 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Monopoli, hetim tregut te gazit
E Shtune, 27 Shkurt 2010
Blerina Hoxha
Per shkak se po ofron cmime te larta qe e kalojne logjiken e tregut te lire, tregu i gazit te lengshem eshte perfshire ne nje proces hetimi nga Autoriteti i Konkurrences se Lire. Burimet zyrtare te Autoritet njoftuan dje, se nisur nga disa konstatime te medias, se ne tregun e gazit po kufizohet konkurrenca, monitoroi tregun e tregtimit te gazit nga importi mbi kufizimet e mundshme te konkurrences. Gjithashtu Autoriteti i Konkurrences administroi edhe dy formulare ankese nga ndermarrje qe zhvillojne veprimtarine ne tregun e importit eksportit te Gazit (GLN) si dhe korrespondencen mes ndermarrjeve importuese dhe koncensionareve. Perpos ketyre arsyeve konkurrenca e lire do te hetoje monopolin ne tregun e gazit edhe nga nje kerkese per bashkepunim nga Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes lidhur shqyrtimin e ankeses nese eshte kufizuar konkurrenca e lire dhe efektive ne tregun e gazit te lengshem. Nga monitorimi paraprak rezulton se, ndermarrjet ankimuese kerkojne ofrimin e sherbimit ne te dy portet duke pretenduar se kompanite qe zoterojne koncesionet refuzojne te ofrojne sherbimin e shkarkim-depozitim te gazit te lengshem qe sipas nenit te ligjit "Per Mbrojtjen e Konkurrences", mund te perbeje abuzim me poziten dominuese. Per keto arsye, Komisioni i Konkurrences autorizoi Sekretarin e Pergjithshem per hapjen e hetimit paraprak ne tregun perkates. Vend te rendesishem per plotesimin e nevojave te ekonomise me energji ze dhe gazi me nenproduktet e tij. Por ne situaten aktuale te vendit tone kontributi i tij vazhdon te jete teper i vogel, pasi prodhimi vendas ka rene ne nivele teper te uleta dhe importimi i tij eshte i kushtezuar per shkak te moslidhjes me rrjetin nderkombetar te gazit. Pavaresisht nga studimet e shumta, vendi yne deri me tani nuk eshte lidhur me rrjetin nderkombetar te gazit. Lidhja e Shqiperise me kete rrjet do te kete nje ndikim ne permiresimin e situates energjetike ne vend, duke ndikuar ne menyre te ndjeshme ne raportet e perdorimit te energjive ku deri me, sot ngarkesa kryesore i takon energjise elektrike dhe produkteve te naftes.
Tregtaret, ja arsyet per rritjen e cmimit
Ulja e temperaturave dhe rritja e vleres se euros, ka rritur ndjeshem konsumin e gazit ngrohes ne vendin tone. Per shkak te kesaj situate cmimi i nje litri gaz arrin ne 120 leke te reja nga rreth 60 leke qe ishte ne vere. Tregtaret e pikave te pakices ne kryeqytet shpjegojne se kete vit pervec rritjes se konsumit per kete produkt, ndikim ka dhene edhe zhvleresimi i lekut ndaj euros. Duke qene se leku eshte nencmuar me rreth 14 per qind ne tremujorin e fundit ndaj euros, tregtaret kane shpenzuar me shume leke per te blere eurot qe u duheshin per blerjen e gazit jashte vendit. Keshtu nencmimi lekut bashke me rritjen e konsumit nga temperaturat e uleta ka bere qe cmimi i gazit te fluturoje. Kjo eshte nje praktike qe perseritet cdo dimer ne cmimin e gazit te lengshem. Duke qene se tregu i gazit nuk ka probleme vetem me cmimet e larta, por edhe me sigurine dhe cilesine e ulet Inspektorati Qendror Teknik ka ndermarre kohet e fundit nje aksion per kontrollin e tregut te bombolave te gazit ne vend. Pas kontrolleve ka rezultuar qe shume nga bombolat e gazit nuk kane qene te kolauduara nga Drejtoria Teknike, cka perkthehet ne nje rrezik per konsumatorin. Stina e ftohte rrit ndjeshem konsumin e gazit te lengshem, njekohesisht shton edhe rrezikun per aksidente si pasoje e mungeses se theksuar te respektimit te kushteve per tregtimin e tyre. Nga ana tjeter qytetaret, nuk kane asnje lloj informacioni ne lidhje me faktin se, ku duhet te mbushin bombolat e gazit.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- "Ne mund ta bejme me mire"
- Dashuria e re mesdhetare ngacmon turistet neper bote
- Kredi pa interes, aplikojne 5.000 fermere
- Janar, tregu i sigurimeve ne renie
- Rriten sigurimet vullnetare, bien sigurimet per makinat
- Konfindustria-Qeverise: Te hetohet kontrabanda me Greqine
- Kriza, kredia ne fshat zgjerohet
- Licenca do te forcohet per bankat dhe lirohet per jobankat
- Bashkepunimi, biznesi i Rajonit mblidhet ne Serbi
- Energjia, faturat e janarit me vlere te dyfishuar
- Monopoli, hetim tregut te gazit
- Rruget rurale, fond 180 milione USD kete vit
- Qeveria zbardh planin per uljen e aksidenteve ne rruge
- Kriza per para, Kina konkurron Evropen ne rajon
- Aksioni per borxhin, OSSH le ne terr 176 institucione
|
|