PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Qeveria zbardh planin per uljen e aksidenteve ne rruge


E Shtune, 27 Shkurt 2010

Qeveria ka shprehur dje vullnetin e plote per mbeshtetjen e nje planveprimi, qe do te coje ne uljen e numrit te aksidenteve ne vendin tone. Kryeministri Sali Berisha dje gjate nje konference per sigurine rrugore eshte shprehur se,qeveria eshte e vendosur ta marre me seriozitetin me te madh problemin e uljes se aksidenteve ne rruge. Sipas te dhenave mbi aksidentet e ndodhura keto 5 vjetet e fundit, rezulton qe ne vendin tone, numri mesatar i aksidenteve me vdekje per 10.000 mjete, eshte 10 perkundrejt 505, qe e kane vendet e Evropes Qendrore e Lindore, pra rreth 1.8 here me i larte. Kryeministri tha se, duhen marre nje sere masash per uljen e aksidenteve ne rruge, duke u shprehur se duhet qe Autoriteti Kombetar per Sigurine Rrugore duhet te konsolidohet. "Te perballesh me kete rrezik, i cili ne Shqiperi merr mbi 300 jete ne vit dhe shkakton mbi 1.200 te plagosur te formave te lehta dhe te renda, nuk eshte e thjeshte, por eshte plotesisht e mundshme" tha kryeministri. Ministri i Transportit, Sokol Olldashi nga ana e tij ka bere te ditur te gjitha masat qe kane te bejne me sigurojne qe ofrojne rruget. Ai ka cilesuar si arsye kryesore ne shkaktimin e aksidenteve rritjen e fluksit te levizjes se mjeteve ne akset kryesore, rritjen e shpejtesise se levizjes mbi normat e lejuara dhe m Mos zbatimi i rregullave te qarkullimit nga drejtuesit e mjeteve. Nga analiza e aksidenteve me humbje jete rreth 78.8 % e tyre jane per shkelje te rregullave te qarkullimit nga drejtuesit e automjeteve, 19% per shkelje te rregullave te qarkullimit nga kembesoret dhe 2.3%, per te metat teknike te mjeteve. MPPTT nepermjet Drejtorise se Qarkullimit dhe Sigurise Rrugore, Institutit te Transportit, DPSHTRr-se dhe DPRr-se, po permireson ne vijimesi punen per Regjistrimin dhe Kontrollin Teknik te Mjeteve, dhenien e lejeve te drejtimit, planifikimit, ndertimin dhe mirembajtjen e te gjithe rrjetit kombetar te rrugeve ne Shqiperi, qe keta faktore kryesore te ndikojne pozitivisht ne uljen aksidenteve rrugor. Nga ana tjeter bashkite e medha, duhet urgjentisht te kryejne studimet urbane te trafikut dhe te kryejne investimet per kalimet e kembesoreve. Me gjithe disa arritje ne drejtim te disiplinimit te kryerjes se kontrolleve teknik te mjeteve, te cilat rezultojne me nje rritje vjetore prej 8.3%, kerkohet rritje e metejshme e aftesive kontrolluese. Brenda 2010 do te rishikohet dhe permiresohet kuadri nenligjor, per te rritur monitorimin dhe cilesine e zhvillimit te programit teorik- praktik ne autoshkolla, kushtet e tyre si dhe monitorimin e komisioneve te testimit per marrjen e lejes se drejtimit te automjetit.

Vasili: Mungon kultura per ndihmen e pare mjekesore

Shoferet por edhe nje pjese e mire e popullsise ne vendin tone, nuk i njohin mire rregullat e ndihmes se pare mjekesore, per personat e aksidentuar. Ky eshte nje nga shkaqet qe shumica e personave te cilet aksidentohen humbin jeten gjate transportit per ne spital. Ky fakt eshte bere i ditur nga ministri i Shendetesise, Petrit Vasili. "Nuk eshte vetem detyre e policise se rendit, por cdo qytetar duhet te dije se cfare ndihme do t'i ofroje te plagosurit. Nje qafe e vendosur keq, apo nje transport i nxituar, mund te ndikoje ne cilesine e jetes se te aksidentuarit", u shpreh ministri Vasili. Nje menyrat e reduktimit te pasojave te aksidenteve eshte dhenia e shpejte e ndihmes mjekesore. Shpresa e ministrise eshte projekti i pajisjes me aparatura moderne te 14 qendrave te urgjences ne 14 qytete te vendit perfshi dhe kryeqytetin. Ndersa per sa i perket aksidenteve numri i tyre vazhdon te mbetet i larte per vendin tone, por edhe parate qe shpenzon sistemi shendetesor per kete kategori pacientesh jane shume here me te larta. Te dhenat tregojne se sistemi yne shendetesor shpenzon 10 fish para per trajtimin mjekesor te nje pacienti te aksidentuar. Sipas ministrit te Shendetesise, Petrit Vasili vdekshmeria nga aksidentet ze vendin e pare ne listen e vdekjeve, pasi cdo vit po rritet numri i aksidenteve rrugore."Sipas te dhenave tona kemi nje vdekje cdo dite nga traumat, ndersa ne total ky numer eshte 340 cdo vit. Kjo perben nje kosto te larte per sistemin, pasi te mjekosh nje pacient te traumatizuar eshte sikur te shpenzosh para per 10 paciente te tjere, ndaj kjo mbetet problematike", tha Vasili. Te dhenat tregojne se pothuajse cdo dite humb jeten nje person gjate aksidenteve rrugore.

Pikat e planit per uljen e vdekshmerise ne rruge

-Organizimi institucional dhe zbatimi i strategjise se sigurise rrugore.

-Planveprimi per te gjithe institucionet qe kane te bejne me sigurine rrugore.

-Bashkepunimi dhe koordinim efikas midis institucioneve.

-Standarde te reja evropiane te projektimit te rrugeve dhe ne vecanti te manualit te sinjalizimit rrugor.

- Nderhyrje e menjehershme per eliminimin e pikave te zeza te aksidenteve.

-Zbatim i detyrueshem i elementeve te sigurise rrugore ne gjithe projektet e infrastruktures.

-Respektim maksimal i detyrimeve te bashkive dhe komunave per planifikimin e trafikut urban.

-Zbatim masash per te siguruar kalimtaret me ndertim mbikalimesh, sinjalistike dhe vecanerisht perdoruesit e dobet te rruges.

-Sensibilizimi i opinionit publik permes fushatave mediatike (sidomos per rripat e sigurise), dhe shtimi i fondeve te nevojshme buxhetore financiare per kete qellim apo dhe formave te tjera te financimit ne partneritet me shoqerine civile.

-Programe te permiresuara te edukimit te kandidateve per drejtues te mjeteve dhe iniciativa qe kufizojne veprimet korruptive ne kete sektor.

- Zbatim i sistemit te pikeve ne lejet e drejtimit.

- Sistem i ri i kontrollit automatik te trafikut (vendosja e kamerave per kontroll seksionesh dhe kamerave stacionare te sigurise).

- Shumefishim i penalitetit ne rastet e drejtimit te automjetit ne gjendje te dehur ose nen efektin e drogave dhe mosperdorimin e rripave te sigurise.

-Shtim i oreve te edukimit dhe tematikes per sigurine rrugore ne shkolla.

- Krijimi i sistemeve te alarmit te sherbimit ambulator ne rast aksidentesh, krijimi i nje numri telefonik unik emergjence "SOS" (112).




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika