"Pranvera, nis me reshje dhe e ftohte"
E Premte, 26 Shkurt 2010
Nese pranveren e mendoni te bukur, me diell dhe dite te bukura kete vit nuk eshte keshtu. Muaji mars, i pari i kesaj stine do te ngjaje me shume me stinen e dimrit. Edhe ne kete muaj reshjet do te jene prezente madje me shume se sasia normale qe parashikohet per marsin. Po keshtu edhe temperaturat do te jene te uleta. "Muaji mars nuk do te ngjasoje aspak me nje muaj pranveror, ai do te jete pothuajse i njejte si edhe shkurti ku reshjet ishin me te larta. Por, edhe gjate ketij muaji do te kete luhatje te temperaturave ashtu sikurse dhe ne kete muaj qe po leme pas", ka pohuar Mimoza Demiri, sinoptikane. Sipas saj, edhe ditet e fundit te muajit shkurt do te jene me reshje shiu dhe me luhatje te temperaturave. Keto te fundit ne vlera maksimale nuk do te kene ndryshime. Kurse ne vlerat minimale do te ulen deri ne 5 grade celsius. Kjo do te thote se temperaturat ne kryeqytet deri ne fund te muajit do te shenojne vlera nga 5 grade Celsius deri ne 15 grade. Po ne keto dite parashikohen kthjellime te motit por edhe reshje te shiut te cilat ne lartesite mbi 800 metra mbi nivelin e detit do te jene ne formen e bores.