 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Ikja e 1.300 arsimtareve, rritet ngarkesa mesimore
E Premte, 26 Shkurt 2010
Mosriperteritja e kontrates per rreth 1300 arsimtare, duket se do te shoqerohet me rritje te madhe te ngarkeses mesimore per mesuesit qe mbeten ne pune. Kreu i Sindikates se Pavarur te Arsimit, Xhaferr Dobrusha, ka pohuar gjate dites se djeshme se ne rast te zbatimit te urdhrit per rritjen e ngarkeses mesimore te mesuesve (krahasuar me vitin e shkuar), nuk do te pranohet firmosja e kontrates se re kolektive te punes. Pak dite me pare, ndermjet ketyre dy institucioneve eshte firmosur marreveshja per hapjen e negocimit per risite qe do te mbaje kontrata e re kolektive e punes per kete kategori punonjesish, ku eshte kerkuar qe te ruhen standardet e oreve mesimore qe jane aplikuar ne kontraten kolektive, qe eshte aktualisht ne fuqi. Sipas Dobrushes, kjo dispozite eshte e vlefshme dhe per normat mesimore dhe ngarkesen javore apo vjetore te cdo mesuesi. "Federata e Sindikatave te Arsimit dhe Sindikata e Pavarur e Arsimit, garantojne anetaret e tyre se per kete pike nuk mund te kete kthim prapa. Ne jemi duke negociuar me MASH-in per kete ceshtje te ndjeshme dhe do te pranojme te nenshkruajme vetem nje kontrate qe aplikon ngarkesen mesimore qe perkon me kontraten kolektive qe eshte ne fuqi, duke perjashtuar vetem rastet abuzive qe jane verejtur ne praktiken e deritanishme", ka pohuar kreu i Sindikates se Pavarur te Arsimit. Sipas udhezimit te hartuar nga MASH-i, mesuesit e arsimit te mesem do te duhet te plotesojne detyrimisht 22 ore mesimore ne jave, ndersa ata te arsimit baze deri ne 26-28 ore mesimore. Shtimi i ngarkeses mesimore per mesuesit ka ardhur edhe si rezultat i ndryshimeve te bera ne punesimin e mesuesve. Gjate diteve te fundit ka hyre ne fuqi nje tjeter urdher, i cili largon nga puna rreth 1.300 mesues te arsimit parauniversitar, qe ishin te punesuar me kontrata te perkohshme. Nderkohe qe oret mesimore qe mbeten te paplotesuara pas largimit te ketyre arsimtareve do te plotesohen nga mesuesit e vjeter. Keshtu dhe ngarkesa e tyre peson rritje, krahasuar me normat e percaktuara ne udhezimin e vitit te shkuar.
Pushimi nga puna
Ditet e fundit ka hyre ne fuqi urdhri qe largon nga puna rreth 1.300 mesues te arsimit parauniversitar, qe ishin te punesuar me kontrata te perkohshme. Oret mesimore qe mbeten te paplotesuara pas largimit te ketyre arsimtareve, do te plotesohen nga mesuesit e vjeter.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Problemet me shikimin, 1.850 operacione ne Tirane
- ISKSH, regjister kombetar per kontribuuesit
- Sheshi "Skenderbej", i hapet rruga rigjallerimit
- Shfrytezuan lumenjte, mbyllen 21 subjekte
- Studentet iu vene nota pedagogeve
- Vleresimi i pedagogut, qe nga shpjegimi e deri tek sjellja
- Formularet A1 dhe A1z shperndahen ne shkolla
- "Femijet obeze, drejt diabetit"
- Terhiqet uji, rruget te bllokuara
- Tirana perkujton 200 vjetorin e lindjes se Shopenit
- Drejtoret, mesim 4 here ne jave
- Rekord gjetjesh brenda nje nate ne "Njerez te Humbur"
- Provimet e lirimit, shpallen programet e reja orientuese
- Bie niveli i ujit, rriten permbytjet
- Erozioni demton Bogoven, qyteti nje jave pa uje
|
|