Me ne fund
E Shtune, 27 Shkurt 2010
Agim Picaku
Opozita u kthye ne Parlament....Urra....Urra...
Eshte ceshtja e dites, simfonia e jetes se nje populli te lodhur nga politika dhe politikanet tane te cmendur...
Epo...me ne fund ...ja dhe kryetari i famshem i socialisteve u shfaq ne ekran, me pamjen e nje njeriu qe merr pjese ne nje ceremoni varrimi, per t'i lajmeruar shoket se tashme jeni te lire te shkoni ne Parlament, se tani me eshte mbushur mendja dhe kam vendosur qe te ndahem perfundimisht nga "kauza" qe paskesh qene e gabuar, por qe m'u deshen 6 muaj per ta kuptuar. U desh te vinin miqte dhe armiqte nga Europa per t'ia mbushur mendjen se kerkesa eshte e gabuar dhe e vonuar. U desh te sakrifikohej nga shoket deri ne djegie mandatesh per ta kuptuar se llogaria eshte e gabuar.
U desh deri ne percarje mes miqsh te vjeter per te vertetuar se cilet jane me mua dhe cilet kunder meje brenda se njejtes shtepi...
Gjashte muaj per te kuptuar se nje mendje eshte me pak racionale se mijera te tjera.
Gjashte muaj per te kuptuar se uni i nje njeriu behet rrezik per te gjithe kur tejkalon permasat e pranueshme.
Gjashte muaj per te degjuar zerin e nje populli qe u lodh duke thene:-nuk me intereson se kush eshte ne qeveri ...,me intereson te kem siguri, me intereson te kem pune, me intereson te kem uje, me intereson te ndahem nga e kaluara, me intereson te gjej rrugen per ne Europe.
Edi Rama u detyrua te pranoje deshtimin e tij ...e c'rendesi ka. Shqiptaret tashme jane mesuar te shohin dite per dite politikane dhe politika te gabuara tash 20 vjet.
Shqiptaret jane mesuar me deshtime, por te pakten sot nuk ka shqiptar ne kete vend qe nuk ndjehet me i lire qe opozita zuri vend ne parlament, jo se do te ndodhe ndonje mrekulli, jo kete s'e pret askush, por te pakten do ndjehet me i qete se gjoja dikush po punon per hallet e tij. Hapja e kutive me ne fund nuk do te jete kryefjala e kafeneve te tejmbushura nga papunesia, le te zevendesohet me nje kryefjale me te thjeshte qe te kete lidhje me hallet e shumta te popullit te thjeshte. Ne fjalen e socialisteve qe erdhi dje ne parlament me zerin e njerit prej socialisteve qe i ka rezistuar sistemeve z. Gramoz Ruci, me kane mbetur ne mendje disa prej fjaleve qe ai i drejtoi Kryeministrit te Shqiperise :...ne politikanet e brezit tone qe dhame nje shembull te keq ne keto vite tranzicioni duke zhvilluar zgjedhje te padrejta dhe te pandershme ...le t'u japim shansin atyre qe jane sot 20 vjecare te jene te lire te zgjidhen e te zgjedhin pa manipulime .....
Ne fakt teorikisht kjo shprehje i pelqeu cdo shqiptari qe e degjoi, por praktikisht eshte e veshtire te realizohet as nga e majta ekstreme dhe as nga e djathta ekstreme. Fjala qe tha z. Ruci me kujtoi thenien e njerit prej socialisteve me te preferuar per shqiptaret ish Kryeministrin e dikurshem z. Pandeli Majko, diten qe Presidenti Topi thirri ne zyren e tij dy lideret e dy partive kryesore, z.Berisha dhe z.Rama.
Z. Majko i ftuar ne nje studio televizive per te analizuar takimin e shumepritur, ne nje pyetje te drejtperdrejte nga nje analist se a do te kerkonte PS-ja hapjen e kutive nese ajo do te dilte fituese. Pergjigjja ishte e sinqerte: Jo.
Atehere cfare duhet te presin shqiptaret nese vete politikanet e pohojne se si nga njera pale, si nga pala tjeter eshte e veshtire te pranohet humbja... ? Asgje me shume sesa oksigjen i ri, vizion i ri dhe shkeputje perfundimtare nga politikat e gabuara te deritanishme.
Nuk ka nevoje per te shkuar larg per te marre modele. Eshte LSI-ja modeli me i mire qe perfundimisht ka treguar se eshte per ecjen perpara per hir te interesave te medha. Per hir te ketyre interesave LSI-ja hyri ne koalicion me te djathten duke qene e vetedijshme per riskun qe ka. LSI-ja eshte e gatshme te sakrifikoje perseri jo me gjuhen e metaforave, por me pragmatizmin e saj evident, me fjale te thjeshta nga gjuha shqipe dhe jo duke perdorur gjuhen e Rucit me topin e lene ne zonen e PD-se apo me "kavalierin" pa lidhje te Berishes ne fushen e PS-se.
Gjithsesi, hyrja ne parlament e opozites shqiptare duhet pershendetur nga te gjithe, sepse ne fund te fundit nje popull i tere opozitar nuk ka hedhur voten per deputetet qe shperdorojne mandatet ne rruge....