 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Bie niveli i ujit, rriten permbytjet
E Shtune, 27 Shkurt 2010
Shkoder- Bie niveli i ujit ne lumenjte Drin dhe Buna, por rritet siperfaqja e tokes dhe numri i shtepive te permbytura apo te rrethuara nga uji. Shtabi i Emergjencave dhe Forcat e Armatosura kane evakuuar nga banesat rreth 400 persona ne zonen periferike te qytetit te Shkodres dhe rrethinat e saj. Siperfaqja e permbytur, dje pasdite ka shkuar ne 6.700 hektare sipas Ministrise se Brendshme, kurse 805 shtepi ishin me prezence uji dhe 108 nen uje. Ne krahasim me dy dite me pare, uji ka perparuar me mbi 1.300 ha toke me teper. Por autoritetet vendore njoftuan se nuk ka vend per panik, pasi permiresimi i kushteve atmosferike diten e djeshme, ka ndikuar se tepermi ne uljen edhe te nivelit te ujit. Aktualisht problematike paraqitet gjendja ne disa rruge rurale, lagjet periferike te qytetit dhe komunat si Velipoja, Bushati, Berdica, Dajci, Ana e Malit, ku siperfaqet nen uje shkojne nga 800-1800 ha toke. Kurse ne bashki dhe tre komuna te tjera siperfaqet variojne nga 300 ha toke dhe ne renie.
Situata monitorohet nga afer edhe prej specialisteve te Ministrise se Bujqesise dhe autoriteteve vendore. "Operacionet e evakuimit, shpetimit dhe transportit te komunitetit po kryhen nga strukturat e Forcave te Armatosura dhe te Policise se Shtetit", njoftoi zedhenesi i MB-se, Fatmir Konja. Ne Daragjat te komunes Dajc dhe ne Cas te komunes Velipoje, dy zonat me te prekura nga permbytjet prej shirave dhe shkarkimeve ne hidrocentralet e kaskades se Drinit, po punohet per perforcimin e argjinaturave, ndersa ne Ashte te komunes Bushat vazhdojne punimet per forcimin e vendit ku rrezikohet shembja e disa shtepive.
"Per shkak te nivelit te ujit disa akse rrugore jane te kalueshme vetem nga automjetet e larta, si aksi rrugor nga Kthesa e Dajcit, deri tek Ura e Shirqit, aksi i rruges se Obotit dhe Gorrices ne Komunen Ana e Malit dhe aksi rrugor Berdice-Velipoje, tek ura e Gjo Lulit. Ne aksin e rruges nacionale tek Harku i Berdices nuk ka prezence uji", njoftoi dje Ministria e Brendshme. Numri me i madh i te evokuarve eshte nga zona urbane e Shkodres me 250 persona, megjithese ka pak shtepi nen uje. Ne Velipoje dhe Dajc ka 88 banesa nen uje, kurse ne te gjitha zonat mbi 800 shtepi rrezikojne permbytjen.
Ne zonen urbane situata paraqitet shqetesuese ne periferi te lagjes "Tophane", por probleme ka edhe ne "Livadhe" dhe "Ajasem" si pasoje e prurjeve te Bunes dhe Drinit.
Tabela e permbytjeve ne qarkun Shkoder:
Nr Njesia vendoreToke e permbyturPersona te evakuuar dhe te akomoduarShtepi te permbyturaShtepi te rrethuara nga uji1B. Shkoder 100 ha250 5 602K. Dajc 1800 ha110 35 1503K. Ana Malit 800 ha 15 1654K. Velipoje 1300 ha 15 53 1505K. Berdice 1100 ha 1207K. Bushat 1200 ha 308K. Guri Zi 300 ha 1309K. Rrethina 150 haGjithsej 6750 ha375108 shtepi 805 shtepi
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Problemet me shikimin, 1.850 operacione ne Tirane
- ISKSH, regjister kombetar per kontribuuesit
- Sheshi "Skenderbej", i hapet rruga rigjallerimit
- Shfrytezuan lumenjte, mbyllen 21 subjekte
- Studentet iu vene nota pedagogeve
- Vleresimi i pedagogut, qe nga shpjegimi e deri tek sjellja
- Formularet A1 dhe A1z shperndahen ne shkolla
- "Femijet obeze, drejt diabetit"
- Terhiqet uji, rruget te bllokuara
- Tirana perkujton 200 vjetorin e lindjes se Shopenit
- Drejtoret, mesim 4 here ne jave
- Rekord gjetjesh brenda nje nate ne "Njerez te Humbur"
- Provimet e lirimit, shpallen programet e reja orientuese
- Bie niveli i ujit, rriten permbytjet
- Erozioni demton Bogoven, qyteti nje jave pa uje
|
|