PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Higuian: Barcelona ekipi me i mire ne bote


E Premte, 26 Shkurt 2010

Sulmuesi i Realit te Madridit, Gonzalo Higuain e konsideron patriotin e tij qe aktivizohet me Barcelonen, Lionel Mesi, futbollistin me te mire ne bote, cka i jep superioret katalanasve si skuader, si ekipi me i forte i planetit. Sulmuesi i Realit te Madridit po shkelqen ne ndeshjet e fundit dhe komenton ecurine dhe rivalitetin ne kampionatin spanjoll. "Njerezit kane preferenca te ndryshme, por per mua Lionel Mesi eshte lojtari me i mire ne bote. Ai ka fituar Topin e Arte si dhe eshte Lojtari i Vitit. Nese Reali i Madridit eshte ekipi me i mire ne histori, Barcelona eshte per momentin skuadra me e mire." Megjithate, Higuian beson se madrilenet do te jene fitues te Champions, ne fund te ketij edicioni: - "Ne kemi shume shprese se do te arrijme qe te fitojme trofeun e "Champions League". Nje sukses i tille do te na siguroje motivim te vecante. Do te ishte deshperim i madh nese nuk do te kualifikohemi ne gjysmefinale, apo qofte edhe ne finale", - thote Higuian. Trajneri Manuel Pelegrini i ka dhene besimin e duhur lojtarit dhe argjentinasi ka mundur te shenoje me shume gola, ne Spanje. "Kam zhvilluar nje beteje te madhe sepse nuk ka qene e lehte per te zene vend ne formacion. E nisa sezonin ne stol dhe tani kam arritur qe te justifikoj besimin e trajnerit", - perfundon Pelegrini.






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika