PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Cana u ben thirrje tifozeve te Sanderlendit: Kerkojme mbeshtetje!


E Premte, 26 Shkurt 2010

Lorik Cana beson se Sanderlend duhet te zhvilloje nje ndeshje te madhe ndaj Fulhemit, ne fundjave dhe te rikthehet tek fitorja, per te mos rrezikuar renien me poshte. Mesfushori anglez, Cana kerkon edhe perkrahjen e tifozeve, qe ne kete ndeshje te jene te shumte ne stadium dhe t'i japin mbeshtetjen e duhur skuadres, pasi synohet qe te nderpritet fitorja e pare, pas 14 ndeshjeve ne Premier Lige. Fulhami do te vizitoje "Stadium of Light" dhe ndaj "Black Cats" i pret nje sfide e veshtire. Keta te fundit e perfunduan ne barazim 1-1 edhe ndeshjen e kaluar me Viganin dhe jane vene ne presion, per te gjetur fitoren e munguar. "Tifozet mund te bejne ndryshimin e madh ne kete ndeshje. Por per te fituar, sigurisht ne do te jemi aktoret kryesore ne fushen e lojes. Ne jemi ata qe zhvillojme lojen, shenojme gola, si dhe perpiqemi qe te fitojme ndeshjen. Kam shume eksperience me ekipe te medha, te cilat vihen ne presion per te fituar, per shkak te titullit kampion," - shprehet Lorik Cana. "Tani ne kemi te njejtin presion, sepse per ta perfunduar sezonin sa me mire duhet qe te largohemi nga zona e ftohte e renies ne nje kategori me poshte. Tifozet mund te bejne nje diference te madhe, vecanerisht lojtaret e rinj ne moshe marrin zemer kur kane mbeshtetjen e forte te tifozeve. Klubi dhe tifozet tane meritojne me shume", - thekson Lorik Cana, kapiteni i skuadres se Premier Liges.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika