Politekniku, kete vit 10 % me shume studente
E Premte, 26 Shkurt 2010
Universiteti Politeknik i Tiranes, per vitin e ri akademik 2010-2011 do te pranoje 10 per qind me shume studente, se sa nje vit me pare. Kjo do te behet e mundur fale stafit te ri te perzgjedhur per vitin e ri akademik nga drejtuesit e ketij universiteti. Nderkohe qe po planifikohet edhe ngritja e nje kampusi te ri universitar per politeknikun, qe pritet te zgjeroje kapacitetet e tij si ne pranime te reja, ashtu edhe ne punet laboratorike per studentet. Rektori i UPT-se, Jorgaq Kacani, njekohesisht kryetar i Konferences se Rektoreve, shprehet se shtimi i kuotave te pranimit te studenteve te rinj per kete vit prej 10 per qind me shume eshte bere duke u mbeshtetur edhe ne numrin me te madh te pedagogeve qe ka punesuar ky institucion. Sipas Kacanit, Universiteti Politeknik i Tiranes i ka te gjitha kapacitetet dhe infrastrukturen e domosdoshme per te perballuar kete numer studentesh te rinj. Nga ana tjeter, Kacani ka folur edhe lidhur me ambicien per fillimin e punimeve te kampusit te ri universitar, qe do te krijoje hapesira te reja per studentet dhe stafin e pedagogeve te ketij universiteti. Rektori Kacani ka theksuar se deri tani eshte bere nje pune e madhe ne kete drejtim dhe mendohet qe vitin tjeter te nise edhe puna per kete kampus, qe pritet te krijoje nje dimension te ri per nje nga universitetet me te medha dhe me te kerkuar ne vend.