Rurk: Megan Foks po kritikohet qe eshte e bukur
E Premte, 26 Shkurt 2010
Aktori, Miki Rurk, eshte i bindur se Megan Foks eshte padrejtesisht e kritikuar rreth aftesive te saj te aktrimit, "sepse eshte e bukur". Ylli i filmit "Wrestler" kishte bashkuar forcat me bukuroshen 23 vjece per filmin e ri "Passion Play" dhe aktori e pranon se ai ka qene i mahnitur me talentin e Foksit. Dhe Rurk eshte kembengules se zeshkanes seksi ben nje jete te paster dhe nuk po i jepet vleresimi qe e meriton, per shkak te pamjes se saj. "Ajo nuk pi alkool dhe as droge. Njerezit thone gjera te keqija per te dhe menyres se si aktron, por ata e thone kete vetem pse eshte e bukur. Ajo eshte aktorja me e talentuar me te cilen kam punuar. Kur ajo qane ne skene, une emocionohem", ka thene Rurk.