 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Reshjet rrezikojne gjithe vendin, avancojne permbytjet
E Premte, 26 Shkurt 2010
Blerina Hoxha
I gjithe vendi eshte ne rrezik nga reshjet e shiut, te cilat kane po krijojne shembje te dherave dalje te lumenjve nga shtrati dhe rrezikim te digave te rezervuarave, tha dje Ministri i Bujqesise, Genc Ruali gjate nje raportimi para Komitetit te Emergjences. Keshtu per periudhen janar-shkurt ne zonen e Shkodres, jane regjistruar 1.430 mm shi ose 70% e mesatares se reshjeve vjetore. Temperaturat, megjithese jemi ne mesin e periudhes se dimrit, kane arritur deri ne 23 grade Celsius, cka ka favorizuar shkrirjen e menjehershme te debores ne zonat e larta. Gjithashtu per shkak te situates klimaterike qe po kalon vendi, jane regjistruar gjithashtu, rritje ekstreme te niveleve te ujit ne lumenj, rast tipik eshte lumi i Devollit ne ditet e fundit. Per rrjedhoje, jane evidentuar probleme te shumta, qe kane te bejne me rreshqitje te pjesshme te digave te rezervuarve, demtime te shkarkuesve katastrofik, prishje te argjinaturave lumore, gerryerjet masive te tokes bujqesore ne brigjet e lumenjve, si dhe eshte shfaqur ndjeshem fenomeni i rreshqitjes se tokes. Kjo situate eshte me komplekse po te mbajme parasysh se, ne shume raste poshte digave jane ngritur qendra te banuara apo objekte te tjera ekonomike informale, qe ne fazen e projektimit nuk kane qene te parashikuara",-tha Ruli. Sipas tij siguria e digave cenohet nga veprime te papergjegjshme te individeve, qe banojne rreth digave, shpesh duke nderhyre ne bllokimin e ujeleshuesve, hedhjen e mbeturinave, kalimin me mjete mbi diga etj. Gjithashtu siguria e digave cenohet edhe nga ushtrimi i aktivitetit te peshkimit. Peshkataret shpesh demtojne qellimisht ujeleshuesit dhe shkarkuesit katastrofik, per ruajtjen e nivelit te ujit ne rezervuar. Ruli ka pohuar gjithashtu se nga marrja e zhavorreve ne lumenj po demtohen argjinaturat mbrojtese dhe po intensifikohet gerryerja e tokes bujqesore.
Zonat e rrezikut ne 12 qarqet e vendit
Qarku Shkoder
Ne zonen e Shkodres, duke filluar nga data 23 shkurt rritja e shkarkimeve nga kaskada e Drinit, shtuar edhe prurjet nga lumi Kir dhe Gjader, po vazhdojne te shkaktoje permbytje ne permasa te medha. Shkarkimet nga Vau i Dejes tani jane rreth 1900 m3/sekonde.
Qarku Korce
Nga prurjet e medha te lumit Devoll mbi nivelet kritike eshte permbytur e rreth 3000 ha toke bujqesore.
Qarku Lezhe
Pas nderhyrjeve te Bordi i Kullimit Lezhe situata eshte stabilizuar ne Talje.
Qarku Kukes.
Problematike eshte situata me rezervuaret kryesisht ne zonen e Hasit ku nje pjese e konsiderueshme e tyre jane te mbushur dhe shkarkojne nga shkarkuesit katastrofik.
Qarku Diber
Jane shfaqur shqetesime ne rezervuaret Sukbull ne komunen Lis, Bejn 1 dhe Bejn 2 ne komunen Klos te rrethit te Matit. Nga Bordi Kullimit Mat po kerkohet vemendje edhe per rezervuaret Kander e Ripe, te cilet kane shfaqur edhe me pare probleme.
Qarku Durres
Rezervuari Memaj me nje kapacitet te vogel (50 000 m3 uje) eshte i mbushur ne nivel maksimal dhe shkarkimet nga shkarkuesi katastrofik jane me rreth 50 litra uje/sekond.
Ne trupin e diges ka nje shkarje me gjatesi 30 meter. Shkarkuesi fundor i rezervuarit eshte i bllokuar. Po monitorohen edhe rezervuare te tjere si Spitall 2, Shkallnur. Cezmelie etj.
Qarku Tirane
Ne digen e rezervuarit te Paskuqanit e cila ka demtime serioze, po mbahet nen monitorim ditor niveli i ujit, pasi e gjithe zona poshte tij eshte me banesa. Niveli i ujit ka nje rritje shume te vogel dhe aktualisht nuk eshte problematik.
Qarku Elbasan
Po monitorohen zonat me te rrezikuara nga lumi Shkumbin ne komunen Shirgjan.
Qarku Fier
Ne rezervuarin e Kurjanit ne Fier eshte shfaqur nje shkarje me nje shtrirje gjatesore rreth 50-60 meter dhe ne drejtimin terthor rreth 60 m, ne afersi te diges. Per te ruajtur sigurine e diges eshte bere nderprerja e menjehershme e mbushjes se rezervuarit me uje dhe po vazhdon shkarkimi.
Qarku Berat
Nga shkarkimet e rezervuarit te Kajce (Permet) u vu ne rrezik rezervuari i Prishtes, ne komunen Cepan te rrethit te Skraparit. Me masat e mara gjendja paraqitet e stabilizuar.
Ne zonen e Kucoves, prurjet e medha te lumit Devoll kane gerryer nje pjese te konsiderueshme te tokes.
Qarku Gjirokaster
Rezervuari i Kajces ne Permet ka pasur cedime ne trupin e diges por me nderhyrjet e bera u ul niveli i ujit. Po keshtu, eshte nderhyre ne rezervuarin e Ballabanit, per zgjerimin e shkarkuesit katastrofik.
Qarku Vlore
Ne komunen Armen, kane avancuar gerryerjet e tokes nga lumi Shushice ne Mesarak. I njejti fenomen verehet edhe me lumin e Delvines ne komunen Vergo dhe ne fshatin Stjar.
Lumi Drin, situata ne HEC-e
Niveli i shkarkimit ka qene 550 metra kub uje per sekonde, nderkohe qe prurjet kane arritur ne 900 metra kub ne sekonde. Niveli i ujit ne kete liqen, gjate mesdites se sotme regjistroi kuoten 293,94 metra nga 296 qe eshte niveli maksimal i lejuar. Sipas te dhenave operative nga KESH shkarkimet e ujit kane vijuar sot edhe ne hidrocentralin e Komanit me 900 metra kub ne sekonde dhe ne ate te Vaut te Dejes, me 1250 metra kub ne sekonde.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- "Ne mund ta bejme me mire"
- Dashuria e re mesdhetare ngacmon turistet neper bote
- Kredi pa interes, aplikojne 5.000 fermere
- Janar, tregu i sigurimeve ne renie
- Rriten sigurimet vullnetare, bien sigurimet per makinat
- Konfindustria-Qeverise: Te hetohet kontrabanda me Greqine
- Kriza, kredia ne fshat zgjerohet
- Licenca do te forcohet per bankat dhe lirohet per jobankat
- Bashkepunimi, biznesi i Rajonit mblidhet ne Serbi
- Energjia, faturat e janarit me vlere te dyfishuar
- Monopoli, hetim tregut te gazit
- Rruget rurale, fond 180 milione USD kete vit
- Qeveria zbardh planin per uljen e aksidenteve ne rruge
- Kriza per para, Kina konkurron Evropen ne rajon
- Aksioni per borxhin, OSSH le ne terr 176 institucione
|
|