 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
ISKSH: Sigurime per spitalet private
Sonila Isaku
E Premte, 26 Shkurt 2010
Instituti i Sigurimeve dhe Kujdesit Shendetesor do te miratoje nje pakete sherbimesh shendetesore, te cilat do te kene nje kosto te mbuluar nga ky institucion. Kjo pakete pervec spitaleve publike do te futet edhe ne spitalet private, ne rast se keto te fundit e pranojne dhe ofrojne sherbimet edhe me cmime me te uleta.
Skema
Skema e sigurimeve shendetesore do te funksionoje edhe ne spitalet private, ashtu sikurse funksionon sot skema per barnat e rimbursueshme, ku ISKSH miraton paketen e sherbimeve. Sherbimet te cilat do te futen ne skeme, do te financohen pjeserisht nga ISKSH dhe pjesa tjeter do te paguhet nga vete pacienti, i cili do te marre kete sherbim. "Ne synojme ofrimin e sherbimeve shendetesore per shumicen e popullsise permes nje pakete sherbimi atraktiv. Sikurse ka ndodhur me sherbimin paresor, do te kete nje pakete te vecante edhe ne sherbimin spitalor, por keto sherbime ISKSH do t'i bleje duke kerkuar standarde optimale per pacientet", eshte shprehur drejtoresha e ISKSH-se, Elvana Hana. Sipas saj, kjo pakete sherbimesh do te perfshije sherbimet me kryesore, pikerisht ato semundje qe kane edhe numrin me te madh te pacienteve.
Pagat
Drejtoresha e Institutit te Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor, Elvana Hana duke pranuar ekzistencen e informalitetit ne sistemin e shendetesise shqiptare, gjate nje tryeze per menyrat e reja te financimit ne Shqiperi, ka bere te njohura edhe menyrat per te ulur informalitetin gjate ketij mandati. Sipas saj duhen marre disa masa nder te cilat dhe dyfishimi i pagave per mjeket. "Fuqizimi me sanksione financiare te kontrates si dhe dyfishimi i pagave deri ne fund te mandatit te dyte qeverises, do te mund te sjellin nje permiresim te sistemit shendetesor dhe ulje te pagesave informate", ka pohuar Hana.
Sigurimet
Sipas statistikave rreth 1.2 milione shqiptare marrin sherbime shendetesore sipas skemes se sigurimeve ne sistemin publik. Keto te dhena tregojne se afersisht gjysma e popullsise shqiptare marrin sherbim shendetesor falas ne poliklinika, duke perfituar nga skema e sigurimeve. "Sipas statistikave tona, sot, marrin sherbimet shendetesore te skemes se sigurimeve rreth 1.2 milione shqiptare. Shifra eshte rritur me ritme te shpejta 3 vitet e fundit, por sfida jone e madhe eshte shtrirja e mbulimit shendetesor per 80 per qind te popullates ne vitet ne vijim. Perfshirja e sektorit privat ne financimin dhe ofrimin e kujdesit shendetesor, u cilesua nga ministri i Shendetesise nje aspekt i rendesishem i reformes, qe duhet rregulluar nepermjet kuadrit ligjor.
Vasili: Shendetesia ne reforme te thelle
I pranishem ne kete konference, ministri i Shendetesise, Petrit Vasili, i cili theksoi se reforma shendetesore nuk eshte vetem e bluzave te bardha. Sektori shendetesor tashme po i nenshtrohet nje reforme te thelle ku mireqenia shendetesore e qytetarit eshte ne plan te pare", tha ministri i Shendetesise, Petrit Vasili. Por, sipas tij ne kete reforme luajne rol te rendesishem nje sere aktoresh. "Pavaresisht se reforma quhet shendetesore, ajo eshte nje perzierje kompenentesh, ku secili prej tyre mund te levize ekuilibrat qe jane te rrezikshem dhe e pengojne zhvillimin e reformave", u shpreh Vasili. Ministri tha se shendetesia eshte konsideruar gjithmone si sektor jo produktiv ku vetem shpenzohet dhe nuk sjell para, ndaj dhe procesi i ndryshimit eshte nje sfide sa e vleresueshme aq dhe e veshtire.
Masa per zhdukjen e informalitetit
Zgjerimi i sistemit te bashkepagesave (aktualisht ka disa elemente te bashkepagesave).
Implementimi i sistemit te referimit ne sherbimin spitalor.
Sanksione te rrepta ne kontraten e ofrimit te sherbimeve.
Transparenca per sherbimet e ofruara nepermjet listimit te tyre ne librezen e shendetit.
Fuqizimi i rolit te urdhrave te profesionisteve ne drejtim te sanksioneve ndaj korrupsionit.
Klasifikimi i spitaleve sipas performances.
Fuqizimi me sanksione financiare i kontrates.
Dyfishimi i pagave deri ne fund te mandatit te dyte qeverises.
Vendosja dhe permiresimi i funksionimit te recepsionit ne spitale.
Vleresimi i informacionit te marre nga pacientet nepermjet kutive
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Problemet me shikimin, 1.850 operacione ne Tirane
- ISKSH, regjister kombetar per kontribuuesit
- Sheshi "Skenderbej", i hapet rruga rigjallerimit
- Shfrytezuan lumenjte, mbyllen 21 subjekte
- Studentet iu vene nota pedagogeve
- Vleresimi i pedagogut, qe nga shpjegimi e deri tek sjellja
- Formularet A1 dhe A1z shperndahen ne shkolla
- "Femijet obeze, drejt diabetit"
- Terhiqet uji, rruget te bllokuara
- Tirana perkujton 200 vjetorin e lindjes se Shopenit
- Drejtoret, mesim 4 here ne jave
- Rekord gjetjesh brenda nje nate ne "Njerez te Humbur"
- Provimet e lirimit, shpallen programet e reja orientuese
- Bie niveli i ujit, rriten permbytjet
- Erozioni demton Bogoven, qyteti nje jave pa uje
|
|