "Uji i Zi" ne Bogove, duke demtuar rrjetin e tubacioneve qe furnizojne kryesisht qytetin e Beratit dhe rrethinat e tij.






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika