Patinson pranon romancen me Stjuartin
E Premte, 26 Shkurt 2010
Robert Patinson, me ne fund, e ka pranuar se eshte ne lidhje me kolegen e saj, aktoren Kristen Stjuart. Pas shume muajsh supozimesh, me saktesisht qe nga shfaqja e pjeses se pare te filmit "Twilight", neper medie eshte perhapur lidhja e supozuar e dashurise mes protagonisteve kryesore te filmit me vampir. Robert dhe Kristen me kembengulje e kane shmangur pergjigjen rreth lidhjes se tyre te supozuar, apo edhe duke e mohuar ne teresi kete, me insistimin se jane vetem miq. Duket se genjeshtrat, fshehjet dhe pyetjet e vazhdueshme te gazetareve i jane bere monotone, keshtu qe aktori i bukur e ka pranuar per tabloidin britanik 'The Sun' se eshte ne lidhje me bukuroshen e filmit. "E kemi te veshtire, por po jemi se bashku", ka thene Robert me rastin e ndarjes se cmimeve 'BAFTA', te cilat jane ndare kete vikend ne Londer. "Nuk guxojme askund te paraqitemi se bashku, sepse fansat cmenden", e ka sqaruar Robert arsyen pse ai dhe Kristen ne kete ceremoni kane ardhur se bashku. "Kjo eshte dashur te jete dalja jone e pare ne publik si cift, por thjesht eshte veshtire te realizohet. Aq shume mundohemi ta shmangim vemendjen, por jo gjithmone kemi sukses", ka shtuar aktori.