Rikthehet Skenderbeu, bind me fitore
E Premte, 26 Shkurt 2010
Aranit Muraci
Skenderbeu i Korces nisi ngjitjen ne klasifikim, pas fitores se paster dhe te thelle qe siguroi ndaj Teutes 3-0. Nen drejtimin e trajnerit tiranas, Mirel Josa, i rikthyer ne Korce per here te dyte "Ujqerit e Debores" siguruan maksimumin e pikeve, ne nje ndeshje nder me te mirat e ketij sezoni. Kjo ishte fitorja e pare e ketij viti, per ekipin e Skenderbeut. Kriza financiare gjeti si zgjidhje afrimin e disa sponsoreve, nen drejtimin e te cileve kane ardhur efektet e para pozitive. Trajneri Josa siguroi fitoren e pare ndaj ish-ekipit te tij Teutes, duke e larguar kete te fundit nga pretendimet per nje vend ne Kupat e Evropes. Sakaq, dje ne Korce, ne prani te nje numri te madh shikuesish Skenderbeu zhvilloi nje ndeshje te madhe. Pjesa e pare eshte mbyllur ne barazim pa gola. Me fillimin e pjeses se dyte, ekipi korcar shfaqet me agresiv. Nje nder lojtaret me te mire ne fushe, Klevis Roshi shenoi nje dopiete per ekipin e Skenderbeut. Pas pese minutave loje, elbasanasi Roshi shenoi nje gol mjaft te bukur ne porten e Teutes, duke zhbllokuar rezultatin. Pak minuta pas golit te pare, mesfushori i Skenderbeun gjen rrugen e rrjetes per here te dyte. Pas golit te dyte, loja e vendasve behet me e qarte dhe Guerrib ne fund arrin dhe shenon golin e trete per ekipin e tij. Nje fitore e merituar plotesisht nga ana e vendasve, qe ka ardhur ne kohen e duhur. Me kete triumf, vendasit kane hedhur nje hap te rendesishem, ne lufte per mbijetese. Fakti qe ne fazen e trete, ekipet e Gramozit dhe te Kastriotit do te nisin ndeshjet me disa penalizime, do te thote me shume mundesi per ekipin e Skenderbeut qe te arrije objektivin final, mbijetesen. Skenderbeu ka edhe nje ndeshje tjeter per te luajtur, para se te nise e te mendoje per fazen e trete te kampionatit. Sfida e fundit e korcareve do te luhet ndaj ekipit peqinase.
Klasifikimi
Dinamo 54
Besa 40
Tirana 35
Laci 31
Shkumbini 30
Teuta 30
Apolonia 29
Vllaznia 26
Flamurtari 24
Kastrioti 23
Skenderbeu 21
Gramozi 19
Faza e trete
Skenderbeu do te zhvilloje edhe nje takim te prapambetur me Shkumbinin dhe kjo do te jete ndeshje mbyllese e fazes se dyte. Per shkak te debores, korcaret nuk kane luajtur dy ndeshje. Ne varesi te ketij rezultati do te percaktohet kalendari i fazes se trete.
Skenderbeu - Teuta 3-0
Roshi 51', 66'; Guerrib 92'
Skenderbeu : Llapanji, Leskarovski, Grizha, Lako, Cajku, Asllani (70' Frasheri), Roshi, Lika, Markovic, Malindi (85' Doku), Guerrib
Trajner : Mirel Josa
Teuta : Rizvani, Stafa, Jakupi, Dushku, Imeraj, Likmeta, Caca (62' Dosti), Hoxha, Deliallisi (59' Rakipi), Hodo, Cota (83' Xhemalaj)
Trajner : Ylli Shehu
Gjyqtar: Kridens Meta
Kartone te verdhe: Lika, / Caca, Hoxha