PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Rikthimi i Lales, mundesi per rekordin kuqezi


E Premte, 26 Shkurt 2010

Altin Lala i rikthehet ekipit tone kombetar, pas nje mungese te gjate. Mesfushori dhe kapiteni i ekipit tone kombetar, do te kene mundesi qe te thyeje rekordin me fanellen kuqezi, para eliminatoreve te "Euro 2012", nese do te aktivizohet ne ndeshjet miqesore. Lala ishte shume prane rekordit te Strakoshes, qe ka luajtur gjithsej 73 ndeshje me fanellen kuqezi. Demtimi per afri nje vit nuk lejoi mesfushorin me eksperience qe te jete pjese e ekipit tone perfaqesueses ne ndeshjet eliminatore te Kupes se Botes, "Afrika e Jugut 2010". Gjithsesi, pas rikthimit dhe besimit qe i ka dhene trajneri Josip Kuzhe, 34 vjecari pritet qe te aktivizohet ndaj Irlandes se Veriut dhe ne ndeshjet e tjera miqesore futbollisti i Hanover 96 synon te vendose rekordin, qe mban ish-portieri i njohur kuqezi. Nje tjeter rikthim i rendesishem ne kombetare eshte edhe portieri Arjan Beqaj, qe mungoi gjithashtu per shkak te nje demtimi, per afro nje vit.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika