PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Kriza per para, Kina konkurron Evropen ne rajon


E Premte, 26 Shkurt 2010

Kriza e likuiditeteve ne Evrope dhe Rajon po i ben me atraktive kredite nga bankat kineze. Shtetet e Evropes Juglindore kane nevoje per para, Pekini i jep me perqindje me te ulet se zakonisht dhe pa kerkesa per rimekembjen e buxhetit e reforma te dhimbshme strukturore. Kina po behet "lojtari" me i madh ne rajon. Per 170 milione euro firmat kineze deri ne vitin 2013, duan te ndertojne me partnere te rinj serbe nje ure te dyte, urgjentisht te nevojshme ne Beograd. Ne fund te janarit qeveria serbe iu dha kinezeve porosine per modernizimin e termocentraleve ne Danub prane Pozarevacit, te cilat rrjedhin nga koha e jugosllave. Volumi i kontrates arrin ne me shume se 900 milione euro. Ndersa Shqiperia dhe Kina kane marre persiper krijimin e nje zone te tregtise se lire per tregtaret kineze. Hungaria shpreson te behet nyje e tregtise se Kines me Evropen. Nje shkolle dygjuheshe hungarezo-kineze do te pergatise ekspertet. Ne Izmir dhe Talin investohet kineze kontrollojne portet, ose negociojne per t'u futur ne to. Ndersa ministri grek i Financave Papakonstantinu do te niset per Pekin, ku synon nje marreveshje partneriteti strategjik, ku kerkohet qe Kina te bleje bonot greke te thesarit, gje per te cilen ministri i Financave, Papakonstantinu do te shkoje ne Pekin, Shangai dhe Hongkong. Arsyeja me e madhe per atraktivitetin e ofertave kineze, ka te beje me faktin se kinezet i sjellin menjehere parate per projekte te medha. Ky model konstatohet kudo ne rajon. Bankat kineze japin kredi te leverdishme. Ndryshe nga BE dhe FMN, kinezet i japin te hollat pa kushte per reforma strukturore, apo shkurtime te shpenzimeve publike.



Konkurrenca

Arsyeja me e madhe per atraktivitetin e ofertave kineze ka te beje me faktin se kinezet i sjellin menjehere parate per projekte te medha. Ky model konstatohet kudo ne rajon. Bankat kineze japin kredi te leverdishme, ndryshe nga BE dhe FMN.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika