PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Murinjo: Nuk kam frike, ne Londer do te kontrolloj emocionet


E Premte, 26 Shkurt 2010

Hoze Murinjo do te udhetoje drejt Londres dhe ka nisur te mendoje me shpejt per ndeshjen e dyte me Celsin, pas fitores qe siguroi ne ndeshjen e pare, me rezultatin 2-1. Murinjo do te kthehet pas shume kohesh dhe do te futet ne nje dhome tjeter, me nje synim te ndryshem. Megjithate portugezi Hoze Murinjo duhet qe te kontrolloje edhe emocionet. Hoze Murinjo ka pranuar se ai ka nevoje qe te perballet me emocionet e tij, kur i duhet qe te udhetoje dy jave me vone drejt "Stamford Bridge". Trajneri zikalter ka besim te plote pas fitores qe siguroi ne ndeshjen e pare ndaj Celsit, me rezultatin 2-1 ne "UEFA Champions League". Diego Milito i dha avantazhin gjiganteve te Seria A ne minuten e trete, ne "Giuseppe Meazza", por Salomon Kalo barazoi shume shpejt shifrat ne pjesen e dyte. Interi, megjithate, fale sulmuesit te shkelqyer Esteban Kambiasos, arriti qe te triumfoje ne kete ndeshje. "Ne do ta presim ndeshjen e kthimit me me shume besim ne vetvete dhe ambicie, - u shpreh trajneri i Interit - gjeja me e rendesishme eshte rezultati dhe ne ia kemi dale mbane ne ndeshjen e pare. Nuk mund te pretendonim ndonje rezultat me te mire se kaq. Ne ndeshje te rendesishme fitoret me rezultat 3-0 ose 4-0, apo fitore me dy gola diference ndodhin shume rralle". Murinjo pranon se ka emocione para se t udhetoje drejt Londres, per ndeshjen e kthimit ne "Champions League". "Me duhet qe te kontrolloj emocione dhe te duhet te jem sa me profesionist, sic isha edhe sot. Nuk do te jete nje ndeshje normale per mua. Do te jete nje ndeshje normale, ne te cilen Celsi synon fitoren dhe ne, do te kerkojme te njejten gje."

Hoze Murinjo pranon se eshte me fat qe po kthehet serish ne Angli."Ne Stamford Bridge, nuk mund te pranoj ndonje gje tjeter, pervec se duhet te jem i kenaqur se gjate kohes qe kam punuar aty, kemi lene pas nje pune mjaft te mire. Do te futem ne nje dhome te ndryshme, por do te jem me fat qe kthehet, ne "Stamford Bridge"", - perfundon Hoze Murinjo.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika