Milani 4 pike pas Interit, me tej luhet per titull
E Premte, 26 Shkurt 2010
Milani ka vene ne presion Interin, ne Seria A, pas fitores qe siguroi ne ndeshjen e prapambetur me Fiorentinen. Milani ka vetem kater pike me pak se skuadra rivale e vendit te dyte, fale fitores qe siguroi ndaj Fiorentines, pas nje goli te Alesando Patos ne fund te ndeshjes. - "Megjithese fituam dhe ngushtuan diferencen ne kater pike, por duhet t'i marrim ndeshjen nje e nga nje,- theksoi mbrojtesi Ignazio Abate. - ne jemi duke menduar se cfare duhet te bejme me shume dhe kjo fitore eshte nje hap perpara." Milani u rikthye serish ne vend te dyte, pas fitores ne ndeshjen e prapambetur dhe pas kater takimeve pa shenuar nje fitore ne Seria A. "Ne nuk mund te perserisim ate qe ndodhi ne ndeshjet me Livornon (1-1) ose kunder Bolonjes (0-0),- shprehet Abate. -nuk mund te flakim punen pozitive, por mjafton qe te ecim me ritmin e ndeshjeve te fundit, sic ishte fitorja ndaj Barit ose Fiorentines". Interi ka barazuar ne tre ndeshjet e fundit ne kampionat dhe lejoi Milanin dhe ekipin e Romes qe te ngushtojne diferencen ne krye te Seria A, cka solli edhe rihapjen e gares. "Milani mund te jete vetem kater pike pas,- theksoi sulmuesi Diego Milito, - por ne duhet te mendojme per ndeshjet tona." Interi do te udhetoje drejt Udinezes, e cila eshte duke zhvilluar betejen e saj te mbijeteses. Udine pas afrimit te trajnerit te ri, Xhiani De Biasi shenoi fitoren e pare ne mesjave, ndaj Kaljarit. Udineze ka gjithashtu ne perberje edhe golashenuesin me te mire te kampionatit italian, Antonio Di Natale, i cili ka realizuar deri tani 18 gola. Juventusi nuk do te kete ne perberje, edhe per nje muaj tjeter, portierin Xhanluixhi Bufon, pas demtimit te fundit. Megjithate, lajmi i mire eshte rikthimi i mesfushorit Alesando Del Piero. Dy jave me pare, Del Piero i siguroi trajnerin Sakeroni fitoren e pare ne Seria A, pas golave qe shenoi kunder Bolonjes. "Alesandro eshte nje lojtar i klasit boteror dhe per kete nuk ka asnje dyshim, - theksoi mbrojtesi Xhorxhio Kielini, - ai ka treguar edhe kete vit se nuk ka ndryshim dhe ruan te njejten forme si me pare. Te gjithe e ndjejne mungesen e tij dhe kur ai kthehet skuadra fiton me shume besim." Ne fundjave do te luhet edhe keto ndeshje: Katania - Bari; Lacio- Fiorentina; Kievo- Kaljari; Xhenoa- Bolonja; Livorno - Siena; Napoli - Roma dhe Parma - Sampdoria.