 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Aksioni per borxhin, OSSH le ne terr 176 institucione
E Premte, 26 Shkurt 2010
Mbi 170 institucione te shtetit jane te destinuara te ngelen pa u furnizuar me energji elektrike pergjate gjithe paradites, per shkak se gjenden debitore ndaj Operatorit te Shperndarjes se Energjise ( OSSH). Qarku i cili ka numrin me te madh te institucioneve ne terr eshte Kukesi, i ndjekur me pas nga Durresi, Elbasani, Tirana, Berati dhe Fieri. Pas disa letrave drejtuar debitoreve buxhetore dhe jobuxhetore ne te gjithe vendin, OSSH nuk ka toleruar neglizhencen e tyre dhe per kete arsye, ka ndermarre veprime te parashikuara ne kontraten qe percakton te drejtat dhe detyrimet e seciles pale. Ne kete kuader, qe nga dita e djeshme ne te gjitha institucionet qe nuk paguan borxhet ndaj kompanise kane pesuar nderprerje te energjise elektrike cdo dite nga kater ore ne mengjes. Bazuar ne kerkesat e deklarates rregullatore dhe kushtet e kontrates qe ka me klientet e saj, OSSH informoi te gjitha institucionet buxhetore dhe jobuxhetore, te cilat kane borxh te akumuluar kundrejt kompanise, duke i informuar ata qe nese nuk i paguajne detyrimet e tyre financiare brenda 72 oreve, nuk do te furnizohen me energji nga ora 9.00 deri 13.00 cdo dite per nje afat te papercaktuar. Ne llogaritjet qe u bene ne fund te 2009, OSSH ka nje borxh te akumuluar prej 28 miliarde lekesh, prej te cilave 3.2 miliarde leke jane borxhe te subjekteve jobuxhetore dhe 1.3 miliarde leke te atyre buxhetore. OSSH po zhvillon mjete dhe hapa per menaxhimin e mbledhjes se borxhit dhe do te filloje me debitoret e medhenj por edhe te gjitha kategorite e tjera. Sipas ligjit, debitor konsiderohet ai klient qe nuk e ka paguar energjine elektrike per me shume se dy muaj. Debitoret do te njoftohen te pakten 72 ore perpara dhe nese pagesa nuk behet, OSSH do te jete e detyruar te nderprese furnizimin me energji elektrike. institucionet shteterore kane qene problematike me pagesat e energjise elektrike edhe ne kohen kur dhe OSSH ka qene ne pronesi shteterore. Kjo pervoje i ka krijuar humbje sistemit te energjise duke bere qe cmimi i energjise te rritet cdo vit, duke bere qe per kete handikap te paguajne edhe qytetaret. Ne total OSSH perllogarit rreth 9600 mije subjekte debitore, rreth 2.000 mije nga te cilat institucione buxhetore dhe pjesa tjeter konsumatore familjare apo biznese.
Disa nga institucionet pa drita
Tirana -Komuna Berzhite
Tirana -Komuna Zall-Herr
Tirana -Komuna Ndroq
Tirana -Azili Pleqve Kamez
Tirana -Pallati kongreseve
Tirana -Ndricim autostrada
Tirana -Insig. Drejtoria
Durres- Zyra e Punes Kavaje
Durres- Zyra e Permbarimit Kavaje
Durres -Komuna Golem
Durres -Bashkia Shijak
Durres -Komuna Xhafzotaj
Durres -Komuna -Thumane
Kukes - Telekomi Krum
Kukes - Shtepija Oficerave
Kukes - Zyrat e Gjeologjis Kukes
Kukes -Ambullanca Shendet. Kocaj
Kukes - Zyrat e Ujesjellesit Tropoje
Kukes - Bashkia (Ndricim Rrugor)
Kukes -Komuna Margegaj
Elbasan -Sigurimet shoqerore
Elbasan Policia ndertimore
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- "Ne mund ta bejme me mire"
- Dashuria e re mesdhetare ngacmon turistet neper bote
- Kredi pa interes, aplikojne 5.000 fermere
- Janar, tregu i sigurimeve ne renie
- Rriten sigurimet vullnetare, bien sigurimet per makinat
- Konfindustria-Qeverise: Te hetohet kontrabanda me Greqine
- Kriza, kredia ne fshat zgjerohet
- Licenca do te forcohet per bankat dhe lirohet per jobankat
- Bashkepunimi, biznesi i Rajonit mblidhet ne Serbi
- Energjia, faturat e janarit me vlere te dyfishuar
- Monopoli, hetim tregut te gazit
- Rruget rurale, fond 180 milione USD kete vit
- Qeveria zbardh planin per uljen e aksidenteve ne rruge
- Kriza per para, Kina konkurron Evropen ne rajon
- Aksioni per borxhin, OSSH le ne terr 176 institucione
|
|