PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 2 ) Shiko komentet

Te shesesh lire dhe te paguash shtrenjte


E Shtune, 27 Shkurt 2010

Albin Kurti

Pas mbarimit te luftes statusi i Kosoves u shpall i pacaktuar dhe u ngri. Edhe pasuria e Kosoves u shpall disi e pacaktuar, por ajo nuk u ngri. Perkundrazi, ajo u shkri permes privatizimit. Per nje dekade na thoshin se problemi i zgjidhjes se problemeve eshte qe e kemi statusin e pazgjidhur, por doli se mospercaktimi i statusit nuk paraqiste kurrfare pengesash per ta shitur Kosoven. Avazi i njejte vazhdoi edhe pasi qe u shpall pavaresia. Kjo tregon se ka nje proces ne kete mes, qe nuk varet nga statusi i Kosoves, nje proces me te thelle qe eshte i pavarur nga varesia a pavaresia e Kosoves dhe gjithcka tjeter ndermjet ketyre dyjave. Eshte ky privatizimi - procesi qe zhduk te perbashketen e qytetareve dhe e lufton shoqerine.

Tash shpronesimi i shoqerise dhe publikut po gatitet te kulmoje. Privatizimi i KEK-ut, PTK-se, ANP-se, minieres se Sibovcit dhe Trepces ne vitet 2010 dhe 2011, eshte kuptimi i zevendesimit te zgjedhjeve parlamentare me ato lokale ne vitin 2009. PTK-ja eshte pasuri publike, pasuri e publikut kosovar qe numeron afer dy milione e gjysme banore, dhe pas privatizimit ajo do te jete pasuri ne duart e vetem disa vetave. Privatizimi ne jeten politike dhe institucionale ne Kosove e ka pasuar privatizimin ne ekonomi dhe jo anasjelltas. E kane privatizuar pasurine e perbashket dhe mjetet kolektive te prodhimit, jane dakorduar qe ta privatizojne token, nentoken dhe te ardhmen (permes borxheve), per t'i privatizuar mandej partite, institucionet dhe historine. Jane hedhur ne privatizim hapesira dhe koha jone. Cdo gje eshte bere private, pervec jetes qe eshte maksimalisht e kontrolluar nga jashte. Privatizimi, dhe jo ndonje term tjeter, ishte fjala kryesore e dekades se pasluftes. Tani duan qe privatizimi te mbetet fjala kryesore edhe e dekades se pavaresise. Kosova e ketille nuk shkon drejt BE-se se shekullit XXI, por drejt Amerikes Latine te shekullit XX.

E gjithe elita politike kosovare eshte fokusuar vetem ne transicionin nga okupimi serb, te protektorati nderkombetar qe u quajt clirim. Porse, transicioni te privatizimi dhe liberalizimi, kalimi te ekonomia e tregut te lire nuk u problematizua fare. U tha se duhet te jemi ne sherbim te ketyre meqe edhe formulat matematikore per tregun e lire tregojne se kjo do te na shpaguhet me vone. Doktrina e tregut te lire u pervetesua ne menyre plotesisht jokritike thuajse behet fjale per nje te vertete absolute te tipit qe predikojne religjionet. Fundamentalistet e tregut te lire me diploma ekonomie u bene ministra dhe zyrtare ne postet me te rendesishme te sistemit kur ishin ne pyetje ekonomia apo financat. Kurre nuk u lejua pyetja, se lere me debati, pse duhet te privatizojme. Pse duhet shitur ndermarrjet publike dhe ato shoqerore? Pse edhe atehere kur ato jane te suksesshme e fitimprurese? Pergjithesisht pse edhe atehere kur ato paraqesin leva te forta kushtezimi, me te cilat mund te na kontrollojne te tjeret? Se kompanite publike, te cilat duan t'i privatizojne, do te shnderrohen ne monopole private qe ofrojne sherbime publike. Keshtu jo vetem qe shteti do te varet nga to, por edhe secili qytetar.

Privatizimi i shnderroi fabrikat ne qendra tregtare kurse Kosoven ne nje vend qe konsumon por s'prodhon. Institucionet financiare nderkombetare nuk investuan dhe nuk e ndihmuan prodhimin ne Kosove i cili do te rezultonte me akumulimin vendor te kapitalit. Ato mbeshteten vetem instrumentet qe i nxjerrin parate nga Kosova si puna e bankave te huaja, infrastrukturen dhe sektoret strategjike sikurse energjetika, dhe ndermarrjet ku perfitimi eshte i madh dhe kthimi i investimeve i shpejte si (tele)komunikimet. (Pu)shteti me policine, gjykatat dhe analistet e vet, funksionoi si gardian i ketij rendi ne fuqi.

Borxhi pergjithesisht e rriti varesine. Kur problemi nuk konsiderohet ekonomik dhe s'trajtohet nga lart, atehere, ne fakt, jemi duke pritur qe problematizimi te jete social dhe nga poshte. Ndoshta poshte edhe kuptohet me mire ajo qe do te duhej te ndermerrej lart: "Arsimtaret dhe mjeket po ankohen duke thene qe para 25 vjeteve i kane pasur pagat shume me te larta, mirepo atehere punonte Trepca", me pat thene nje ish minator ne Mitrovice.

Organizmat e vetem nderkombetare ku u anetaresua Kosova e pavarur, FMN-ja dhe BB-ja, shprehen se e kuptojne brengen e Kosoves qe s'ka para, por i thone asaj qe prandaj duhet te vazhdoje t'i shese pasurite. Ne vitin 2010 do te shiten gjigantet ekonomike dhe mandej ato para do te perfundojne tek ata qe eksportojne te ne, meqe ne jemi vetem konsumatore. Kjo i bie njesoj sikur ta shesesh shtepine lire dhe, pastaj, me ato para ta paguash qirane e shtrenjte.

Agjenti kryesor i shpronesimit te shoqerise kosovare, si para pavaresise po ashtu edhe pas saj, eshte ministri aktual i ekonomise dhe financave, Ahmet Shala. Ai nuk ishte minister ne hije i PDK-se kur kjo ishte ne opozite. Faktore te caktuar nderkombetare e emeruan minister, meqe deshironin te siguroheshin qe ministri i ardhshem i ekonomise dhe financave, pas kalimit te AKM-se ne AKP, nuk do ta problematizonte trashegimine e AKM-se, nuk do ta kthente mbrapsht asnje nga vendimet e shumta te demshme qe u moren per me se nje dekade. Dhe, kush do te mund ta bente kete pune me mire se vete Ahmet Shala, se Ahmeti qe sherben si shale per ta lehtesuar kalerimin e Kosoves, trajtimin e saj si kafshe qe duhet shfrytezuar nga privatistet e fuqishem, se Ahmeti te cilin lavderimet e shumta nga po ata privatiste, e bejne ashtu sic tregon kuptimi i emrit te tij pas perkthimit te fjales 'Ahmäd' nga arabishtja: shale shume e lavderuar! Ahmet Shala, qe ishte zyrtari me i larte vendor ne AKM, sigurisht se nuk do te thote asnjehere se privatizimi ishte gabim dhe, mu ai, mund te vazhdoje me fazen tjeter te privatizimit derisa te arrijme p.sh. te privatizimi i ujesjellesit dhe i liqeneve. Sikurse qe privatizimi nuk varej nga (pa)varesia, edhe agjentet e privatizimit duket qe nuk varen nga zgjedhjet.

Minister i ardhshem i ekonomise dhe financave ne Kosove mund te behet vetem ndonje shale tjeter. Ka aq shume forca dhe interesa qe ne kete kontekst politik nuk e lejojne ardhjen e ndofare ministri tjeter. Prandaj, duhet konteksti i ri, sepse nevojitet pikerisht nje minister i ri i ekonomise dhe financave qe do ta kontestonte ne parim dhe permbajtje privatizimin e deritanishem neoliberal. Me keso privatizimi s'ka kuptim te flasesh as per korrupsionin. Privatizimi i ketille eshte vete kushti dhe mundesia e korrupsionit enorm.




Komento artikullin | Shiko komentet (2 komente)
Te Tjera nga rubrika