PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 21 ) Shiko komentet

Parlament taksi per koke te "Rruzhdijes"

Basir Collaku
E Premte, 26 Shkurt 2010

Pritshmeria e detyruar qarte nga trysnia nderkombetare solli betimin e 64 deputeteve socialiste dje ne parlament dhe ne pak minuta daljen e gjithe grupit parlamentar qe sapo ishte "martuar" me mandatet. Fotografia e asaj ore parlamentare dukej me shume si nje nenshkrim borderoje per te kaluar ca para te munguara te rroges menjane ne keto kohe krize e per te marre fryme per radikalizmin e javes apo diteve qe do te vijne. Vlen per tu pershendetur kujdesi i diplomatik kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli qe kishte mundesuar me ftesat e saj pranine e shkelqesive ambasadore te akredituar ne vendin tone, sepse ata ishin dhe katalizatoret e ndodhjes se Bojkotit te nderprere. Formalitetet pasuan ne fjalen e kryetarit te Partise Socialiste ne Parlament Gramoz Ruci, sepse jashte saj zyrtarisht eshte Edi Rama. Deputeti i "forte" e nisi bute fjalen e tij dje ne parlament dhe hera heres e kulmonte me fraza presioni si bojkoti, populli opozitar qe do te dale fort ne protesta e do te merrka nen udheheqjen e deputeteve zgjidhjen e munguar ne dore. Ne ato faqe qe shoqeruan fjalen e kryetarit Ruci kamerat zbuluan dhe dy dosje qe grupi parlamentar kishte sjelle per t'ia lene mazhorances si pretendime ligjore qe ajo t'i lexonte dhe ne shume pak dite e sa me shpejt te jepte nje pergjigje. Sipas asaj qe tha deputeti socialist at ishte kerkesa per ngritje komisioni qe kishte thelb hapjen e kutive te votimit qe te rinumerohen votat per hater te transparences.

"Rruzhdija"

"Per koke te Rruzhdijes" ishte basti qe kishte ardhur te vendoste me mazhorancen opozita dje ne parlament, duke replikuar me ate cka ka deklaruar kryeministri Sali Berisha se ne kete zone te qarkut te Fierit, Partia Demokratike ka humbur nje mandat, qe i eshte marre me nje vendim gjykate, ne kete rast Kolegji Zgjedhor, vendim qe demokratet e kane lene te patrazuar duke u bindur. Ruci, tha se mjaftonte Rruzhdija qe socialistet te bindeshin per te drejten qe u eshte mohuar dhe nese nuk rezultonte si ai thoshte me bindje atehere ai dhe deputetet e tij shkonin ne shtepi. Madje ai vete do te terhiqej nga politika fare. Ky nxitim i pritshem ne fakt ishte lajmerimi se opozita do te anoje perseri nga dashuria shtatemujore nga bojkoti, nga ajo qe kryebashkiaku Rama ka pohuar ore pas ore. Tensioni sa po rimerr energji nga tentative opozitare e socialisteve ne kembim te favoreve te pashpallura, duke mos u lene radhe gjerave politike te ndodhin ashtu si ka parashikuar Kushtetuta, e ne mosbindje me tej Komisioni i Venecias. Basti "Ruzhdies" nuk ishte ajo qe duhej te ndodhte dhe koha e ofruar si mundesi shqyrtimi pretendimesh skadoi pas dy replikave qe Ruci beri me kryeministrin Berisha, e me pas ftoi te tijte qe te dilnin nga salla, ftese qe u shoqeruar me largim kolektiv te grupit socialist qe pas 60 minutash doli nga parlamenti me betim ne xhep e bast te hedhur krejt ndryshe. Per te mos u ngutur, ora e djeshme ishte vetem nje ndalim i bojkotit financiar, ndonese Kushtetuta parashikon surpriza e kjo do te jete nje loje e re ne javen duke pritur seancen e se enjtes tjeter. Nga transparenca e madhe qe kerkonte te ngjallte zgjedhjet e vdekura Rama kishte leshuar terren shume dje duke u mjaftuar ne "koken e Rruzhdies" gje qe i jepte ngjyra qesharake prezantimi te pare te deputeteve opozitare

Bojkoti brenda bojkotit

Nje tjeter e dhene qe calonte ne pergatitjen e grupit socialist ishte fakti qe koka ishte ne Bashki e trupi ne Parlament. Rama mund te jete gjendur perseri me keshilltaret e rinj te djathe, me ekstraparlamentaret qe e mesojne ne kete sjellje radikale, duke e frymezuar se do te jete ai fituesi nese qendron vetem ne rruge, si e mesonte Mero Baze nje dite para seances parlamentare te se enjtes. Dosjet e dorezuara ne Kuvend dje nga Gramoz Ruci sipas tij ishin projektet qe ata kerkonin te zbatoheshin per te mberritur ne transparence ne hapje kutish dhe kjo ishte serioziteti qe kerkonte vleresim nga mazhoranca. Por deputetet e Mendimit ndryshe thane ne pese minuta se brendine e dosjes se "Rucit" do ta mesonin me fort nga media se ata vete nuk kishin dijeni. Po keshtu mund te kene qene te bojkotuar nga bojkoti edhe shume deputete te tjere te partise Socialiste qe nuk kane qene angazhuar ne Frontin e Rames. Front qe si kemi pare perbehet nga Baze, Ngjela, Ndoka, Veliaj, Milo, Gjinushi, etj. Premtimi opozites ra si gjethe vjeshte duke zbuluar ngjarjet aspak optimiste ne politiken e Tiranes. U pa qe basti i "Rruzhdies" qe kerkonte Ruci doli per Partine Socialiste mbi integrimin e Shqiperise ne BE, mbi rezoluten e Keshillit te Evropes, mbi deklaraten e dergates se Strasburgut. Deputetet e PS erdhen pane iken, aspak pa ngjare ne kete udhetim me Cezarin autor te kesaj aksiome, dhe iken duke u bere parlament taksi. Ata iken sikur te ishin ardhur me taksi e taksimetri shenonte shume kur ata po qendronin brenda ndaj duhej qe Parlament-taksia e tyre t'i kthente ne Bashki per te duartrokitur per "Koke te Rruzhdies".


Komento artikullin | Shiko komentet (21 komente)
Te Tjera nga rubrika