PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 2 ) Shiko komentet

Energjia, faturat e janarit me vlere te dyfishuar


E Shtune, 27 Shkurt 2010

Ankesat per faturim te palogjikshem te energjise elektrike, jane shtuar keto dite. Faturimet per muajin janar te shperndara kohet e fundit vijne me shume, se te dyfishuara ne disa raste. Ankesat kane mberritur deri ne media. Nje fature 60 mije lekeshe ne dhjetor eshte bere 120 mije lekeshe ne janar. Keshtu ka ndodhur kryesisht me te gjithe abonentet qe e paguajne energjine ne Tirane. Ndonese e prisnin rritjen e cmimit te energjise, qytetaret akuzojne punonjesit e OSSH-se, se po u faturojne me teper kilovat energji per te realizuar planin, pasi nuk kane mundesi te kontrollojne sahatet, sepse celesat i mbajne vete faturuesit. Nderkohe qe ka nje praktike te njohur me faturuesit. Shpesh ato shenojne kilovatet e konsumuar pa verifikuar mateset. Kur kompania ushtron presion per planin atehere faturistet vihen ne levizje ku per disa muaj shtojne ne menyre subjektive kilovatet ne fatura. Fatura si e tille eshte titull ekzekutiv. Keshtu qe konsumatorit i duhet qe fillimisht ta paguaje ate dhe pastaj te ankimohet ne gjykate. Por kjo do te ishte nje stermundim per konsumatoret e rregullt te cilet po dhunohen ne menyre sistematike duke paguar edhe per ate qe nuk shlyejne ne menyre te rregullt energjine. Pak dite me pare, Enti Rregullator i Energjise Elektrike me nje vendim te posacem detyron OSSH te kompensoje konsumatoret per faturimin me cmimin e ri te energjise qe ne dhjetor, nderkohe qe cmimet e reja kane hyre ne fuqi me 1 janar. Por OSSH nga ana saj ka dyfishuar vleren e faturave.



Rritja

Nje fature 6 mije lekeshe ne dhjetor eshte bere 12 mije leke ne janar. Keshtu ka ndodhur kryesisht me te gjithe abonentet qe e paguajne energjine ne Tirane, ne faturimin e energjise elektrike per muajin janar.








Komento artikullin | Shiko komentet (2 komente)
Te Tjera nga rubrika