 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Ndryshimi i temperaturave, shtohen virozat e stines
E Premte, 26 Shkurt 2010
Sonila Isaku
Muaji shkurt, ashtu sikurse u parashikua nga specialistet, ka sjelle nje rritje te numrit te pacienteve te prekur nga viroza gripale, e cila ka si shkak ndryshimin e temperaturave, por edhe shperthimin e saj ne kete sezon.
Viroza
Muaji shkurt shenon nje numer te larte te te prekurve, per shkak te ndryshmit te temperaturave por edhe nga nderrimi i stineve, pritet qe ne vend te vazhdoje te qarkulloje viroza e stines, e cila ka simptoma te ngjashme me gripin. Specialistet e Institutit te Shendetit Publik kane deklaruar se rastet e raportuara me grip te zakonshem gjate diteve te shkurtit kane qene rreth 13 mije cdo jave, nderkohe qe me shume e prekura nga keto viroza ka qene grupmosha mbi 60 vjec. "Behet fjale per shifrat 13 mije deri ne 13 mije e 200 te prekur, por qe perseri jane shifra te krahasueshme me vitet e tjera. Ajo qe eshte e vecante eshte se ne jemi ne fund te muajit shkurt dhe fillim te muajit mars kur historikisht ne kemi pasur nje qarkullim te virusit te gripit te zakonshem. Kemi nje tendence pak te rritur te grupmoshave mbi 60 vjec qe mund te jete nje sinjal per nje qarkullim ne ditet ne vijim", thote Dritan Ulqinaku, specialist ne ISHP. Sipas tij numri i me i larte i rasteve me gjendje gripale ka qene ne muajin janar kur u regjistruan deri ne 17 mije raste, kur edhe shpallet gjendja e epidemise.
Temperaturat
Ndryshimi i temperaturave, sidomos ulja e tyre ndikon ne shperthimin e nje viroze. Per mjeket infeksioniste virozat me te shpeshta ne kete periudhe kane si shkak kryesor luhatjet e temperaturave, te cilat ndodhin per nje periudhe kohe te shkurter. "Njerezit kalojne me shume laringitin nga ftohja e kohes, si dhe nga lageshtira e madhe e ajrit ne kete periudhe. Duke u ndikuar nga keta faktore, shendeti i shume personave ka ardhur duke u perkeqesuar. Ata ankohen per dhimbje muskujsh dhe koke, mungese oreksi, dhimbje fyti, kolle" pohojne infeksionistet. Sipas tyre lageshtira, ndotja e ambientit bejne qe organizmi te mos pershtatet lehte me keto ndryshime dhe per pasoje dobesohet dhe bie lehte pre e viruseve te ndryshme, qe qarkullojne ne ajer. Mjeket pohojne se karakteristike e ketyre rasteve jane natyrat virale dhe natyrat arogene, qe do te thote se perhapen nepermjet sperkave, gje qe shton mundesine e transmetimit lehte nga nje person te tjetri.
Simptomat
Simptomat e ketyre gjendjeve jane veshtiresi ne frymemarrje, kane kolle te thate, pergjithesisht. Por ndryshimi i motit sjell edhe ndryshime te temperatures trupore, e cila luhatet nga 37. 5 deri ne 38.5, por keto mund te shkojne edhe me lart ne rastet kur viroza ka perparuar dhe nuk eshte luftuar. Tjeter simptome qe mund te permendim eshte nje dobesi dhe nje djersitje e madhe. Duke pasur gjithe keto probleme pacienteve u largohet oreksi, si dhe dhimbjet e kokes i kane te vazhdueshme deri ne momentin e largimit te virozes.
Keshilla per femijet
Femijet e semure me grip duhet te bejne nje kontroll te vazhdueshem, tek mjeku i familjes.
Rekomandohet qe femija te kontrollohet te pakten cdo dy dite, ne menyre qe mjeku te vleresoje nese femija ka ose jo ndonje komplikacion bakterial.
Ne keto raste, mjeku duhet te vleresoje nese duhet perdorimi i antibiotikeve apo jo.
Nje keshille tjeter e vlefshme eshte qe gjate kontrolleve mjekesore te femijes me grip, eshte mire te mos nderrohet mjeku.
Mjeku qe e ka vizituar diten e pare duhet ta ndjeke deri ne sherimin e plote.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Problemet me shikimin, 1.850 operacione ne Tirane
- ISKSH, regjister kombetar per kontribuuesit
- Sheshi "Skenderbej", i hapet rruga rigjallerimit
- Shfrytezuan lumenjte, mbyllen 21 subjekte
- Studentet iu vene nota pedagogeve
- Vleresimi i pedagogut, qe nga shpjegimi e deri tek sjellja
- Formularet A1 dhe A1z shperndahen ne shkolla
- "Femijet obeze, drejt diabetit"
- Terhiqet uji, rruget te bllokuara
- Tirana perkujton 200 vjetorin e lindjes se Shopenit
- Drejtoret, mesim 4 here ne jave
- Rekord gjetjesh brenda nje nate ne "Njerez te Humbur"
- Provimet e lirimit, shpallen programet e reja orientuese
- Bie niveli i ujit, rriten permbytjet
- Erozioni demton Bogoven, qyteti nje jave pa uje
|
|