PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Brixh terhiqet nga kombetarja e Anglise


E Premte, 26 Shkurt 2010

Uejni Brixh nuk do te grumbullohet me ekipin kombetar te Anglise, teksa e ka marre vetem kete vendim, duke vene theksin mbi rendesine qe ka suksesi i skuadres ne finalet e Kupes se Botes. Brixh nuk do te grumbullohet as ne ndeshjen miqesore qe Anglia do te luaje ne fundjave, ndaj Egjiptit. Skandali seksual, mes shoket te skuadres, Xhon Terri dhe te fejuares se mbrojtesit, Vanesa Perroncel kane detyruar mbrojtesin qe te marre perfundimisht kete vendim, me qellim qe ne perfaqesuesen angleze te mos kete percarje. Pasi eshte menduar gjate, 29-vjecari ka bere publik pozicionin e tij. "Gjithmone ka qene nder qe te luaj per Angline",- theksoi Brixh. "Megjithate, pasi jam menduar gjate, besoj se me pozicionin tim kam bere me te miren per ekipin. Ishte e trishtueshme. Vendosa qe te marr nje vendim te tille, qe te terhiqem, sepse nuk deshiroj percarje ne skuader. I uroj me te miren e mundshme kombetares se Anglise, ne finalet e Kupes se Botes," - perfundon mbrojtesi i Mancester Sitit. Kapelos i mbetet qe te kerkoje per pasuesin e mbrojtesit, nderkohe qe gjate viteve te fundit ka pasur shume diskutime dhe skandale me lojtaret e Anglise, ne nje kohe kur skuadra e Fabio Kapelos konsiderohej nder pretendentet per te fituar finalet e Kupes se Botes.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika